• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drafti i Kodit Penal, Kryeprokurori Cela kundër: Rrezikon të minojë funksionimin e drejtësisë

14:31 : 29/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në sallën kur të premten e kaluar u prezantua drafti i kodit të ri penal, mungonte Prokurori i përgjithshëm Olsian Cela, pavarësisht ftesës nga Ministria e Drejtësisë.

Për Report TV, ai shprehet se zgjedhja e tij për të mos marrë pjesë erdhi “për shkak të mosnjohjes paraprake me draftin në fjalë“.

Ngjashëm, e njëjta situatë kishte përfshirë dhe Gjykatën e Lartë, kryetari i së cilës Sokol Sadushi, e bëri të qartë në takim pakënaqësinë e tij, ndaj mospërfshirjes së komunitetit të magjistratëve në proces.

“Prokuroria e Përgjithshme nuk ka qenë e përfaqësuar zyrtarisht në grupin e punës për hartimin e një kodi të ri penal“, shpjegon Cela.

Por ky nuk duket të jetë aspekti më i rëndësishëm i kritikave të forta të kryeprokurorit, të cilat nisin që me mënyrën e hartimit e shtrihen te mënyra e konceptimit, dhe përmbajtja e dokumentit që pritet të përcaktojë politikën penale për dekadat e ardhshme.

Lexo edhe:

Çela: Sistemi i drejtësisë po kalon moment të vështirë, sidomos Prokuroria

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

“Diskutimi mbi draftin e prezantuar do të kishte qenë e nevojshme që të ishte paraprirë nga një reflektim mbarëshoqëror mbi nevojën e pasjes së një kodi të ri“, thotë ai duke shpjeguar se pikënisja e hartimit të një kodi të ri penal duhet të ishte “një nevojë reale për shkak të evoluimit të vlerave shoqërore dhe përshtatjes me ndryshimet e vrullshme në nivel global në shumë aspekte”.

“Mungesa e këtij procesi përbën një gabim fatal strukturor në ngritjen e kësaj ngrehine, që në vend se të ishte produkt i një rrjedhe të natyrshme institucionale dhe shoqërore si domosdoshmëri historike, në fakt nuk përfaqëson më shumë se një veprim të nxituar që rrezikon të minojë në mënyrë të pariparueshme mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në vend“.

Kryeprokurori është kritik dhe me përmbajtjen dhe zgjidhjet e ofruara.

“Nga produkti i sjellë për diskutim, unë vlerësoj se ai do të sillte shumë konfuzion tek magjistratët në aplikimin e normave dhe krijon premisat për interpretime tërësisht të ndryshme të tyre në raste të ngjashme“.

Olsian Çela e sheh si problematike tendencën për të paravendosur në dispozita çdo interpretim të mundshëm të normës ligjore.

“Fryma e përgjithshme në draft për të zgjeruar rrethin e veprimeve që kategorizohen si të rrezikshme në një masë të tillë sa të klasifikohen si vepra penale e të dënohen me burgim, tregon një tendencë represive që rrit potencialin e kriminalizimit të individit në shoqëri e që sjell pasoja të rëndësishme në jetën e qytetarëve“.

Por sa e mundur është që procesi i konsultimeve i hapur tanimë, të sjellë përmirësimet e nevojshme?

Për kryeprokurorin Cela procesi i konsultimit publik dhe ai parlamentar më pas, ndikojnë pak ose aspak në thelbin e tij, çka e shndërron procesin e debatit publik në formal dhe të padobishëm, pasi nuk do të lejonte një ndërhyrje sistematike në tërësinë e draftit.

“Eksperienca ka treguar se procesi i ligjbërjes në vend, të paktën sa i përket sistemit të drejtësisë dhe sidomos kuadrit ligjor penal, është difektoz dhe shpesh herë ndikohet nga nevojat dhe emocionet e çastit” dhe “kur bëhet fjale për një kod, nuk duhet të lejohet që ky gabim të përsëritej për një ligj kaq të rëndësishëm”, thotë Olsian Çela.

Për Prokurorin e Përgjithshëm “më tepër se për një kod të ri penal, sot vendi ka nevojë urgjente për ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, për të korrigjuar gjërat që po shkojnë keq në funksionimin e tij dhe për të lehtësuar proceset nga burokracitë e panevojshme, që po ndikojnë në zvarritjen e hetimeve dhe gjykimeve“.

PYETJE-PËRGJIGJET

Pse nuk kishte një përfaqësues Prokuroria e Përgjithshme, në aktivitetin e prezantimit të draftit për Kodin Penal?

Nga ana e Ministrisë së Drejtësië erdhi një ftesë në drejtim të Prokurorit të Përgjithshëm për të marrë pjesë në aktivtetin e prezantimit të draftit dhe për të mbajtur aty një fjalë përshëndetëse. Prokurori i Përgjithshëm njoftoi organizatorët mbi vendimin e tij për të mos marrë pjesë në këtë aktivitet për shkak të mosnjohjes paraprake me draftin në fjalë.

A ka pasur Prokuroria e Përgjithshme përfaqësues në grupet e punës për përpilimin e Kodit të ri Penal?

Prokuroria e Përgjithshme nuk ka qenë e përfaqësuar zyrtarisht në grupin e punës për hartimin e një kodi të ri penal. Është kërkuar në një moment një përfaqësues nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të marrë pjesë në një fazë diskutimesh mbi një pjesë e përgjithshme të draftit të përfunduar nga grupi i punës dhe më pas në mesin e vitit 2023, kjo pjesë e përgjithshme e projektit të kodit i është dërguar për konsultim prokurorëve, por që nuk pati vijim konkret.

Cili është qëndrimi i Prokurorisë së Përgjithshme për draftin e paraqitur për konsultim publik? Keni vënë re ju mangësi? Cilat janë ato?

Përpara se të diskutohej mbi draftin e prezantuar do të kishte qenë e nevojshme që ky diskutim të ishte paraprirë nga një reflektim mbarëshoqëror mbi nevojën e pasjes së një kodi të ri. Kodi në fuqi është miratuar në vitin 1995 dhe ka pësuar ndërhyrje të shumta për t’ja përshtatur nevojave të ndryshme që ka pasur vendi, ndaj nuk mund të thuhet se ai nuk është i përshtatshëm për kohën apo ka vështirësi serioze në zbatimin e tij.

Mungesa e një procesi paraprak në drejtim të identifikimit të problemeve të supozuara pakapërcyeshme me kodin në fuqi dhe që shtronin nevojën për të ndryshuar tërësisht një ligj thelbësisht të rëndësishëm në jetën e vendit,  i cili prek jetën e gjithë qytetarëve, natyrshëm që nuk i shërben gjetjes së një konsensusi me bazë të gjerë. 

Në vitin 1995, për shkak të një konteksti të caktuar historik,  ishte mëse e qartë nevoja për t’u shkëputur nga një konceptim autoritar i kodit të vjetër penal drejt një kodi të përshkuar tërësisht nga një frymë demokratike liberale, i cili duhej të përfaqësonte vlerat e shoqërisë që synonim të ndërtonim.

Kjo do të duhej të kishte qenë pikënisja edhe për procesin e draftimit të një kodi të ri, si një nevojë reale për shkak të evoluimit të vlerave shoqërore dhe përshtatjes me ndryshimet e vrullshme në nivel global në shumë aspekte, shpesh herë edhe mjaft delikate e për të cilat nuk është e lehtë të gjendet konsensusi. Ky proces do të kishte shtruar bazamentin e duhur filozofik moralo-juridik mbi të cilën të ndërtohej struktura e një kodi të ri.

Mungesa e këtij procesi përbën një gabim fatal strukturor në ngritjen e kësaj ngrehine, që në vend se të ishte produkt i një rrjedhe të natyrshme institucionale dhe shoqërore si domosdoshmëri historike, në fakt nuk përfaqëson më shumë se një veprim të nxituar që rrezikon të minojë në mënyrë të pariparueshme mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në vend.

Nga ana tjetër, nisur nga mënyra se si operohet për miratimin e një kodi, për shkak të volumit dhe kompleksitetit të jashtëzakonshëm, procesi i konsultimit publik dhe ai parlamentar më pas, ndikojnë pak ose aspak në thelbin e tij, çka e shndërron procesin e debatit publik në formal dhe të padobishëm, pasi nuk do të lejonte një ndërhyrje sistematike në tërësinë e draftit. Nisur edhe nga produkti i sjellë për diskutim, unë vlerësoj se ai do të sillte shumë konfuzion tek magjistratët në aplikimin e normave dhe krijon premisat për interpretime tërësisht të ndryshme të tyre në raste të ngjashme. Për më tepër, teknika e përdorur për ndërtimin e dispozitave, e bën të pamundur përmirësimin e tyre përmes procesit të konsultimit publik. Tendenca për të paravendosur në dispozita çdo interpretim të mundshëm të normës ligjore përkeqëson cilësinë e zbatimit të saj dhe bllokon zgjidhjen e problemeve të shumta të pamundura të parashikohen të cilat shfaqen për zgjidhje tek ata që zbatojnë ligjin.

Gjithashtu, fryma e përgjithshme në draft për të zgjeruar rrethin e veprimeve që kategorizohen si të rrezikshme në një masë të tillë sa të klasifikohen si vepra penale e të dënohen me burgim, tregon një tendencë represive që rrit potencialin e kriminalizimit të individit në shoqëri e që sjell pasoja të rëndësishme në jetën e qytetarëve. Nga ana tjetër, vihen re rregullime të caktuara në pjesën e përgjithshme të draftit që rrezikojnë ta kthejnë sjelljen e kundërligjshme të individit në një moment të caktuar në kohë në potencialisht të dënueshme përgjatë gjithë jetës, duke i shkuar ndesh parimeve të sigurisë juridike dhe humanizmit.  Janë pikërisht këto disa nga parimet që do të duhej të ishin qartësuar që në nisje të punës për draftimin, si produkt i atij reflektimi mbarëshoqëror të munguar, por thelbësisht të domosdoshëm, për të ndërmarrë ose jo këtë iniciativë.

Përtej sa më sipër, nisur edhe nga çfarë diskutohet këto ditë në media mbi draftin, nuk mendoj se ashpërsimi i dënimeve me burgim është zgjidhja e vetme dhe më e mirë për morinë e problemeve që kalon vendi, në një kohë që kemi një nga kodet me dënime nga më të ashpra në nivel evropian. Këtë qëndrim ne e kemi mbajtur institucionalisht edhe në të gjitha proceset ligjbërëse kur na është kërkuar opinion ligjor. Po ashtu duhet kuptuar që rregullimet në ligjin penal ndikojnë drejtpërdrejtë në aplikimin e normave procedurale dhe harmonizimi i tyre nuk mund të bëhet pa u paraprirë nga një qasje vizionare për ku duam të shkojmë.

Eksperienca ka treguar se procesi i ligjbërjes në vend, të paktën sa i përket sistemit të drejtësisë dhe sidomos kuadrit ligjor penal, është difektoz dhe shpesh herë ndikohet nga nevojat dhe emocionet e çastit, duke mos sjellë efektet e dëshiruara. Për shkak të nivelit të përmasave të pasojave për dekada të tëra kur bëhet fjale për një kod, nuk duhet të lejohet që ky gabim të përsëritej për një ligj kaq të rëndësishëm, aq më tepër për momentet në të cilat po kalon sistemi i drejtësisë në vend, ku debate të tilla do të mund të ndikoheshin thellësisht nga qasje aspak objektive, përtej logjikës së ftohtë juridike që kërkon një kod penal.    

Ardhja e draftit në këtë moment mjaft të vështirë për drejtësinë, kur sistemi ende vuan nga mungesat masive në organika dhe mbingarkesa e jashtëzakonshme e dosjeve, nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të thellonte shumëfish kaosin në hetim dhe proceset gjyqësore, për shkak të konfuzionit të paevitueshëm që do të sillte zbatimi i normave të reja penale. Kjo mund të vihet re lehtësisht edhe në mungesën e një kontributi real të magjistratëve në dhënien e opinioneve mbi draftin që nga viti 2023, pikërisht për shkak të ngarkesës së papërballueshme në punë që nuk i lejon të përfshihen cilësisht në një proces kaq delikat dhe të rëndësishëm.

Më tepër se për një kod të ri penal, sot vendi ka nevojë urgjente për ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, për të korrigjuar gjërat që po shkojnë keq në funksionimin e tij dhe për të lehtësuar proceset nga burokracitë e panevojshme, që po ndikojnë në zvarritjen e hetimeve dhe gjykimeve.

Etiketa: celadrejtesiaOlsian Celaprokurori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çela: Sistemi i drejtësisë po kalon moment të vështirë, sidomos Prokuroria

13:12 : 30/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

20:55 : 27/07/2025
AKTUALITET

Çollaku: Drejtësia nuk përfaqëson më shtetin, por pushtetin e Ramës

19:43 : 21/07/2025
BALLA NE KOMISIONIN E LIGJEVE - Kryetari i Keshillit te Larte te Prokurorise, Alfred Balla duke folur gjate nje seance te komisionit parlamentar per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut ku raportoi ne lidhje me aktivitetin e institucionit qe drejton per vitin 2022./r/n/r/nBALLA IN THE COMMITTEE OF LAWS - The President of the High Council of Prosecution, Alfred Balla speaking during a session of the parliamentary committee for Legal Affairs, Public Administration and Human Rights where he reported on the activity of the institution he leads for 2022.
AKTUALITET

Një vendim, dy qëndrime: Si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

08:48 : 20/07/2025
AKTUALITET

PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë me bekimin e Edi Ramës

12:11 : 19/07/2025
Para

Rama: Asnjë lavazh makinash

TË GJITHA

“Lirimi i hapësirave publike, show”/ Lubonja: Ndërtimi i kullave dhe resorteve po shkatërron gjithçka

18:29 : 30/07/2025

Liverpool nuk ndalet në merkato, pranë transferimit të Isak për 100 mln paund

18:24 : 30/07/2025

Fatura politike e premtimit të Ramës për Thethin

18:15 : 30/07/2025

Përdhoset shtatorja e Skënderbeut në Prizren

18:10 : 30/07/2025

Leao vlerëson Allegrin: Gjithçka ka ndryshuar me të, ndjehemi se jemi një ekip!

18:05 : 30/07/2025

Banorët përplasen me Policinë/ PS-PD bëhen bashkë në Sarandë, 60 ha tokë i jepen Xhindolit e Buzit

17:57 : 30/07/2025

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?

17:47 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com