• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Dorëzim” apo kompromis? BE-ja përballet me kritika pas marrëveshjes tregtare me SHBA-në

16:24 : 28/07/2025
në BOTA

Një luftë tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duket se është shmangur, por BE-ja ka dalë e dëmtuar dhe marrëdhëniet transatlantike mbeten të paparashikueshme. Këto janë përfundimet kryesore pas arritjes së marrëveshjes për një kornizë tregtare ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit, në Skoci, më 27 korrik.

Mund të thuhet se ka një ndjesi lehtësimi, por jo festë të vërtetë, pas marrëveshjes mes dy ekonomive më të mëdha në botë – një partneritet që gjeneron mbi 1.7 trilion dollarë tregti në vit.

Tarifat e gjera prej 30% që SHBA-ja kishte planifikuar të vendoste mbi të gjitha produktet e BE-së duke filluar nga 1 gushti, janë hequr nga tryeza, po ashtu edhe paketa hakmarrëse e BE-së prej 93 miliardë eurosh që pritej të zbatohej një javë më pas.

Në vend të kësaj, është arritur një marrëveshje që në pamje të parë anon dukshëm në favor të Shteteve të Bashkuara. Në vend të tarifës 30%, Brukseli pranoi një tarifë prej 15% për shumicën e produkteve – nga makinat, te gjysmëpërçuesit dhe barnat. Çeliku dhe alumini do të vazhdojnë të taksohen me 50%, edhe pse do të vendoset një sistem kuotash që do të lejojë që disa produkte të tregtohen nën nivelin e tarifës.

Lexo edhe:

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

Rikthimi i Donald Trump në Presidencë, Bushati: “Mini suksese” për opozitën shqiptare

Përveç kësaj, presidenti amerikan, Donald Trump, siguroi edhe një marrëveshje që obligon BE-në të blejë energji amerikane në vlerë prej 750 miliardë dollarësh gjatë tre vjetëve të ardhshëm, kryesisht gaz natyror të lëngshëm (LNG), dhe të investojë edhe 600 miliardë dollarë të tjerë në SHBA, përveç blerjeve të produkteve energjetike.

Duke qenë se BE-ja ka premtuar se do t’i japë fund importit të energjisë ruse deri në fund të vitit 2027, blerja e më shumë LNG-je shihet si një veprim i arsyeshëm nga këndvështrimi evropian, ndonëse blloku do të kërkojë edhe alternativa të tjera në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Norvegji.

Nga ana tjetër, SHBA-ja ofroi pak ose aspak lëshime në këmbim, duke shkaktuar reagime të ashpra në disa vende evropiane që e quajtën marrëveshjen “dorëzim” dhe “nënshtrim”.

Në fillim të muajit, BE-ja ishte pranë një marrëveshjeje për një tarifë bazë 10%, që përbënte gjithsesi një rritje krahasuar me mesataren prej 4.8% përpara mandatit të dytë të Trumpit. Por lëvizja befasuese e Shtëpisë së Bardhë më 12 korrik për tarifa 30% i zhbëri të gjitha gjasat për një marrëveshje më të shpejtë dhe më të favorshme për Brukselin.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me një fytyrë të zbehtë, tha pas negociatave direkte me Trumpin në Skoci se kjo marrëveshje “sjell stabilitet dhe parashikueshmëri”. Një diplomat i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se von der Leyen thjesht bëri “më të mirën nga një situatë e tmerrshme, duke pasur parasysh që po merrej me dikë që ishte i gatshëm ta thyente gjithçka përpara”.

Në fund, Trump e dinte që kishte epërsinë dhe se Brukseli nuk kishte vullnet për të reaguar fort.

Një zyrtar evropian me njohuri mbi negociatat tha se Uashingtoni e kuptoi mirë që vendet e krahut lindor të BE-së besonin se acarimi me SHBA-në do të kishte “pasoja serioze”, edhe pse Trump thuhet se kurrë nuk kërcënoi me tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni. Ai, gjithashtu, e dinte që irlandezët donin të mbronin eksportin e barnave, francezët tregtinë e alkoolit dhe gjermanët qasjen në tregun amerikan për makinat e tyre – të njëjtën që u ishte ofruar japonezëve në një marrëveshje SHBA-Japoni disa ditë më herët. “Ai thjesht i kuptoi dobësitë tona”, siç e tha zyrtari.

Në letër, tani duket se Shtetet e Bashkuara e kanë Evropën aty ku duan – jo vetëm në tregti. Në samitin e NATO-s në Hagë më herët këtë vit, aleatët evropianë dhe Kanadaja u zotuan të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% deri në vitin 2034, dhe më pas ranë dakord që po të njëjtat vende të blejnë armë amerikane për t’i dërguar në Ukrainë.

Por, një vështrim më i afërt i këtyre marrëveshjeve zbulon shumë të çara. Për sa i përket mbrojtjes, vetëm 3.5% e kësaj shume do të shpenzohet për pajisje ushtarake “të rënda”, dhe shumë vende tashmë kanë pranuar se do ta kenë të vështirë të arrijnë këtë përqindje. Ideja për të blerë armë amerikane për t’ia dërguar Ukrainës nuk është e re – dhe ndonëse ekziston vullneti, problemi është kapaciteti i kufizuar aktual i prodhimit në Perëndim dhe zinxhirët e furnizimit që janë tashmë të mbingarkuar.

Edhe marrëveshja tregtare përfshin përjashtime dhe përkufizime të shumta. Duhet kujtuar se kjo është vetëm një marrëveshje kornizë dhe detajet e saj vendimtare do të negociohen në javët në vijim. Brukseli dhe Uashingtoni kanë rënë tashmë dakord për tarifa zero mbi avionët, gjysmëpërçuesit, lëndët e para kritike, si dhe disa produkte kimike e bujqësore. Pritet që lista e produkteve me përjashtime të zgjerohet edhe më shumë – veçanërisht pas një fushate lobimi të shtuar nga të dy anët e Atlantikut./REL

Etiketa: BEmarreveshje tregtareSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

09:48 : 29/07/2025
AKTUALITET

Rikthimi i Donald Trump në Presidencë, Bushati: “Mini suksese” për opozitën shqiptare

21:10 : 28/07/2025
BOTA

BE-ja propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde për shkak të luftës në Gazë

20:19 : 28/07/2025
BOTA

Aksionet europiane rriten pas marrëveshjes tregtare BE-SHBA

19:37 : 28/07/2025
BOTA

Ekonomia amerikane po lulëzon pavarësisht shqetësimeve së tarifave

16:53 : 28/07/2025
AKTUALITET

Konflikti si gjendje e përhershme

08:42 : 28/07/2025
Para

Goditje për Dinamon në prag të sezonit të ri, titullari dëmtohet rëndë në gju

TË GJITHA

Mot i paqëndrueshëm/ Sinoptikania: Ja çfarë do të ndodhë në Shqipëri deri në fundjavë

10:40 : 29/07/2025

U mbyt në Drinin e Zi në Kukës, identifikohet viktima/ EMRI

10:38 : 29/07/2025

Subashi pa akuzë/ Si e fitoi Ajola Xoxa tenderin 24 mijë € në bashkinë e Fierit, punonjëset e tradhtuan

10:16 : 29/07/2025

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025

Itali/ I përfshirë në trafikun e drogës, shqiptari kapet duke bërë “turistin” e kokainës në qendrën tregtare

10:04 : 29/07/2025

Tentoi të vidhte një makinë, por u kap “mat” nga pronari, arrestohet 48-vjeçari në Lushnje

10:02 : 29/07/2025

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

09:48 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com