• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushka, presion dëshmitares së “Ajolës” në zyrën e Avokates së Popullit, Ballanca: S’di gjë

17:11 : 27/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka mohuar që të ketë shërbyer si “kumbare” e një takimi në zyrën e saj, ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka tentuar të manipulojë Ina Goxhajn, një dshmitare e Prokurorisë ës Posaçme në çështjen në ngarkim të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe dy dyzina biznesmenësh e personash të tjerë.

Ballanca është pyetur në Prokurorinë e Posaçme mbi këtë episod të ndodhur në 14 janar 2025 në zyrën e Avokatit të Popullit. Por, drejtuesja e këtij institucioni kushtetutes ka mohur të ketë dëgjuar bisedë mes Bushkës dhe vartëses së saj, Goxhaj, lidhur me çështjen e hetimit për çiftin Veliaj-Xoxa.

Gjithsesi, Erinda Ballanca pranon se nuk ka qenë e pranishme gjatë të gjithë kohës që Bushka dhe Goxhaj kanë qenë në zyrën e saj.

“Unë dola nga zyra për 4-5 minuta, ndërkohë që Klotilda dhe Ina Goxhaj qëndruan vetëm. Pasi unë u ktheva, Ina u largua dhe nuk vura re asnjë shqetësim mes tyre”, është shprehur Avokatja e Popullit para prokurorve ët SPAK-ut.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

Erinda Ballanca ka deklaruar se njihet prej shumë vitesh me deputeten socialiste, Klotilda Bushka, pasi kjo e fundit fillimisht ka qenë asistente e saj e më tej kolege në fushën e avokatisë.

Ajo thotë se Ina Goxhaj është specialiste pranë zyrës së Avokatit të Popullit. Në 14 janar 2025, Ballanca kishte pritur në zyrë Bushkën për çështje të aktivitetit institucional, siç deklaroi Avokatja e Popullit.

Asaj nuk i kujtohet se cilës prej të dyjave i kishte idea për të thirrur në takim edhe specialisten Ina Goxhaj, e cila rezulton edhe kushërirë e dytë me deputeten Bushka.

Në atë takim, sipas deklarimeve të Goxhajt para prokurorëve, Klotilda Bushka i ka ripërsëritur kushërirës së saj që të jetë e kujdesshme, nëse thirret sërish në SPAK për çështjen në ngarkim të Ajola Xoxas.

Ina Goxhaj kishte qenë më herët vartëse e Xoxes në zyrën ligjore “Partners Laë” dhe ishte pyetur paraprakisht në dhjetor 2024 në Prokurorinë e Posaçme për disa
çështje me interes për hetimin.

Para se Goxhaj të paraqitej në zyrat e SPAK-ut në dhjetor 2024, ajo ishte thirrur në takim nga Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka, ku i kishin marrë telefonin dhe i kishin dhënë një aparat tjetër, me qëllim që të shmangnin çdo të papritur, në rast se i sekuestrohej telefoni në Prokurorinë e Posaçme.

E njëjta çështje ishte rikthyer si temë bisede mes dy kushërirave në zyrën e Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, në janar 2025, pak orë para se Ina Goxhaj të paraqitej për herë të dytë në SPAK.

Goxhaj u ka treguar detaje prokurorëve për këtë takim me deputeten socialiste, Bushka, në zyrën e Erinda Ballancës.

“Klotilda më kërkoi që të mos deklaroja në SPAK se ajo më kishte marrë dhe ndryshuar telefonin. Gjithashtu, Klotilda më tha se, nëse Inës do t’i duhej një avokat, ajo do t’ia siguronte. Për çfarëdo lloj gjëje, qoftë edhe për lek, Klotilda më tha që t’i thosha asaj për ndihmë”, ka deklaruar Ina Goxhaj para prokurorëve.

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet e dosjes “Erion Veliaj” pak ditë më parë dhe mori të pandehur edhe deputeten dhe njëkohësisht kryetaren e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Klotilda Bushka, për veprën penale të “pengimit të drejtësisë”.

Klotilda Bushka presion dëshmitares në zyrën e Erinda Ballancës: Gënje në SPAK!

Etiketa: ajola xoxaavokati i popullitErinda BallancakercenoiKlotilda Bushkapresionshantazhoispakzyre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
AKTUALITET

Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër “resortit luksoz të Kushner”

21:19 : 02/06/2026
Para

Delvinë/ Zjarri përparon drejt fshatit Kalasë, rrezikohen banesat

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom