• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine/ Sekuestrohen 6 ton kokainë, 411 mln € drogë. Biznesmenë e mafiozë në pranga

15:33 : 26/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë sot me një njoftim zyrtar për goditjen e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, i përbërë nga shtetas shqiptarë dhe të huaj, ku janë sekuestruar mbi 6 ton lëndë narkotike me një vlerë tregu prej 411 milionë eurosh.

Një nga emrat më të përfolur të operacionit është Ermir Ndreaj, sipërmarrës i njohur në Tiranë dhe Durrës, i cili zotëronte biznese luksoze si klubi “Cinco Cavalli” në Durrës, restoranti “Savoy Garden” në Tiranë dhe një klinikë estetike në kompleksin “Delijorgji”.

Ndreaj u arrestua mbrëmjen e së premtes, së bashku me vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, si dhe Ilir Lloshin, të cilët konsiderohen pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Emrat e tjerë në hetim dhe lidhjet me atentatet mafioze
SPAK njofton se krahas 4 të arrestuarve, dy persona të tjerë janë nën hetim në gjendje paraburgimi: Erion Alibej, i penduar i drejtësisë, dhe Plarent Dervishaj, i njohur për përfshirjen në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj më 1 nëntor 2019. Të dyve u janë komunikuar akuza të reja për veprime brenda këtij rrjeti.

Një tjetër shtetas, D.P. (alias D.B., alias E.S.), është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet për lokalizimin e tij.

Lexo edhe:

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

Hetimet janë ndihmuar nga dëshmia e Erion Alibejt, i cili përmes rrëfimeve të detajuara dhe komunikimeve të kapura në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ndihmoi në identifikimin e të dyshuarve dhe strukturës së rrjetit kriminal.

Komunikimet zbuluan skema të sofistikuara të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine (Kolumbi, Ekuador) drejt porteve të mëdha të Europës, si Rotterdam, Antwerp, Marseille, si dhe kalime tokësore drejt Britanisë përmes Kanalit të La Manshit.

Episodet e sekuestrimeve: Kokainë dhe hashash në disa shtete

Sipas të dhënave zyrtare, hetimi është konkretizuar përmes sekuestrimeve të drogës në disa shtete europiane gjatë viteve 2020–2021, përfshirë:

Spanjë (shkurt 2020) – 400 kg kokainë

Belgjikë (prill 2020) – 989 kg

Holandë (qershor 2020) – 2000 kg kokainë

Holandë (tetor 2020) – 1484 kg

Itali (Rimini, korrik 2020) – 275 kg hashash

Itali (Bari, mars 2021) – 400 kg hashash

Francë–Britani (prill 2020) – 250 kg

Algeciras, Spanjë – 1442 kg (nga të cilat 170 kg për llogari të grupit)

Sekuestro e pasurisë: para, makina, orë luksi dhe një skaf

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar një sërë pasurish të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal:

43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane

3 automjete luksoze, përfshirë Mercedes G-Class AMG

1 skaf luksoz i regjistruar në emër kompanie

3 armë zjarri, të sekuestruara në banesën e A. Hoxhosmanit

Ora Rolex dhe Richard Mille, bizhuteri, pajisje teknologjike dhe dokumente financiare

19 karta bankare ndërkombëtare, dokumente pronësie në disa shtete dhe leje drejtimi ndërkombëtare

Sipas SPAK, ky rrjet kishte një strukturë të ndarë në disa nivele,  nga porositësit dhe financuesit që vepronin nga Dubai apo vendet e BE-së, te personat që siguronin transportin, logjistikën dhe komunikimin e fshehur përmes Sky ECC.

Grupi përdorte metoda të avancuara të fshehjes së drogës në kontenierë me banane, dru apo kakao, si dhe skema pagesash të padukshme përmes sistemit informal Hawala.

Njoftimi i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), me vendimin e datës 15.05.2024, ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 184/1 i vitit 2021 dhe regjistrimin e procedimit penal nr. 184/3 i vitit 2024, ndaj 9 (nëntë) shtetasve të dyshuar: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P., për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” (neni 283/a/1 dhe neni 28/4), “Grupi i strukturuar kriminal” (neni 333/a), si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” (neni 334) të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve, gjatë muajit korrik 2025, janë identifikuar dhe përfshirë në procedim edhe 6 (gjashtë) persona të tjerë: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., të cilët dyshohen se janë përfshirë në disa episode të trafikimit të drogës. Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet Evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 (shtatë) personave në hetim, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr. 77, datë 25.07.2025, duke vendosur masën “arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim:

•       A. H.

•       K. H.

•       E.N.

•       E. A.

•       P. D.

•       I. Ll.

Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë.

Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona.

Deri në këto momente janë ekzekutuar 5 vendime të Gjykatës së Posaçme, dhe janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar sende dhe materialet e mëposhtme:

•       Shuma monetare në total:

•       Euro: 43,470 €

•       Franga zvicerane: 5,000 CHF

•       Automjete:

•       3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volkswagen Sharan.

•       Mjet lundrues:

•       1 skaf luksoz i markës “Hull Works Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar.

•       Armë zjarri:

•       3 pistoleta, me krehër dhe fishekë.

•       Ora të luksit:

•       1 orë Rolex, model 126613LN

•       1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68

•       Telefona celularë:

•       16 aparate celularë, kryesisht të markës iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive.

•       Karta bankare dhe dokumente financiare:

•       19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim.

•       Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

•       Pajisje elektronike:

•       1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës.

•       8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili.

•       1 NVR Hikvision.

•       2 radio komunikimi Baofeng.

•       Dokumentacion identifikimi dhe pronësie:

•       Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar.

•       Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese.

•       Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime të pasurisë.

•       Etj.

Episodet të trafikut të drogës

Bazuar në informacionin hetimor të mbledhur nga Prokuroria e Posaçme, aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është konkretizuar përmes një sërë episodesh të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021 në disa shtete të Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Episode të sekuestrimi të kokainës

1.     Spanjë – shkurt 2020

Sekuestruar 400 kg.

2.     Belgjikë – prill 2020

Sekuestruar 989.1 kg.

3.     Kanali (Francë – Mbretëri e Bashkuar) – prill 2020

Sekuestruar 250 kg në një ngarkesë me destinacion Britaninë e Madhe.

4.     Holandë – qershor 2020

Sekuestruar mbi 2000 kg kokainë. Vlera tregu e kësaj sasie llogaritet mbi 151 milionë euro (Burimi: https://www.ad.nl/rotterdam/douane-vindt-2020-kilo-cocaine-met-een-waarde-van-ruim-151-miljoen-euro-tussen-bananen )

5.     Holandë – tetor 2020

Sekuestruar 1484.07 kg.

Episode të sekuestrimit të hashashit

6.     Rimini, Itali – korrik 2020

Sekuestruar 275 kg.

7.     Bari, Itali – mars 2021

Sekuestruar 400 kg.

8.     Algeciras, Spanjë –mars-shtator 2020

Sekuestruar rreth 1442 kg, ku 170 kg dyshohet se ishin për llogari të të hetuarve.

Episode të tjera

9.     Francë – shkurt 2020

Sekuestruar një automjet dhe 72,000 euro cash.

Modus Operandi

Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe.  Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.

Në qendër të trafikut të drogës, pronari i “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj në pranga

 

Etiketa: Artur HoxhosmaniErion AlibejtErmir NdreajErvin Hoxhosmanispak“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

18:06 : 26/07/2025
AKTUALITET

Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

17:24 : 26/07/2025
AKTUALITET

Në qendër të trafikut të drogës, pronari i “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj në pranga

13:39 : 26/07/2025
AKTUALITET

Aksioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal të kokainës, kush është personi i katërt që u arrestua

12:16 : 26/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Bisedat në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

20:37 : 25/07/2025
AKTUALITET

Trafik armësh drejt Anglisë, SPAK dërgon në gjykim 6 të pandehur

17:04 : 25/07/2025
Para

Vapa ekstreme/ Mjekët: Janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor

TË GJITHA

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025

Këmbimi valutor 27 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 : 27/07/2025

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025

VIDEO/ Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset

08:38 : 27/07/2025

Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit në Mesdhe, Shqipëria një ndër më të prekurat

08:18 : 27/07/2025

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

08:06 : 27/07/2025

Ulen temperaturat, njihuni me parashkimin e motit për sot

08:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com