• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tomorri: Rama po zhduk pronën publike për të ndërtuar një regjim ekonomik klientelist

22:01 : 24/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Klodian Tomorri tha se ndarja e pasurisë publike është në kulmin e saj dhe po ndodh përmes një plani të mirëorganizuar nga qeveria, me synimin për të transferuar në mënyrë të paligjshme pronën publike te klientët politikë të pushtetit.

Tomorri deklaroi se procesi i kontrollit të territorit nuk është një veprim administrativ, por një strategji për të shkatërruar themelet e pronës publike dhe për të instaluar një sistem të ri pronësie në Shqipëri, ku pasuria e përbashkët i kalon një grupi të vogël të lidhur ngushtë me qeverinë.

Sipas tij, këto zhvillime janë pjesë e modelit ekonomik të ndërtuar nga kryeministri Rama, një model i bazuar në abuzim me ligjin, uzurpim të kompetencave dhe kapje të shtetit, i cili në thelb është i paqëndrueshëm dhe i dënuar të dështojë.

“Tani është periudha e ndarjes së plaçkës. Kjo histori e kontrollit të territorit është një film që Shqipëria, apo shqiptarët, e shohin të përsëritur si një sekuencë të një filmi që përsërit veten. Nëse kthehemi në vitin 2017, ka pasur një aksion të ngjashëm; në atë kohë ishte Gjiknuri Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës. Është e njëjta filozofi dhe të njëjtat fjalë.

E para, ndryshimet ligjore që kanë ndodhur së fundmi kanë nisur që në vitin 2020, kur Rama ndryshoi ligjin e zhvillimit të territorit dhe, në atë kohë, shfrytëzoi rastin sepse i kishte të gjitha bashkitë e veta dhe nuk ia atakoi askush. Që aty ai filloi të uzurponte kompetencat e bashkive dhe tani po i uzurpon gjithmonë e më shumë, duke i nxjerrë kryetarët e bashkive si kryetarët e Frontit Demokratik të dikurshëm, që kishin vetëm një proces “konsultues”, ku u merrej ndonjë mendim, si komunistëve, por praktikisht nuk kanë asnjë kompetencë.
Të gjitha këto ndryshime që kanë ndodhur për menaxhimin, kontrollin e territorit e me radhë, janë të gjitha antikushtetuese, por u shfrytëzua ai moment në vitin 2020, kur të gjitha bashkitë ishin të PS-së dhe nuk i atakoi askush në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo edhe:

Tomorri: Ndërkombëtarët i dinë lidhjet me krimin në Shqipëri! Ndryshimi nuk vjen nga jashtë

Industria ushtarake në dorë të Yeffet-it, Tomorri: Person me të kaluar problematike

E dyta, pronat që kalojnë te Korporata Shqiptare e Investimeve janë për ndërtime, sepse korporata për atë qëllim është krijuar. Pra, Korporata e Investimeve nuk po merr atë rripin që i thotë Ristani pas Pallatit të Kongreseve për lulishte, por për ndonjë kullë. Ajo fjala “rietezimit” që përdorin këta është termi i përdorur për grabitjen e çdo prone publike.

Praktikisht, është një sulm frontal për të ndarë plaçkën dhe për të shkatërruar në themel të gjitha asetet publike të mbetura. Rama po cakton ata që do të jenë pronarët e Shqipërisë nga tani e në vazhdim. Ka bërë ndoshta transferimin më të madh të pronësisë në Europë në këto 100 vitet e fundit.

Rama, ato që ishin pasuri publike, po ua cakton pronarët apo bejlerët e rinj të Shqipërisë.

Ajo që po ndodh me ekonominë, sepse këto që po ndodhin janë pasojë e atij modeli ekonomik që ka zgjedhur kjo qeveri. Ku, pavarësisht flukseve të mëdha që mund të vijnë nga burimet ilegale apo nga kanalet e jashtëligjshme, në thelb është një model i paqëndrueshëm dhe nuk mund të vazhdojë përgjithmonë.
Rama doli e tha pak ditë më parë që do të kemi ekonomi pa para cash, pa para fizike. Ajo është e pamundur, sepse kur nuk e kanë bërë vende të tjera, nuk ka si ta bëjë Rama, i cili nuk ka bërë dot asnjë reformë në 12 vjet”, th Tomorri për SYRI TV.

Etiketa: Klodian Tomorri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tomorri: Ndërkombëtarët i dinë lidhjet me krimin në Shqipëri! Ndryshimi nuk vjen nga jashtë

18:54 : 07/05/2026
AKTUALITET

Industria ushtarake në dorë të Yeffet-it, Tomorri: Person me të kaluar problematike

19:13 : 23/04/2026
AKTUALITET

Tomorri: Ligji për portet turistike plaçkitje! Po propozohen nga deputetë anonimë

19:28 : 09/04/2026
AKTUALITET

Lirimi i zyrtarëve të Bankers, Tomorri: Histori qesharake! Kompania përdor një llogari në Vjenë…

21:47 : 06/04/2026
AKTUALITET

Sot ulet akciza e naftës, por me gungë

10:33 : 03/04/2026
AKTUALITET

Nga plehrat te karburanti, Tomorri: Rama paralajmëron koncension të ri e taksa shtesë

19:04 : 02/04/2026
Para

"E penduara e drejtësisë, bashkëpunëtore e ngushtë e Ajolës", Lala: Dëshmia e saj blindon akuzat ndaj Veliajt

TË GJITHA

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom