• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

17:03 : 22/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehur, mes tyre drejtues të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), anëtarë të stafit akademik, punonjës të administratës dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për abuzime me tenderat publikë.

Sipas njoftimit të SPAK, hetimet ndaj procedimit penal nr. 13/1 të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr. 13/2022) kanë evidentuar shkelje ligjore në 9 procedura prokurimi të zhvilluara gjatë vitit 2022 me një fond limit total prej 90 milionë lekë të reja.

Zyrtarët e UBT akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë “Krijon” sh.p.k akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Nga hetimet rezultoi se disa zyrtarë të universitetit, si Romina Koto, Ilir Kapaj, Bejo Bizhga dhe Edmond Tërthorja (Administrator i UBT), në bashkëpunim me operatorë ekonomikë, kanë përpiluar projekte fiktive dhe specifikime teknike të hartuara nga vetë bizneset e paracaktuara fituese.

Pas sigurimit të fondeve nga Agjencia Kombëtare për Kërkim Shkencor dhe Inovacion (AKKSHI), zyrtarët e UBT vijuan me manipulimin e procedurave të tenderimit, duke favorizuar operatorët “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF”. Fondi limit dhe specifikimet teknike rezultojnë të fryra dhe të hartuara pa kryer studim tregu, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm.

Lexo edhe:

U paraqit në SPAK, Ajola Xoxës do t’i komunikohet zyrtarisht akuza

SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliaj

Operatorët ekonomikë të favorizuar

Nga hetimi rezulton se kompanitë fituese kishin siguruar dokumente të falsifikuara në emër të shoqërive të tjera, të cilat u përdorën për të manipuluar procesin e tenderimit dhe rritur vlerën e fondeve publike.

SPAK ka dërguar për gjykim:

Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT):

Edmond Tërthorja (Administrator i UBT-së)

Romina Koto (Zëvendës/rektor)

Ilir Kapaj (Zëvendës/rektor)

Bejo Bizhga (Përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike)

Amarildo Lleshi

Mehmet Qoshja

Altin Murto

Enkeleida Sallaku

Klara Jahollari

Agim Sefa

Arjan Buliqi

Serafin Skënderi

Ilir Kusi

Dritan Laçi

Azem Parllaku

Artur Koleci

Radion Dhromi

Blenard Spaho

Tedi Proda

Erjola Kopali

Klea Lekoçaj

Etleva Shore

Mimoza Shehu

Elvira Shtogu

Tone Vukaj

Përfaqësues të operatorëve ekonomikë:

Piro Zoga (“Krijon” sh.p.k)

Fotion Zoga (“Krijon” sh.p.k)

Arnold Kryeziu (“Zero Group” sh.p.k)

Malvina Visoka (“Malvina Visoka PF”)

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti sot (22.07.2025) kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13/1 të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr.13 të vitit 2022), në ngarkim të 27 personave, zyrtarë të Univeristetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe dy personave, përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k.

  • Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
  • Ndërsa dy përfaqësuesit e operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k, akuzohen për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë hetuar 9 (nëntë) procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të fondit limit 90.000.000 (nëntëdhjetë milionë) lekë.

Hetimet proaktive janë zhvilluar me metoda speciale, të cilat përfshijnë përgjimin e bisedave telefonike të zyrtarëve të UBT, vëzhgime dhe administrimin e dokumentacionit të procedurave të prokurimit me autoritet kontraktor, UBT.

Gjatë Hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të stafit akademik në UBT, të pandehurit: Romina Koto dhe Ilir Kapaj në detyrën e zëvendës/rektorit, Bejo Bizhga, me detyrë Përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike, që konsistojnë në ideimin e projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), si edhe veprime të kundraligjshme të kryera në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin Edmond Tërthorja, me detyrë Administrator i UBT-së.

Këta persona kanë përgatitur të dhëna fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurrues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI, kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor, në fazën e përgatitjes dhe kryerjes së procedurave të prokurimit. Komisioni që përllogariti fondin limit dhe përgatiti specifikimet teknike ka bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të paligjshme me njësinë e prokurimit dhe komisionin e vlerësimit të ofertave.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave nga të pandehurit: Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Erjola Kopali, Klea Lekoçaj, Etleva Shore, Mimoza Shehu, Elvira Shtogu, Tone Vukaj, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin, Edmond Tërthorja, të cilët kanë krijuar kushte dhe favorizuar shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit rezultoi se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike, termat e referencës, si dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit, janë bërë nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomikë fitues “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomikë fitues, “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”, kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, që janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa kryer asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të kryerjes së procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje me mallra të tjera, të vëna në dispozicion të autoritetit kontraktor disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit, (procedura prokurimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas, janë kryer procedurat fiktive të  prokurimit dhe marrje e tyre në dorëzim).

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime të në kuadër të procedimit penal nr.13 të vitit 2022, për të evidentuar çdo fakt tjetër penal,  përgjegjësinë e çdo personi tjetër, që ka vepruar me dokumentacionin e këtyre procedurave të prokurimit, si dhe fakte të tjera penale në kuadër të këtij procedimi penal.

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

 

Etiketa: "Krijon" sh.p.kBejo BizhgaIlir KapajRomina KotospaktenderaUBTZero Group“Malvina Visoka PF”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U paraqit në SPAK, Ajola Xoxës do t’i komunikohet zyrtarisht akuza

09:44 : 23/07/2025
AKTUALITET

SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliaj

08:25 : 23/07/2025
AKTUALITET

U mor i pandehur/ Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar që mediat informohen nga SPAK përpara nesh

15:19 : 22/07/2025
AKTUALITET

Faza e tretë/ Kandidatët për kreun e BKH-së përfundojnë shkruajtjen e esesë dhe testin logjik

14:36 : 22/07/2025
AKTUALITET

Pronë e fshehur e Jorgo Goros, Apeli konfiskon apartamentin e Gent Sulës të “Kodrës së Diellit”

14:14 : 22/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ U mor i pandehur për dosjen “Veliaj”, Elman Abule paraqitet në SPAK

11:47 : 22/07/2025
Para

Tabaku: Qeveria po shkel rëndë parimet e ndarjes së pushteteve, demokracia në rrezik

TË GJITHA

Arrestohet beratasi “i rrezikshëm”, u dha banesën vietnameze për prostitucion

10:47 : 23/07/2025

Itali/ Shqiptari përndjek ish të dashurën, por byzylyku elektronik e tradhton

10:44 : 23/07/2025

Duka la jashtë tifozët e vërtetë, FIFA dënon FSHF-në për ndeshjen me Serbinë

10:38 : 23/07/2025

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt

10:15 : 23/07/2025

Gazetari ngre alarmin: Saranda po shkon drejt vendit të parë për krime në Shqipëri

10:08 : 23/07/2025

Policia reagon pas 3 ditësh, shpall në kërkim vëllezërit Kaja të “Stockholm” që dhunuan biznesmenin

10:04 : 23/07/2025

SKEMA/ Si ‘Bankers’ zhvati shtetin, kinezët krijonin kompani fiktive për të marrë miliona. Zbulohen transaksionet

10:03 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com