• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Transferuan mln euro të drogës në Shqipëri përmes sistemit “Hawala”, lihen në burg të arrestuarit

16:22 : 21/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” ndaj Burim Ferizajt dhe Përparim Kalbajt, të cilët u prangosën nga SPAK në kuadër të një hetimi mbi një skemë qarkullimi parash të pista të njohur si “Hawala”.

Për të njëjtën çështje është lëshuar urdhër-arresti nga SPAK edhe ndaj Ervis Ferizajt, i cili ndodhet i arrestuar në Zvicër.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, grupi i strukturuar kriminal kryente shërbimin e transferimit të parave të fituara nga shitja e drogës në Zvicër dhe në vende të tjera, për në Shqipëri. Komisioni tipik ishte 6% i shumës së transferuar. Grupi mbante gjendje monetare në Shqipëri në mënyrë që shumat t’i paguheshin porositësit apo bashkëpunëtorëve të tij në Shqipëri menjëherë pas depozitimit të parave në Zvicër.

Agjenci këmbimi valutor dhe agjenci turistike në Tiranë shërbenin si maskë për këtë aktivitet përmes të cilit dyshohet se janë transferuar miliona euro para të drogës.

Lexo edhe:

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

Bushati për task forcën e zgjedhjeve: Rama vërsuli zagarët e SPAK-ut

Hetimet kanë treguar se sistem “Hawala” i transferimit të parave është përdorur nga dhjetëra persona. Po ashtu, depozitimet e shumave monetare në Zvicër janë kryer në qindra raste dhe se shumat monetare të transferuara arrijnë në miliona euro.

“Nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake dhe ato të kryera nga autoritetet e drejtësisë zvicerane, janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat kanë provuar faktin se personat nën hetim Ervis Ferizaj, Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj, në bashkëpunim me njëri tjetrin, si dhe në bashkëpunim me disa persona të tjerë që janë me banim në Luzern, Zvicër, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar dhe kanë bërë të mundur funksionimin e një sistemi informal të transferimit të parave.  Përmes këtij sistemi kanë transferuar dhe kanë transportuar nga Zvicra për në Shqipëri, sasi të konsiderueshme të parave që kanë pasur si burim të origjinës së tyre aktivitetet e trafikimit dhe të tregtimit të lëndëve narkotike në territorin e Zvicrës apo në vende të tjera.

Ky sistem informal i transferimit të parave, i njohur me emërtimin “Hawala”, iu ka mundësuar personave nën hetim dhe personave të tjerë të përfshirë në aktivitetet kriminale, të transferonin në mënyrë të shpejtë, shuma monetare nga Zvicra në Shqipëri, për një periudhë disa vjeçare, të paktën prej vitit 2020 dhe në vazhdim.

Personat e interesuar për transferimin e parave (dërguesit e parave) dorëzonin paratë që kishin origjinë kriminale tek bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër, duke i informuar ata për emrin e personit që ishte pritësi i shumave të parave në Tiranë.

Bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër menjëherë sapo kryhej depozitimi i parave njoftonin bashkëpunëtorët e tyre në Tiranë, personin nën hetim Ervis Ferizaj, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal, për shumën e depozituar të parave dhe emrin e personit i cili ishte pritësi i parave në Tiranë. Më pas, personi nën hetim Ervis Ferizaj, në bashkëpunim me personat nën hetim B.F dhe Përparim Kalbaj, dorëzonin sasinë e njëjtë të parave që ishtë depozituar te bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, tek personat që ishin pritësit e shumave në Tiranë.

Në këtë mënyrë mundësohej transferimi i parave në një kohë shumë të shpejtë, pa qënë e nevojshme që të kryhej transportimi i menjëhershëm fizik i parave nga Zvicra në Shqipëri, si dhe njëkohësisht bëhej e pamundur për agjencitë e zbatimit të ligjit, rregjistrimi i transfertave të parave, identifikimi i personave dërgues dhe pritës të parave, si dhe verifikimi i burimit të parave që transferoheshin.

Hetimet kanë treguar se ky sistem i transferimit të parave është përdorur nga dhjetra persona, se depozitimet e shumave monetare në Zvicër janë kryer në qindra raste dhe se shumat monetare të transferuar janë në miliona euro. Vijojnë veprimet hetimore për llogaritjen e vlerës së plotë të shumave monetare që janë transferuar.

Për të realizuar këtë veprimtari kriminale, personat nën hetim në Shqipëri dhe bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, kanë përdorur zyra të këmbimit valutor, zyra të transferimit të parave dhe agjenci turistike, për të fshehur qëllimin e vërtetë të veprimtarisë së tyre, pasi në të vërtetë këto aktivitete janë përdorur për të depozituar sasitë e parave në Zvicër dhe për të dorëzuar dhe për të shpërndarë sasitë e parave në Shqipëri.

Qëllimi i kësaj veprimtarie nga grupi i strukturuar kriminal ka qënë realizimi i fitimeve, ku vlera e përfitimit monetare që përfitohej nga personat nën hetim ishte 6% e shumës së parave që transferohej, që ndahej më pas në mënyrë të barabartë mes personit nën hetim Ervis Ferizaj dhe bashkëpunëtorëve në Zvicër.

Krahas veprimtarisë kriminale të mësipërme, personat nën hetim Ervis Ferizaj, Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj kanë realizuar edhe aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike në disa Kantone në Zvicër, duke përdorur persona të tjerë si shpërndarës të lëndëve narkotike në sasi më të vogla, si dhe duke siguruar furnizimin e tyre me lëndë narkotike.” – thuhej në njoftimin e SPAK.

Etiketa: Burim FerizajdrogeErvis FerizajHawalaparaPërparim KalbajShqiperispakzvicer

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025
AKTUALITET

Bushati për task forcën e zgjedhjeve: Rama vërsuli zagarët e SPAK-ut

21:37 : 21/07/2025
AKTUALITET

Gjyqtari Gerd Hoxha shkresë SPAK-ut: Elton Kërluku i dënuar, të s’kualifikohet nga gara për BKH

21:04 : 21/07/2025
AKTUALITET

Skandali me mikrokreditë/ Xama akuza SPAK: Po mbyll pa lavdi aferën 37 milion euro

20:11 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Dumani është përleshur fizikisht me një gjykatëse”, GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës

15:28 : 21/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Santiago Malkos/ SPAK jep pretencën për klanin ‘Duka’, kërkon 157 vite burg për të akuzuarit

13:32 : 21/07/2025
Para

Flamurtari prezanton sulmuesin e Kombëtares Shpresa

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com