• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

21:33 : 20/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në kulmin e sezonit turistik, Sarandë është kthyer në një situatlë problematike sa i përket krimit, ndërkohë që Policia e këtij qyteti nuk është në krye të detyrës.

Persona të armatosur apo në kërkim lëviznin lirshëm në qytet, ndërkohë që vetëm rastësia mund të çojë në arrestimin e ndonjërit prej tyre. Po ashtu nuk mungojnë as plagosjet në sytë e qindra pushuesve, duke ndikuar negativisht në turizëm, nga frika e shkaktuar tek turistët.

Në krye të komisariatit të Sarandës qëndron prej dhjetorit të kaluar Gëzim Bashllari, i cili duket se ka dështuar në mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Vetëm në pak ditë të këtij muaji janë regjistruar disa ngjarje të rëndë, ku protagonistët kanë qenë persona me rrezikshmëri të lartë.

Më konkretisht, më 8 Korrik, në kuadër të operacionit “Impact” u arrestua në Ksamil shtetasi kosovar Sh. M., 31 vjeç, banues në Gjilan. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Range Rover” që drejtonte ky shtetas, uniformat blu gjetën të fshehur në çantën e tij të dorës, 1 armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me një krehër me fishekë.

Lexo edhe:

Sarandë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, më pas goditen edhe nga një kamionçinë

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnje

Më 11 Korrik, Policia ndaloi rastësisht në rrugën “Butrinti” një automjet luksoz tip “Porsche Panamera”, brenda të cilit ndodheshin tre të rinj nga Kamza, një prej tyre i shpallur në kërkim. Më konkretisht shtetasit Endrit Doku (27 vjeç), Ervis Cukali (27 vjeç) dhe Imer Gega (21 vjeç). Endrit Doku ishte i armatosur me pistoletë, ku u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit bashkë me çantën ku kishte armën, por nuk ia doli dot, pasi u kap nga policia kufitare me skaf.

Ndërkohë Ervis Cukali, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rezultonte në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”, teksa u arrestua edhe për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ai ishte arrestua më 28 shtator të vitit 2023, së bashku me Albi Mecinin dhe Arafat Manërkollin, pasi u kapën me një sasi prej 21 kg eksploziv dhe dyshohet se do të kryenin në atentat në Fier.

Më 17 Korrik, dy grupe përplasen me armë zjarri në mes të ditës në lagjen numër 4, në sy të pushuesve. Të plagosur mbetën dy të rinjtë nga Kamza, Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç, të cilët u dërguan tek Trauma për mjekim më të specializuar. Si autorë të krimit u shpallën dy vëllezërit Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj, 43 vjeç, si edhe Erjon Canaj, 36 vjeç. Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një çantë, brenda së cilës kishte edhe një armë, e cila dyshohet se i përkiste njërit prej të plagosurve.

Ditën e djeshme, 19 Korrik, në Ksamil Albert Pashaj, pronari i “Euro Hotel” në Ksamil u dhunua me sende të forta (hunj) nga Agim Taraj (pronar i “Sunset Beach Bar”), Silvjan Sulku dhe Aldo Zeqiraj. Ngjarja ndodhi sërish në sy të qindra pushuesve, teksa pamjet me rrjedhjen e gjakut në fytyrë bënë xhiron e rrjetit.

Mbrëmjen e sotme, 20 Korrik, në Sarandë u regjistruan të shtëna me armë zjarri në lagjen numër 4, në rrugën “Mitat Hoxha”. Ngjarja ndodhi sërish në sytë e qindra pushuesve, duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre. Gjatë konflikti, i plagosur mbeti ish-efektivi i Policisë, Adil Veli, 56 vjeç, i cili sipas autoriteve është goditur me tytën e armës së zjarrit pistoletë.

Policia në komunikatën për mediat e kishte me shumë rëndësi të thoshte se arma e zjarrit ishte shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, gjatë konflikti. Nuk dihet se si doli në këtë konkluzion Policia, kur nuk dha asnjë inicial të autirit/ëve, por tha se po punon për identifikimin e tyre. Më shumë la përshtypjen e një tentative për të mbrojtur autorin.

Pra, në më pak se dy javë, në Sarandë kanë ndodhur 5 ngjarje të rënda dhe duket se qyteti i ish-kryepolicit Ardi Veliu dhe e kryepolicit aktual Ilir Proda, po thyen rekorde për krimin. Saranda është kthyer në skenë “kërcitje armësh”, përplasjesh, grushtesh, gjakosjesh dhe arrestimesh, ku “të fortët” duket se bëjnë ligjin./BoldNews

Etiketa: Armelevizinlirshëmne kerkimplagosjepoliciasarandete armatosur

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sarandë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, më pas goditen edhe nga një kamionçinë

08:42 : 20/09/2025
AKTUALITET

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnje

12:45 : 19/09/2025
AKTUALITET

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

12:28 : 19/09/2025
AKTUALITET

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025
AKTUALITET

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

11:30 : 19/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rrëmbyen e mbytën me litar Renis Dobrën, pamje nga momenti i arrestimit të vëllezërve Bushgjoka

09:45 : 19/09/2025
Para

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

TË GJITHA

Sulmi kibernetik shkakton vonesa në aeroportet europiane

14:24 : 20/09/2025

Emri/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” kërcënon drejtorin e spitalit të Durrësit

14:09 : 20/09/2025

Pse NATO mund ta humbasë Luftën e Tretë Botërore brenda 5 ditësh

13:51 : 20/09/2025

Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin

13:42 : 20/09/2025

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

13:29 : 20/09/2025

Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës

13:20 : 20/09/2025

Peleshi thërret opozitën në konferencën e kryetareve: Të miratojmë përbërjen e komisioneve

13:08 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com