• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulimi i arkeologëve: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë!

15:55 : 17/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Reuters i ka kushtuar një reportazh zbulimeve në Lin.

Kërkimet arkeologjike të Universitetit të Bernës dhe Institutit Shqiptar të Arkeologjisë konfirmojnë se Lini, fshat në brigjet e liqenit të Pogradecit, është vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë. Sipas arkeologëve, daton nga periudha 8000 deri në 4000 vjet para erës sonë.

Ky zbulim, sipas profesor Albert Hafnerit, arkeolog në Universitetin e Bernës në Zvicër, pritet të ndryshojë hartën arkeologjike të Europës.

“Deri më tani (fshati Lin) është më i vjetri. Për një kohë të gjatë, disa vende në Itali dhe Spanjë, të cilat datojnë në vitet 5200-5300 para Krishtit, janë cilësuar si më të vjetrat e këtij lloji në Evropë. Por Lini, padyshim, është 500 vjet më i vjetër,” tha Albert Hafner, profesor i arkeologjisë në Universitetin e Bernës.

Punimet arkeologjike po zhvillohen në zonën e Buqezës, ku ekipi kërkimor i Universitetit të Bernës dhe specialistë shqiptarë janë angazhuar në gërmime intensive, si në tokë, ashtu edhe nënujore, për të zbuluar gjurmët e jetës së hershme në këtë territor.

Lexo edhe:

Zjarr në një banesë në Pogradec

E rëndë në Pogradec, e moshuara tenton të hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

Zbulimet e palafiteve prej druri, por edhe të elementeve të tjera nën ujë, për arkeologun Adrian Anastasi janë një dëshmi se sa mirë ata dinin të përdornin burimet natyrore.

“Ata njerëz që jetonin këtu ishin shumë inteligjentë. Le të mos harrojmë faktin se ata duhej të bënin një punë kolosale, duke prerë të gjithë atë dru pa përdorur asnjë objekt (të mprehtë) metalik, duke i rrëzuar ato, duke bërë planimetrinë, një lloj arkitekture prehistorike për të ndërtuar me një matje kaq të saktë dhe për të mbrojtur veten. Mënyra se si e menaxhuan ekonominë e tyre, duke siguruar rezerva ushqimore, një kombinim të bujqësisë dhe blegtorisë, gjuetisë në male dhe peshkimit në lumë, tregon se ky komunitet dinte në mënyrë të përsosur si t’i përdorte burimet natyrore,” tha Adrian Anastasi, arkeolog nënujor, Instituti Shqiptar i Arkeologjisë.

Një bashkëpunim katërvjeçar midis arkeologëve zviceranë dhe shqiptarë përmbylli me sukses fazën e parë 2021-2025, duke cilësuar sitin pranë Linit, në Pogradec, si vendbanimin më të vjetër palafit në Evropë. Ekspertët vlerësojnë se pjesa që duhet të gërmohet është shumë herë më e madhe.

“Vlerësoj se ka rreth gjashtë hektarë për t’u gërmuar dhe tani nuk kemi bërë as 600 metra katrorë. Pra, kjo është vetëm një vrimë e vogël në të gjithë zonën e vendbanimit. Do të thoja se nën një përqind kemi gërmuar këtu,” tha Albert Hafner, profesor në Universitetin e Bernës, Zvicër.

Sipas ekspertëve, gërmimet do të zgjasin për shumë vite pasi vendbanimi i zbuluar ka sipërfaqe shumë të madhe.

“Ky është vetëm fillimi. Ne kemi plane për të vazhduar gërmimet këtu për një kohë të gjatë sepse ky vendbanim është gjigant. Deri më tani kemi gërmuar vetëm sipërfaqen gjatë pesë viteve të fundit. Do të duhen dekada për të gërmuar të gjithë zonën,” tha Ilir Gjipali, arkeolog parahistorik.

Fshati Lin ndodhet në brigjet piktoreske të liqenit të Ohrit, rreth 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit. Ky fshat i vogël, i vendosur mbi një gadishull që futet thellë në liqen, ofron një panoramë magjepsëse dhe një trashëgimi kulturore dhe historike me vlera të jashtëzakonshme.

Burimi: Reuters

Etiketa: arkeologetlinLiniLiqenpogradecvendabanim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Pogradec

16:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Pogradec, e moshuara tenton të hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

09:42 : 20/05/2026
AKTUALITET

Vidhet një dyqan bulmeti në Pogradec, autorët thyejnë me forcë derën dhe zbrazin të gjithë mallin

09:49 : 18/05/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Pogradec-Lin, makina përplas këmbësorin

14:57 : 01/05/2026
AKTUALITET

U rrëzua nga karrigia në banesë, 5-vjeçarja nga Pogradeci përfundon te “Trauma”

14:20 : 29/04/2026
AKTUALITET

Skemë milionash në emër të Bankës, si i zhvaste qytetarët mashtruesja në Pogradec

21:09 : 23/04/2026
Para

Formacionet zyrtare/ Vllaznia luan në transfertën letoneze, dy mungesa për shkodranët

TË GJITHA

Aksion në Ksamil, hiqen 14 mole detare

17:38 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, GJKKO cakton seancën e radhës

17:35 : 05/06/2026

PAMJE nga aksidenti në Tiranë/ Sa të plagosur shkaktoi autobusi “Green Line” i Nadir Çaushollit

17:23 : 05/06/2026

Nga Athina në Nju Jork, si u kthye Shqipëria në lajm botëror

17:19 : 05/06/2026

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

17:05 : 05/06/2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

16:51 : 05/06/2026

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Giriş