• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Shqipëria është kthyer në prodhuese emigrantësh dhe refugjatësh

11:22 : 16/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike ka marrë pjesë në konferencën, ‘The Western Balkans Paradigm’. Gjatë fjalës së tij kreu demokrat tha se të gjitha pushtet në Shqipëri janë në dorë të Edi Ramës.

Berisha duke cituar Eurostat u shpreh se nga viti 2014 deri në vitin 2024, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në zonën Shengen dhe se negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë hapur për arsye thjesht gjeopolitike.

Ai shtoi se ekonomia shqiptare është e bazuar gjithnjë e më pak në prodhim dhe eksport, dhe gjithnjë e më shumë në para që nuk kanë burim të qartë, duke e cilësuar vendin si një “narko-ekonomi”..

Berisha theksoi se ndërtimet, që sipas Eurostat janë trefish mbi mesataren europiane, janë bërë motori kryesor i rritjes, ndërkohë që prodhimi industrial dhe bujqësor po bie vazhdimisht.

Berisha: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë! Vendi është bërë një prodhues emigrantësh dhe refugjatësh

Lexo edhe:

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

Shqipëria nisi negociatat e aderimit dhe mund t’u siguroj se nisi negociatat në një kohë kur nuk plotësonte asnjë kriter përveçse gjeopolitikës.

Kushdo që dëshiron të ulet, ne jemi gati t’u ofrojmë të dhënat evropiane dhe statistikat që mbështesin këtë që them.

Shqipëria i nisi negociatat kur të gjitha pushtetet, 94 përqind përqendrohen në një dorë.

Këtu mund të shikoni se ky është viti 2020, është diktatori i fundit dhe tani kjo kolonë është më e lartë.

Tani, kryeministri i Shqipërisë për habinë tuaj, që atëherë është bërë kryetar i Këshillit Kombëtar të Shkencës, është bërë kryetar i Komitetit Kombëtar të Ujërave, që atëherë, kryeministri shqiptar ka ndryshuar ligje dhe çdo ndërtesë e vetme, edhe ato njëkatëshe, duhet të nënshkruhen prej tij në mënyrë që të ekzistojnë, duke shkelur çdo parim ndërkombëtar sepse ne jemi anëtarë të Këshillit të Europës dhe ka një autonomi lokale, ka një autonomi rajonale.

Por ky është realiteti këtu.

Së dyti, kur ne nisëm negociatat, ekonomia shqiptare u zëvendësua nga narko-ekonomia.

Kush do të shohë se çfarë do të thotë narko-ekonomi, nuk ka pse të shkojë në Bolivi apo në vendet e tjera, mjafton të vijë në Shqipëri sepse është narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë.

Pse është narko-ekonomi?

Më lejoni të jap disa të dhëna.

Njëherë, nga fluksi narko-ekonomik, euro u zhvlerësua me 98 përqind.

Në qoftë se shikoni ekonominë tonë, çdo gjashtë muaj sipas statistikave produkti industrial bie gjithnjë e më shumë, kështu eksportet dhe prodhimi agroindustrial. Por vendi vazhdon të rritet prej 3-4 përqind. Kjo rritje vjen nga ndërtimet.

Sipas Eurostat, vendi ka indeksin më të lartë të ndërtimeve në Europë. Në Shqipëri, mesatarja është tre herë më e lartë se indeksi evropian.

Ndërtimi hap vende pune, patjetër, por eksportet hapin më shumë. Prodhimi edhe më shumë. Prodhimi bujqësor edhe më shumë. Megjithatë ato po pësojnë rënie.

Çfarë po ndodh?

Shqiptarët po ikin nga territori. Nga viti 2014 deri në vitin 2024, përsëri sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në zonën Shengen, pa llogaritur këtu ata të cilët janë larguar për në SHBA, Britani, Zvicër, Kanada, Australi apo Lindjen e Mesme.

Vendi është bërë një prodhues emigrantësh dhe refugjatësh.

Etiketa: Edi RamaPDSali BerishaThe Western Balkans Paradigm’

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

20:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

18:55 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

17:10 : 17/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Mesila Doda refuzon, zbulohen 4 deputetët që PD u jep “borxh” aleatëve për grup parlamentar

16:56 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama nuk i la drejtimin e asnjë komisioni/ Erion Braçe: Një listë e personalizuar dhe klienteliste

15:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama zëdhënës i klanit “Soros” në Europë

14:04 : 17/09/2025
Para

Berisha: Kartelet e drogës do kenë përfaqësuesit e tyre edhe në delegacionet e BE-së

TË GJITHA

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

21:32 : 17/09/2025

Pogradec/ Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

21:20 : 17/09/2025

“Kodi Zgjedhor më i keq se ai i 2021-shit”, Bardhi pendohet: Kemi gabuar që e kemi votuar

21:08 : 17/09/2025

Champions League/ Slavias së Pragës “i rrëshqet” fitorja nga duart, zhgënjen Olimpiacos

21:05 : 17/09/2025

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

20:59 : 17/09/2025

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

20:58 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com