• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

870 milionë euro për të “zëvendësuar” portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë

10:27 : 16/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Udhëtarët që përdorin shpesh segmentin Milot-Lezhë-Shkodër, i cili tashmë është famëkeq për trafik të bllokuar në zonën e Lezhës si dhe trafik të ngadaltë përgjatë të gjithë aksit vijues për në Shkodër ka gjasa do të duhet të bëjnë durim edhe për shumë kohë për shkak se, programi buxhetor afatmesëm i qeverisë shqiptare nuk ka planifikuar ndonjë përmirësim në këtë segment ndërsa një përpjekje për të dhënë me koncesion segmentin problematik Milot-Balldre, dështoi për mungesë ofertash.

Kjo është hera e dytë që përpjekjet e qeverisë për të gjetur financim alternativ për këtë aks rrugor dështon, por ky është larg të qenit i vetmi aks rrugor për të cilin, buxheti nuk ka financime dhe financimi privat është i pasigurtë.

Në fakt, kudo që hedh shikimin në hartën rrugore të Shqipërisë dallon se disa përmirësime janë të domosdoshme, ndërsa, në planin buxhetor afatmesëm të qeverisë nuk ka para të caktuara për to. Rrjedhimisht, trafiku në Lezhë, në hyrje të Shkodrës, në Elbasan, në Pogradec apo edhe në vetë autostradën Tiranë – Durrës në segmentin nga Vora për në Durrës, ka gjasa do të jetë histori e pandarë për qytetarët edhe për mandatin e katërt të qeverisë aktuale, e ndoshta më tutje.

Buxheti afatmesëm

Projektet e mëdha infrastrukturore të Shqipërisë, për shkak se për nga ndërtimi zgjasin disa vite, parashikohen në një instrument qeverisës të njohur si buxheti afatmesëm. Në këtë instrument, qeveria përshtat nevojat e pritshme trevjeçare me mundësitë financiare të buxhetit.

Lexo edhe:

Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori, Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

Rama nxjerr pamjet e një shtese të legalizuar nga ASHK. Po Lorena a ka përgjegjësi?

Me pak fjalë, nëse buxheti është, fjala vjen, 100 lekë, qeveria përcakton se cilat projekte do të financohen me këto para. Qeveria ka mundësi që, për projekte të tjera, të shkojë të kërkojë programe të ndryshme ndihme, si, fjala vjen, nga Bashkimi Evropian, ose të kërkojë financim privat përmes skemës së partneritetit publik dhe privat.

Ligji i fundit i buxhetit i miratuar nga parlamenti vitin e kaluar gjendet këtu [link], ndërsa lista e investimeve me programet trevjeçare gjenden te dokumenti në eksel i titulluar Lista e Projekteve te Investimeve Publike 2025-2027 [këtu] Dokumenti bart dy tabela, njëra paraqet investimet e planifikuara me burime të brendshme dhe tjetra, me burime të huaja, ku përfshihen kreditë dhe donacionet.

Projektet e financuara

Belinda Balluku gjatë inspektimi

Lista e projekteve që kanë lidhje me infrastrukturën rrugore të financuara nga burimet e brendshme paraqitet në qelizat 140 deri në 166. Në këto qeliza dallohet se shumica dërrmuese e parave pritet të shkojnë për kontratat koncesionare ekzistuese si dhe për autostradën Elbasan – Qafë Thanë dhe Elbasan Lekaj. Këto dy projekte të ndara në 14 faza pritet të kushtojnë në total 40 miliardë lekë ose rreth 400 milionë euro dhe do t’i shtojnë vendit rreth 100 kilometra autostradë, me një kosto mesatare prej mbi 4 milionë eurosh për kilometër, pa shtesat e zakonshme të punimeve. Punimet për këtë aks janë planifikuar të përfundojnë në vitin 2027.

Projekti tjetër i madh është zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës. Në buxhet parashikohet që do të kushtojë 12.5 miliardë lekë ose 125 milionë euro por shqiptarët do të duhet të presin së paku vitin 2029, nëse punimet nuk shtyhen, për ta parë të përfunduar. Faza e parë dhe e dytë ka nisur, por pritet të përfundojë pas vitit 2027 ndërsa faza e tretë pritet të nisë në vitin 2026 dhe faza e katërt dhe e pestë, në vitin 2027. Afati i përfundimit të punimeve për këto tre fazat e fundit është viti 2029.

Projekt tjetër i kushtueshëm është rruga Berat – Ballaban, e cila pritet të kushtojë 66 milionë euro sipas vlerësimit të buxhetit dhe do të mbarojë gjithashtu pas vitit 2027. Përmirësimi i rrugës ekzistuese Kombinat – Ndroq – Plepa do të kushtojë afërsisht 48 milionë euro dhe pritet të përfundojë në vitin 2028 nëse nuk do të ketë shtesa.

Unaza e Tiranës, e cila aktualisht është e hapur për trafikun, do të ketë punime plotësuese që do të vijojnë deri pas vitit 2029.

Aktualisht qeveria ka tre kontrata koncesionare për rrugët, të cilat i kushtojnë taksapaguesve miliona. Kontrata e Rrugës së Arbrit na kushton rreth 36 milionë euro në vit për një total prej 400 milionë eurosh dhe do të vijojmë ta paguajmë deri në vitin 2031. Kontrata e Rrugës së Kombit na kushton 7 milionë euro në vit në formën e “subvencioneve” nga buxheti, përveç dhjetëramilionëve të paguara nga përdoruesit dhe sipas dokumentit të buxhetit, do të vijojë të na kushtojë deri në vitin 2032 për një total prej gati 100 milionë eurosh. Kontrata e tretë është ajo e segmentit rrugor nga Porti i Jahteve në Orikum për te tuneli për në Palasë, e cila do të marrë afërsisht 9.5 milionë euro në vit deri në vitin 2034.

Sa i përket projekteve me financim të huaj, projekti i ‘Bypass’-it të Tiranës, i cili do të lidhë autostradën e veriut me autostradën e Elbasanit, pritet të kushtojë afërsisht 240 milionë euro dhe është financuar nga Bashkimi Evropian.

Një projekt tjetër, ai i rrugës Qukës – Qafë Plloçë, pritet të kushtojë 260 milionë euro sipas vlerësimit aktual, ka ngrënë sakaq 190 milionë euro dhe financimet planifikohen të shtrihen deri pas vitit 2027.

Rrugët e pafinancuara

Shtrim rruge me asfalt

Në listën e projekteve për financime të huaja, shënohet projekti ‘Bypass’ i Elbasanit’ me kosto 22 miliardë lekë, por për këtë projekt financuesi është “i paspecifikuar”, që do të thotë se nuk është gjendur ende. Teorikisht, projekti duhej të kishte nisur zbatimin në vitin 2024 dhe do të duhej të përfundojë në vitin 2028. Por për momentin asgjë nuk ka ndodhur.

Mungesa e autostradës që duhet të shmangë trafikun në qytetin e Elbasanit ka gjasa do të ulë në mënyrë dramatike rendimentin e përdorimit të të gjithë autostradës Lekaj – Qafë Thanë për shkak se, pasi përdoruesit të përshkrojnë 30 kilometrat e para me shpejtësi, fjala vjen, 100 kilometra në orë, do të ngecin në trafikun e Elbasanit.

Projekti tjetër madhor pa financime është ai i autostradës që duhet të lidhë ‘bypass’-in e Tiranës me fshatin Lekaj, pra me Korridorin Tetë dhe me superstradën drejt jugut. Autostrada do të duhet të ndërtohet nga Ura e Beshirit në Tiranë përmes luginës së Pezës për të dalë në fshatin Lekaj në Kavajë pasi të kapërcejë një terren kodrinor.

I njohur si Korridori Qendror, kjo duhet të jetë autostrada që do të shmangë trafikun famëkeq në Unazën e Durrësit si dhe do të heqë një pjesë të trafikut në superstradën Tiranë – Durrës. Ky është një projekt që supozohet se do të kushtojë qindramilionë euro dhe që është i pafinancuar as me burime të brendshme dhe as me burime të huaja. Qeveria ka hedhur disa herë idenë e dhënies me koncesion dhe bërjes së kësaj autostrade me pagesë, gjë për të cilën planet nuk kanë ecur dot përpara.

Shkodra, rruga lidhëse e së cilës me Tiranën është ndërtuar në vitet 2000 pa karrexhatë rezervë dhe që aktualisht është gjithmonë e mbingarkuar me trafik dhe rrezik të lartë aksidentesh, ka gjasa do të mbetet me të njëjtën rrugë për një kohë të pacaktuar. Nuk ka projekt të planifikuar për financim për këtë segment rrugor që lidh kryeqytetin me qytetin më të madh të veriut dhe më tutje me Malin e Zi. As nuk ka projekt për të ndërtuar ‘bypass’ për Shkodrën për të anashkaluar nyjen e Bahçallëkut.

Plani i qeverisë ishte që për segmentin Milot – Balldre, i cili duhej të shmangte trafikun në Lezhë, të jepej me koncesion. Fillimisht qeveria ia dha koncesionin një kompanie vendëse, e cila nuk kishte kapitale dhe nuk gjeti dot financime ndërsa tani, një tender i hapur para zgjedhjeve, u shpall i dështuar pas zgjedhjeve.

Teorikisht rruga Qukës – Qafë Pllocë do të duhet të shërbejë si alternativë ndaj rrugës aktuale Qafë Thanë – Qafë Pllocë, e cila kalon përmes qytetit të Pogradecit. Planet për një autostradë për të lidhur Qafë Thanën me Korçën dhe më pas me kufiri grek mbeten të pafinancuara.

Paratë për portin

Një pjesë e konsiderueshme e kapacitetit investues të buxhetit të shtetit përgjatë viteve të vijim është caktuar nga qeveria që të shkojë për ndërtimin e një porti të ri, pasi portin ekzistues të Durrësit e ka dhënë për ndërtim pallatesh. Qeveria fillimisht pretendoi se porti i ri, i cili do të duhet të ndërtohet para se ky ekzistuesi t’i jepet Alabarit, do të ndërtohej me shpenzime private.

Kjo punë nuk shkoi gjëkundi kështu që qeveria iu drejtua burimeve të buxhetit. Aktualisht projekti i qeverisë është që të ndërtojë një port të ri me kosto finale të papërcaktuar, por që për fazën e parë janë caktuar të shpenzohen 49 miliardë lekë ose 490 milionë euro. Kostoja e fazave të tjera do të duhet të zbulohet gradualisht gjatë viteve në vijim. Ky është plani për portin e mallrave. Ka edhe një plan të dytë.

Në mënyrë që të lirojë Portin e Durrësit për ndërtimin e pallateve, Shqipërisë i duhet të ndërtojë një port të ri ushtarak. NATO duket se nuk lejon që porti aktual të zihet pa u zëvendësuar me një port të përshtatshëm për të garantuar sigurinë e vendit. Për këtë arsye, projekti i dytë i qeverisë, i caktuar për t’u paguar me burime të brendshme, konsiston në ndërtimin e një porti të ri detar ushtarak në Porto Romano, me kosto të vlerësuar aktualisht prej 38 miliardë lekësh ose 380 milionë eurosh.

Deri në këtë moment, pa marrë parasysh kostot e mundshme shtesë, qeveria ka në plan për të shpenzuar 870 milionë euro për të liruar Portin e Durrësit për pallate. Kjo është një shifër që do të kishte mjaftuar për të ndërtuar shumë nga segmentet rrugore të domosdoshme të cilat aktualisht nuk janë të financuara, sy bajpasi i Elbasanit me kosto 220 milionë euro apo një rrugë e re për Shkodrën./ BIRN

Etiketa: AlabariballukuinfrastrukturaLista e projektevemilionaMilot-Lezhë-ShkodërRamarrugetShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori, Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

18:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

Rama nxjerr pamjet e një shtese të legalizuar nga ASHK. Po Lorena a ka përgjegjësi?

17:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Pasi i la rrugët rrugëve, Edi Rama shkon me helikopter në Vlorë

13:32 : 16/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Prokuroria e Posaçme është identike me periudhën e diktaturës komuniste

12:11 : 16/07/2025
AKTUALITET

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

11:31 : 16/07/2025
AKTUALITET

Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

18:28 : 15/07/2025
Para

Humb jetën pushuesi në plazhin e Darëzezës, dyshimet e para

TË GJITHA

Serbia e mbushur me mercenarë rus, kampet e ngritura synonin grusht shteti në Moldavi

20:48 : 16/07/2025

Dash Sula “futet” mes sherrit Lapaj-Shabani: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda

20:39 : 16/07/2025

Lookman kthehet në prioritet për Interin, zikaltrit gati të shpenzojnë 40 milionë euro

20:34 : 16/07/2025

Dyshime për celularë, Policia e Burgjeve kontrolle blic në institucionet e paraburgimit në Tiranë

20:19 : 16/07/2025

Gjendet i vdekur brenda makinës një 29-vjeçar në Astir

20:13 : 16/07/2025

Emanuele Ndoj nuk i ndahet Italisë, firmos me klubin e njohur

20:09 : 16/07/2025

Nga AKU te Agjencia e Barnave, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

20:08 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com