• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Njihuni me “të forten” e Gjirokastrës Zamira Rami, ja arroganca me vartësit e saj (Video e zbardhur)

10:29 : 13/04/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pamjet filmike tregojnë sesi kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami shkarkon me arrogancë drejtorin e Ujësjellësit të këtij qyteti Dasho Qeli, i cili prej 8 vitesh ishte në krye të UKGJ.

E shfaqur me një prepotencë dhe një etikë jashtë normale, Zamira Rami ushtron presion edhe ndaj administratës së UKGJ.

Ndërkohë kur flet me motrën e Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, toni i Zamirës ndryshon tërësisht.

Më poshte ndiqni arrogancën që shfaq kryebashkiakja e zgjedhur nën siglën e LSI:

Juristja: Mirëseardhët zonja kryetare.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Zamira Rami: Ku e keni sallën e mbledhjeve. Sallën e mbledhjeve keni pra për të bërë prezantimin e drejtorit të ri?

Juristja: Mbledhja do bëhet në zyrën e drejtorit, e ka ai celësin, unë nuk kam celës.

Zamira Rami: Drejtori nuk është më drejtor, është ish drejtor e dashur. A je jurist këtu ti? Të dërgova një shkresë mos gaboj.

Juristja: Po.

Zamira Rami: E njoftove ish drejtorin?

Juristja: Po ishte këtu dhe ja dhashë. Më tha që do vijë për pesë minuta se ka dalë.

Zamira Rami: Kush të tha që do vijë për 5 minuta, cili drejtor?

Juristja: Dasho Qeli.

Zamira Rami: Ah Dasho Qeli që tha do vijë për 5 minuta?

Juristja: Po.

 

(Debati vazhdon jashtë në korridor mes Zamira Ramit dhe juristes.)

Zamira Rami: E dashur të kam dhënë urdhër ti si shefe e personelit me përgjegjësi juridike të lajmërosh gjithë administratën të jetë këtu në orën 1 për të bërë këtu prezantimin e drejtorit të ri të Ujësjellësit.

Juristja: Shkresa nuk thoshte që e gjithë administrate duhet të jetë në prezantim sepse punonjësit janë në terren.

Zamira Rami: E dashur të kam dhënë një urdhër që e gjithë administrata të jetë prezent. Je juriste, je shefe personeli?

Juristja: Administrata është këtu, një pjesë e punonjësve janë në terren thuajini drejtorit t’I lajmërojë.

Zamira Rami: Nuk kam punë me drejtorin kam punë me ty që të kam përgjegjëse të administratës të personelit. Të kam dhënë një urdhër që duhet t’I lajmëroje të gjithë me urdhër të kryetares së bashkisë. Të kam dhënë një urdhër të tillë?

Juristja: Ja ku e kam shkresën nuk thotë kështu.

Zamira Rami: (duke bërtitur) Ku e ke?

 

Pas 5 minutash vjendrejtori i shkarkuar Dasho Qeli kthehet në zyrë dhe Zamira Rami në korridorin e Ndërmarrjes së Ujësjellësit e rrethuar nga shefja e Kabinetit Entela Bani, drejtori i Policisë Bashkiake, tre policë bashkiakë dhe shoferi i saj.

Zamira Rami: Shefja e Personelit, juristja ku është?

Ekonomistja: Kaloi përpara.

Zamira Rami: (në formë urdhëri) Gjithë administratën ta kaloni brenda.

Dasho Qeli: (vijnë administrata) Jo juve jo juve, kur t’ju thërrasë unë do vijë kryetarja një herë.

Zamira Rami: Do vijnë të gjithë se i dua brenda për prezantimin. (urdhëron) Kaloni të gjithë brenda.

Dasho Qeli: Po e bën kot tani?

Zamira Rami: O zotëri bëhet prezantimi i administratorit të ri. (duke bërtitur) gjithë administrata kalon brenda. Të gjithë brenda. Zotëri të lutem shumë. Të gjithë brenda(duke ulëritur). Momenti brenda në zyrë.

Dasho Qeli: Bjere një cik atë shkresën(shkresa e shkarkimit) Një proces-verbal kush do ta mbajë?

Zamira Rami: (duke i’u drejtuar punonjësve të Ndërmarrjes së Ujësjellësit) Atëherë. Besoj se në gati 9 muaj punë që kam si kryetare e Bashkisë së Gjirokastrës, nuk kam pasur as predispozitën e mirë për t’ju njohur si punonjës të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve SH.A. në qytetin e Gjirokastrës dhe as mundësinë që të ishim së bashku bashkëpunëtorë. Sot ne jemi mbledhur këtu që të bëjmë prezantimin e administratorit të ri të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimit Sh.A. për Gjirokastrën. Sic e dini reforma e re territoriale, ka përcaktuar kufijtë e rinj për të 61 bashkitë në Republikën e Shqipërisë dhe në kuadër të kësaj reforme, do të ketë edhe një riorganizim në lidhje me Ndërmarrjet e Ujësjellësit. Ky proces……

 

(Hyn motra e ministrit Arben Ahmetaj punonjëse e Ndërmarrjes së Ujësjellësit Gjirokastër)

Zamira Rami: Hajde mi Lika hajde ku je ti, hajde këtu brenda. Ky proces do të përfundojë në fund të vitit 2016. Unë sot këtu kam ardhur për të prezantuar administratorin e ri të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve që është zoti Bashkim Tola. I uroj shumë suksese në këtë detyrë dhe në këtë sfidë kaq të madhe që ke marrë përsipër për bashkinë e re të Gjirokastrës. Sigurisht që ne duhet të jemi si një trup i vetëm tashmë që kemi gati 9 muaj që të jemi ëkshtu por nuk e kemi realizuar dot. Jam e bindur në aftësitë tuaja, jam e bindur në bashkëpunimin tuaj dhe jam shumë e bindur që do jemi shumë afër qytetarëve me investime reale por njëkohësisht edhe pranë shqetësimit të tyre. Unë ju falenderoj shumë. Kjo ndërmarrje do të ketë një ristrukturim të ri referuar ligjit dhe referuar gjithë asaj ideje rimenaxhuese për ndërmarrjet e ujësjellësave. Faleminderit. E rëndësishme është se unë bëra sot prezantimin e administratorit të ri. Këto janë cështje të vjetra administrimi, për të cilat ne besoj se në vazhdim, nuk do të kemi fenomene të përsëritura.

Dasho Qeli i drejtohet Arjan Xhanit kryeredaktor i Alpo RTV: Këtë pyetje i’a bëre gabim kryetares, mund të ma kishe bërë mua, është gjithë administrata dhe nuk është e vërtetë ajo që thoni juve. Në qoftë se ju ka blerë juve të Alpos, është tjetër gjë. Nëse keni filluar të shiteni dhe të bliheni e keni gabim. Gjithë administratën e ke këtu.

Arjan Xhani: Do debatosh me mua, apo do japësh dorëheqjen sot? Po ke debat me mua hajde flasim këtu.

Dasho Qeli: Bëre një pyetje?

Arjan Xhani: Jo se po më thua shitesh dhe blihesh.

Dasho Qeli: Po më tregon dorezat e boksit?

 Arjan Xhani: Ca të dukem unë ty bagëti të dukem që shitem dhe blihem unë ty apo të duken gjithë njerëzit bagëti ty?

Dasho Qeli: Vazhdo dil përjashta.

Arjan Xhani: Jo mo jo nuk urdhëron ti nga ky moment, urdhëron drejtori tjetër.

Zamira Rami: Çohu nga karrikja Dasho, se që prej ditës së premte, kjo karrike i takon zotit Bashkim Tola.

Dasho Qeli: Po ske asnjë lloj dokumenti moj vajzë, je në kundërshtim me ligjin. Je në kundërshtim me ligjin po të them.

Zamira Rami: Unë nuk jam as vajza jote dhe as fëmija e fëmijëve të tu.

Dasho Qeli: Mua më vjen keq se je në kundërshtim me ligjet por unë sa…..

Zamira Rami: Në qoftë se të vjen dhe në kundërshtim me ligjin keq ka një sërë institucionesh dhe nomeklaturash ku mund të drejtohesh të kërkosh të drejtën tënde meqënëse unë nuk kam respektuar hapat….

Bashkim Tola: Dasho…..

Zamira Rami: Lironi ju lutem karriken për të zenë vendin tuaj administrator i ri i Ndërmarrjes së Ujësjellësit.

Dasho Qeli: Jeni në shkelje të plotë të ligjit megjithatë unë e pranoj vullnetin tënd….

Zamira Rami: E drejta dhe liria e fjalës është….

Dasho Qeli: Unë e pranoj dhe jam plotësisht i gatshëm jo të largohem nga ty pasi unë largohem nga kjo punë jo nga ajo që thatë ju po me ju nuk mund të punohet….

Zamira Rami: Sigurisht ju zotëri e keni parë veten si kryetari i bashkisë dhe e keni parë Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve si një aktivitet privat, me pronësi shqiptare dhe të huaj. Prandaj kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrëës, nuk ka mundur dot të bashkëpunojë me ty në këto 9 muaj si administrator i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve. Kjo ka qenë e vetmja arsye pavarësisht këmbënguljes, përulësisë dhe edukatës që kam përdorur me ju i nderuar ish administrator……….

Dasho Qeli: Me ju takohemi në gjyq….

Zamira Rami: Sigurisht me shumë kënaqësi, shumë kënaqësi, shumë kënaqësi.

Dasho Qeli: Unë jam i kënaqur që kam punuar tetë vjet me këta shokë….

Zamira Rami: Më vjen mirë dhe mua që je i kënaqur.

Dasho Qeli: Dhe kam bërë maksimumin për qytetin tim. Jam shumë i gëzuar se i kam sjellë ujësjellësit 5 milionë euro jo vetëm kaq, por edhe 9 milionë euro të tjera që i kam firmosur unë dhe ish kryetari i bashkisë Flamur Bime. Gjithë kjo i dedikohet punës të bërë gjithë stafit dhe gjithë drejtorisë dhe mbështetjes s ëish kryetarit të bashkisë Flamur Bime. Deri tani s’kemi parë ndonjë projekt nga ju ose ndonjë përkushtim megjithatë punë të mbarë.

Zamira Rami: Do shikosh në të ardhmen. Ju keni bërë detyrën karshi komunitetit.

Boldnews.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Fotolajm / Gysi krimit, drogës dhe Ramës, drejtor i antikorrupsionit të kryeministrit, ja si shprehet

TË GJITHA

Analiza: Gara e fortë e listave të hapura dhe zhbërja e politikës nga makineritë elektorale

14:51 : 12/05/2025

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme”, PS – numëruesve: Mos luani me zjarrin e ligjit

14:39 : 12/05/2025

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

14:32 : 12/05/2025

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

14:24 : 12/05/2025

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com