Një aksident rrugor është shënuar paraditen e kësaj të shtune në unazën e Tiranës, pranë rrethrrotullimit të Shkozës.
U raportua se në ngjarje janë përfshirë dy automjete, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Trafiku në zonë paraqitet i ngarkuar, ndaj këshillohet që drejtuesit e mjeteve të shmangin kalimin në këtë segment deri në normalizimin e situatës.