• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qyteti që hëngri dritën: Shqipëria që po zbardhet nga njerëzit dhe nxihet nga betoni

14:04 : 08/07/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Felix Bilani

Ai vend dikur kishte zë. Trotuare që mbusheshin me zëra fëmijësh, ballkone që mbillnin lule, rrugë që thërrisnin jetë. Tani, gjithçka është e heshtur. Heshtja është e lartë. Zhurmon më shumë se krismat. Dritaret janë të mbyllura me roleta alumini, pemët janë prerë në emër të “vizionit urban”, dhe nën katet e pallateve të sapongritura ka vetëm bunkerë betoni që askush nuk i quan më shtëpi.

Tirana ka kohë që nuk merr frymë. Ai njeriu i gjatë, me vështrim të fiksuar në qiell dhe dorën që lëviz me ngjyrë gri nuk ndal. Ai ndërton. Ndërton edhe mbi atë që s’mund të ndërtohet. Kullat e tij nuk ngrihen për njerëzit. Ato janë gishtat e një dore gjigante që po mbyt qytetin.

Dhe ndihmësi i tij, nje bojaxhi , lyen gjithçka që ai do. Ai i jep fasadë gënjeshtrës. Çdo fjalë që thotë është ngjyrë. E kuqe kur është për të mashtruar zemrën. E kaltër kur është për të ftohur arsyen. Ai thotë: “Po zhvillohemi!” ndërsa spitalet janë kthyer në thertore dhe shkollat në magazina për largimin.

Një avion ngrihet çdo një orë nga Rinas. Në çdo sedilje, një jetë e braktisur. Në çdo pasaportë, një dëshpërim. Askush nuk qan më kur niset. Sepse vendi nuk është më nënë është kthyer në njerkë që shkel me takë të lartë çdo të ri që guxon të ëndërrojë.

Lexo edhe:

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

“Ai” nuk flet si dikur. Tani ai orvatet të jetë hyjni. Fytyra e tij është gjithkund. Në ekran. Në rrugë. Në ndërtesa. Në ligje. Ai e ka shndërruar shtetin në një zgjatim të vetes. Gjykatat janë hija e tij. Prokurorët janë buzëqeshja e tij. Mediat blera janë altoparlantët e Bojaxhiut.

Ligji është bërë pasqyrë që reflekton vetëm një fytyrë atë të tijën.

Në atë qytet pa fjalë, një njeri shkruan. Në një dhomë të vogël, të mbuluar nga zhurma e vinçave, ai shtyp fjalët si të ishin thirrje. Nuk ka më kush t’i dëgjojë. Por ai shkruan. Ai nuk ka më shpresë, por ka kujtesë. Dhe kjo është më e fortë se çdo propagandë.

Sepse kur kujtesa kthehet në letër, gënjeshtra fillon të plasaritet.

Toka lëviz ngadalë. Si të ishte lodhur nga pesha e gënjeshtrave. Nën kullat që ngrihen si gishtat e një perëndie false, Shqipëria qan. Por nuk dëgjohet. Sepse mbi të ka rënë një zë i madh: zëri i Bojaxhiut që i thotë popullit se gjithçka është mirë. Se duhet të qeshin, të festojnë, të duartrokasin.

Dhe ndërkohë, ata që duan të jetojnë me dinjitet, ecin drejt aeroportit. Me një valixhe. Dhe një fjalë që s’mund ta thonë më askund:

“Më fal, Shqipëri.”

Etiketa: qytetiShqiperiatirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026
SPORT

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026
AKTUALITET

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026
SPORT

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

20:32 : 03/06/2026
SPORT

Formacioni/ Ja si luan sot Kombëtarja, Maran debuton në miqësoren ndaj Izraelit

11:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

10:47 : 03/06/2026
Para

Rrëzohet rekursi, Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

TË GJITHA

Në kërkim për drogë e pastrim parash, 6 të ekstraduar nga Emiratet /EMRAT

21:55 : 05/06/2026

Protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej pas rreth tre orësh qëndrese para Kryeministrisë

21:46 : 05/06/2026

Trump: Çmimet e naftës do të bien kur të zgjidhet situata e Hormuzit

21:41 : 05/06/2026

Video/ Ambasadori i BE shfaqet në protestën kundër Ramës

21:31 : 05/06/2026

OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

21:24 : 05/06/2026

Spital, data centera dhe resort bregdetar/ Mediat izraelite zbulojnë investimet e mikut të Ramës në Shqipëri

21:15 : 05/06/2026

Denoncimi/ Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!

21:10 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetinterbahisbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobet