• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump kërcënon vendet e BRICS me tarifa shtesë

09:01 : 07/07/2025
në BOTA

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se për vendet që përkrahin politikat e aleancës BRICS që shkojnë kundër interesave të shtetit të tij, do të aplikohet një tarifë shtesë prej 10%.

BBC raporton se Trump është një nga kritikët e BRICS, aleancës së krijuar për të rritur praninë e kombeve në arenën ndërkombëtare për të sfiduar SHBA-në dhe Europën Perëndimore.

“Çdo vend që pozicionohet me politikat anti-amerikane të BRICS, do të kenë një tarifë shtesë prej 10%.  Nuk do të ketë përjashtime nga kjo politikë”, tha Trump në një postim në Truth Social të dielën.

Komentet e tij pasojnë kritikat e anëtarëve të BRICS për tarifat e SHBA-ve si dhe propozimin e  reformave në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe vlerësimin e monedhave kryesore.

Vitin e shkuar, lista e anëtarëve të BRICS, veç Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut u zgjerua duke përfshirë Egjiptin, Etiopinë, Indonezinë, Iranin,Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lexo edhe:

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

Vendet e këtij blloku përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së botës.

Udhëheqësit e aleancës, të cilët organizuan një takim në Rio de Zhaneiro në Brazil gjatë kësaj fundjave, kanë kërkuar reforma në institucionet botërore dhe e kanë pozicionuar BRICS si një platformë për diplomaci në një situatë konfliktesh të përshkallëzuara tregtare dhe tensionesh gjeopolitike.

Në një deklaratë të përbashkët nga ministrat e financave të kombeve të BRICS, tarifat u kritikuan si kërcënim për ekonominë globale duke shkaktuar “pasiguri në veprimtaritë ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare.”

Udhëheqësit dënuan edhe sulmet ndaj Iranit, duke i cilësuar si shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

Në samit morën pjesë kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti afrikano-jugor Cyril Ramaphosa. Presidenti i Kinës, Xi Jinping mungoi për herë të parë dhe në vend të tij u dërgua Premier Li Qiang.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ndaj të cilit është lëshuar një mandat arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krimet e luftës në Ukrainë, e ndoqi online.

Në vitin 2024, Trump kërcënoi vendet e BRICS me tarifa 100% nëse do të vijonin me monedhën e tyre  për të kundërshtuar dollarin amerikan.

Etiketa: BraziliBRICSkinakritikasamitishtesetarifatarifa shtesëTrumpvendet

Lajme të lidhura

BOTA

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

16:58 : 03/06/2026
BOTA

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

16:17 : 03/06/2026
BOTA

Telefonata e tensionuar Trump-Netanyahu, anulohet në momentin e fundit sulmi në Bejrut

17:48 : 02/06/2026
BOTA

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

16:07 : 02/06/2026
BOTA

“Të mos isha unë, do kalbeshe në burg”, detaje nga biseda telefonike e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

11:57 : 02/06/2026
BOTA

Pse nuk lejohen tarifa kalimi në Ngushticën e Hormuzit?

15:22 : 31/05/2026
Para

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom