• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua

12:20 : 04/07/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Banka Botërore rekomandoi masa dhe reforma radikale për të përmirësuar më tej transparencën për borxhet shtetërore të vendeve në të gjithë botën.

Në raportin “Radical Debt Transparency” që u publikua së fundmi nga Banka Botërore, vendet në zhvillim me të ardhura të mesme të larta, ku bën pjesë edhe Shqipëria, kanë mungesë transparence në disa segmente të huamarrjes.

Për këto vende, përfshirë Shqipërinë, raporti rekomandon një sërë reformash konkrete për të forcuar transparencën dhe për të parandaluar krijimin e borxheve të fshehura apo të keqmenaxhuara. Grupi i vendeve ku bën pjesë edhe Shqipëria duhet të miratojë një legjislacion që detyron publikimin e detajuar të huave, përfshirë termat e kontratës dhe kolateralin.

Kërkohet që të përcaktohet më qartë definicioni i borxhit publik në përputhje me standardet ndërkombëtare (duke përfshirë edhe detyrimet e ndërmarrjeve publike dhe garancitë), teksa duhet të limitohet përdorimi i klauzolave konfidenciale dhe të ndalohet nënshkrimi i marrëveshjeve që kërkojnë fshehtësi totale.

Lexo edhe:

Shqipëria e “dënuar” të fitojë, mësohet numri i biletave të shitura ndaj Letonisë

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

Të borxhi publik duhet të përfshihen detyrimet e ndërmarrjeve shtetërore, huamarrjet e autoriteteve vendore, detyrimet e kushtëzuara (garancitë, PPP etj.).

Për vendet si Shqipëria kërkohet të rritet roli i Kuvendit dhe i Kontrollit të Lartë të Shtetit në shqyrtimin e strategjisë së borxhit, në aprovimin e huave të reja dhe auditimin e kontratave ekzistuese.

Gjithashtu sugjerohen auditime të rregullta nga institucione të pavarura për huat me risk të lartë (p.sh., të lidhura me burime natyrore apo projekte të mëdha infrastrukturore).

Nëse ndodh ristrukturim i huave vendi ynë duhet të publikojë kushtet e reja të dakorduara dhe të shmangë marrëveshjet selektive.

Grupit të vendeve ku bën pjesë Shqipëria i kërkohet publikimi i një formati të strukturuar hua pas huaje të çdo marrëveshjeje të re borxhi, me termat kryesorë financiarë.

Gjithashtu rekomandohet krijimi i një portali zyrtar mbi borxhin publik ku publikohen kontratat kryesore, raportet e rregullta analitike dhe planifikimi i huamarrjeve dhe vlerësimi i rreziqeve.

Në 2024 borxhi publik arriti në 54,74% e PBB-së, me një rënie prej 2,7 pikësh në raport me vitin 2023. Ky ishte niveli më i ulët i borxhit publik në raport me PBB-së që nga viti 2008. Ulja e borxhit vitin e kaluar nuk erdhi për shkak të një programi të planifikuar, por nga mosrealizimi i shpenzimeve buxhetore sipas planit. Paaftësia për të shpenzuar çoi në një konsolidim fiskal të detyruar. Por ndërkohë një seri detyrimesh nga ndërmarrjet publike dhe të tjera nuk janë të përfshira në treguesit zyrtar të borxhit publik./Monitor

 

Etiketa: Banka BotëroreborxhiEdi RamaShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

Shqipëria e “dënuar” të fitojë, mësohet numri i biletave të shitura ndaj Letonisë

19:01 : 07/09/2025
AKTUALITET

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

12:53 : 07/09/2025
AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
BOTA

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

19:07 : 06/09/2025
AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
Para

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 8 shtator 2025

22:59 : 07/09/2025

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

22:34 : 07/09/2025

Pranga shqiptarit në Greqi, dyshohet se dhu*oi fëmijën e tij 4-vjeçar

22:21 : 07/09/2025

Tirana zyrtarizon pasuesin e Miles, njihuni me trajnerin e ri të bardhebluve

22:07 : 07/09/2025

Metamorfoza e papërfunduar e Melonit

21:57 : 07/09/2025

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

21:38 : 07/09/2025

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

21:20 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com