• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thatësirat dhe mungesa e ujit për vaditje po kërcënojnë sigurinë ushqimore

14:41 : 02/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SHENDETI, SOCIALE

Temperatura të larta dhe ndryshime në lagështi po krijojnë kushte më të favorshme për zhvillimin e baktereve, viruseve dhe parazitëve që mund të kontaminojnë ushqimin. Kjo po çon në rritjen e shfaqjes së këtyre organizmave, në qëndrueshmëri më të madhe të tyre në mjedis, dhe në disa raste, në virulencë dhe toksicitet më të lartë.

Është dokumentuar se ndryshimet klimatike janë një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e rreziqeve të reja, të cilat kërcënojnë sigurinë e ushqimit, shëndetin e bimëve dhe kafshëve, si dhe cilësinë e ushqimeve.

Ndryshimet klimatike po krijojnë një sfidë të re dhe komplekse për sigurinë ushqimore, duke ndikuar në mënyra të ndryshme në zinxhirin e furnizimit me ushqim. Një nga shqetësimet kryesore është se si ndryshimet klimatike po ndikojnë te mikroorganizmat patogjenë që shkaktojnë sëmundje të transmetuara përmes ushqimit.

Pasojat e këtyre ndryshimeve janë të shumëfishta dhe shqetësuese. Së bashku, këta faktorë mund të shkaktojnë helmime ushqimore, zhvillim të rezistencës ndaj antibiotikëve, si dhe akumulim të kimikateve dhe metaleve të rënda në trupin e organizmave të gjallë.

Ndikimi ekonomik i këtyre problemeve është gjithashtu i konsiderueshëm. Humbjet në prodhimin bujqësor, koston e shtuar për kontrollin e cilësisë, dhe pasojat shëndetësore të kontaminimit po krijojnë barrë të rëndë ekonomike për komunitetet dhe vendet e prekura.

Lexo edhe:

Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

Megjithatë, për shkak të numrit të madh të rreziqeve dhe faktorëve të përfshirë, ekzistojnë pasiguri të mëdha në lidhjen midis ndryshimeve klimatike dhe sigurisë së ushqimit. Mendohet se ndryshimet klimatike kanë ndikim të dëmshëm mbi njerëzit, bimët, kafshët dhe sistemet mjedisore, me potencialin për të përkeqësuar frekuencën dhe ashpërsinë e disa sëmundjeve të transmetuara përmes ushqimit.

Kontaminimi i ushqimit nga organizmat infektivë, toksiko-infektivë ose toksigjenë mund të ndodhë në sektorë të ndryshëm të ushqimit, përfshirë prodhimin e kulturave bujqësore, kafshëve dhe peshqve, të këta janë shumë të ndikuar nga faktorët mjedisorë.

Me rritjen e parashikuar të temperaturës globale, pritet që ngarkesa termike në të gjitha sistemet e zinxhirit të ftohjes të rritet. Për më tepër, një rritje prej 2 deri në 3°C e temperaturës do të përgjysmojë kohën e magazinimit dhe do të rezultojë në shtim të prishjes së ushqimit dhe helmimeve, duke çuar në një rritje të kostos ekonomike që do të duhet për zgjatjen e kohës së ftohjes.

Klima Sot: A po cenohet siguria ushqimore nga ndryshimet klimatike në Shqipëri?

Esmeralda Ballesha: – Ndryshimi i klimës është tanimë një sfidë komplekse për sigurinë ushqimore në Shqipëri dhe më gjerë. Rritja e temperaturave, reshjet e çrregullta dhe përmbytjet e shpeshta po ndikojnë drejtpërdrejt në përhapjen e patogjenëve të rrezikshëm në ushqim.

Kushtet e favorshme për përhapjen dhe mbijetesën e baktereve të tilla si S. enterica dhe E. coli, si dhe të viruseve dhe parazitëve të transmetuar përmes ushqimit, janë bërë prezente në rastet e njëpasnjëshme të raportuara së fundmi edhe në media. Këto mikroorganizma përhapen më shpejt dhe qëndrojnë më gjatë në mjedis kur temperaturat janë të larta dhe kur nivelet e lagështisë janë të paqëndrueshme.

Në Shqipëri, gjatë dy viteve të fundit janë raportuar raste të shpeshta, veçanërisht me salmonelë, dhe specifikisht në produktet me origjinë shtazore. Këto raste kanë ndodhur kryesisht gjatë muajve të verës, kur temperaturat e larta vënë nën presion zinxhirin e ftohjes dhe proceset e ruajtjes.

Gjithsesi duhet të kemi vëmendje të veçantë dhe për produktet me origjinë joshtazore pasi kontaminimi mund të vijë në forma të ndryshme. Për shembull, reshjet e dendura që ndodhin në mënyrë të paparashikueshme mund të kontaminojnë burimet e ujit që përdoren për vaditje, sidomos në zonat bujqësore si Fieri, Lushnja dhe Divjaka.

Për pasojë, mund të rritet rreziku që produktet e freskëta të kontaminohen me baktere  nga uji i ndotur. Problemi përkeqësohet edhe nga thatësirat e shpeshta, të cilat ndonëse më të përhapura në verë, tashmë shfaqen edhe në pranverë apo vjeshtë, duke ulur disponueshmërinë e ujit të pastër për vaditje dhe pastrim, çka në mënyrë jo të drejtpërdrejtë shton kontaminimin në prodhimin ushqimor.

Klima Sot: Cilat janë disa nga rekomandimet tuaja në lidhje me sigurimin e ushqimit përballë pasojave të ndryshimeve klimatike, veçanërisht gjatë stinës së verës dhe temperaturave ekstremisht të larta?

Esmeralda Ballesha: – Garantimi i sigurisë ushqimore në të ardhmen, veçanërisht i ndikuar nga kushtet e krijuara nga ndryshimet klimatike, do ta bëjë të domosdoshme të ndërmerren masa të mirëkoordinuara në disa drejtime dhe veçanërisht në aplikimin e teknologjive të reja.

Fillimisht, duhet të ketë investime specifike për të përmirësuar sistemin e monitorimit dhe të kontrollit, ku theks të veçantë duhet të ketë forcimi i zinxhirit të ftohjes në shpërndarje, magazinimi dhe transporti.

Instalimi i sensorëve të temperaturës në kohë reale në pikat e ruajtjes do të ndihmonte në parandalimin e prishjes së produkteve, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta.

Në Shqipëri ka kompani të cilat kanë standarde shumë të larta dhe që janë në gjendje të garantojnë sigurinë e kërkuar dhe të gjurmojnë në çdo moment produktin, por ka dhe të tjera, të cilat do të duhet të përmirësojnë sistemet e tyre në mënyrë që të ulin risqet për prishje të zinxhirit ftohës.

Po ashtu, është thelbësor rishikimi i standardeve dhe ligjeve ekzistuese ushqimore për t’i përshtatur me rreziqet që vijnë nga moti ekstrem, si dhe trajnimi i aktorëve në sektorin e prodhimit për të kuptuar ndikimin e faktorëve klimatikë në sigurinë ushqimore.

Veçanërisht në këtë moment ku Shqipëria është në një proces të përshpejtuar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, përgatitja për situata emergjente përbën një tjetër shtyllë thelbësore, përmes hartimit të planeve të reagimit ndaj kontaminimeve dhe ndërtimit të kapaciteteve laboratorike rajonale dhe më gjerë për analiza të shpejta mikrobiologjike.

Krahas këtyre, sfidat e reja kërkojnë një qasje të integruar ndërdisiplinore dhe bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional. Institucionet e shëndetësisë publike, bujqësisë, mjedisit, meteorologjisë dhe shoqëria civile duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar për të ndërtuar politika të qëndrueshme.

Në këtë kuadër, koncepti “Një shëndet” (One Health), që lidh ngushtë shëndetin e njeriut, të kafshëve dhe të ekosistemit, duhet të vendoset në qendër të çdo strategjie për mbrojtjen e sigurisë ushqimore.

Në këtë kontekst, vlen të theksohet se në Shqipëri aktualisht jemi në një ristrukturim të institucioneve që merren me kontrollin e sigurisë ushqimore, çka mund të përmirësojë ndjeshëm eficiencën dhe koordinimin e sistemit të kontrollit. Duhet theksuar që kjo do të ketë sukses vetëm nëse shoqërohet me burime të mjaftueshme financiare dhe mbështetje teknike.

Në të ardhmen, siguria ushqimore do të jetë gjithnjë e më shumë një sfidë që lidhet me aftësinë për t’u përshtatur me ndikimet e klimës dhe krijimin e sistemeve të prodhimit, të cilat do të jenë në gjendje të reagojnë në kohë. Përdorimi i teknologjisë së avancuar do të jetë i domosdoshëm jo vetëm për të prodhuar më shumë por dhe me kualitet më të lartë.

Skenarët klimatikë parashikojnë një rritje të temperaturave, ulje të sasisë së reshjeve dhe rritje të ngjarjeve ekstreme. Këto do të ndikojnë si në cilësinë, ashtu edhe në sasinë e prodhimit bujqësor.

Për këtë arsye, Shqipëria duhet të investojë në teknologji të reja, zgjidhje të bazuara në të dhëna dhe sisteme të hershme paralajmëruese, si dhe të sigurojë pjesëmarrje të gjerë të komuniteteve lokale dhe aktorëve të tregut në politikat e sigurisë ushqimore.

Vetëm një qasje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë do të garantojë një furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm me ushqim për të gjithë qytetarët.

Klima Sot: Por, a ka Shqipëria kohë për të vepruar?

Esmeralda Ballesha: – Ndryshimet klimatike nuk janë më një kërcënim i së ardhmes, ato janë tanimë realitet i cili po ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e produkteve që konsumojmë. Nëse nuk merren masa të menjëhershme për përshtatje dhe parandalim, rrezikohet jo vetëm shëndeti publik, por edhe siguria ekonomike e sektorit bujqësor dhe agroushqimor, që përbën një shtyllë të rëndësishme për vendin.

Vitet e fundit, këtë e kemi parë dhe të reflektuar në shifra ku bujqësia ka pësuar një rënie të konsiderueshme nga 20% në 16.2% të PBB dhe gjithashtu sistemi i kontrollit të sigurisë ushqimore shumë herë nuk ka qenë në gjendje të parandalojë raste problematike. Nëse nuk merren masa të menjëhershme për përshtatje, monitorim dhe inovacion në prodhimin dhe kontrollin ushqimor, Shqipëria rrezikon të përballet me pasoja sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Dhe përtej sfidave të brendshme, ky është edhe një moment gjeopolitik vendimtar. Në një botë ku fuqitë e mëdha po e trajtojnë sigurinë ushqimore njësoj si sigurinë energjitike; tanimë, ajo nuk është më një çështje ekonomike, por duhet të jetë një çështje strategjike kombëtare./ Klima.al

 

Etiketa: mungesa e ujitShqiperiasigurinë ushqimorethatesiravaditje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

08:18 : 03/07/2025
AKTUALITET

Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

18:47 : 02/07/2025
AKTUALITET

Nesho: Regjim i korruptuar, Rama dëboi 1 milionë shqiptarë nga vendi

08:20 : 02/07/2025
AKTUALITET

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme! Sa janë shifrat për Shqipërinë

20:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

A mund ta prodhojë Shqipëria të gjithë ushqimin që i duhet?

12:38 : 29/06/2025
AKTUALITET

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025
Para

Theu arrestin e shtëpisë dhe kanosi me thikë një qytetar, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

TË GJITHA

Laborator i sofistikuar kokaine, detaje nga operacioni antidrogë në Greqi: U arrestuan 3 shqiptarë

10:23 : 03/07/2025

Tragjike/ Vdes futbollisti 28-vjeçar i Liverpoolit, Diogo Jota

10:21 : 03/07/2025

Vonesa të shpeshta në fluturimet e ‘RyanAir’, revoltohen udhëtarët në Rinas

10:20 : 03/07/2025

Nis me debat seanca plenare në Kuvend

10:18 : 03/07/2025

Intensifikohen zjarret në Kretë, evakuohen turistët dhe banorët

10:09 : 03/07/2025

Vlora pa ujë dhe e mbuluar nga tymi kancerogjen, Rama vizitë të papritur në bashkinë e Dredhës

10:07 : 03/07/2025

Aksident në Bradashesh, një i plagosur (VIDEO)

10:05 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com