• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Elton Qyno

Teksa një ditë më parë SPAK, lexoi pretencën për 7 të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, opinioni publik u zhgënjye nga masat e vogla të dënimit që kërkoi prokuroria.

Ndërsa shumë pak të tjerë e kuptuan se kjo ishte vetëm pjesa e parë e kësaj dosje penale, që ndryshe njihet si dosja Nr.9.

Pasi një dosje e dytë, është ndarë dhe ndodhet në pritje për tu gjykuar dhe që lidhet drejtpërdrejti me vrasjen makabre të Gjin Boriçit alias Ndoj, në 9 Gusht 2020 në Shkodër.

Përfaqësuesit e akuzës Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kërkuan 74 vite burgim për 7 të pandehurit, mes të cilëve dhe ish-drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahit Lita, si dhe ish-shefin e operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri.

Lexo edhe:

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

Në këtë gjykim nuk ishte objekt shqyrtimi vrasja e Gjin Boriçit, por vetëm akuzat e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e Dorian Dulit, Ibrahim Licit, Genc Tafilit, Kleanthi Musabelliut kryer këto në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Si dhe në shqyrtim gjyqësor u morën akuzat e tjera për “Korrupsion”, “Pastrim të produkteve të veprave penale”, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Nxjerrje sekreti hetimor”.

Por një “lumë” bisedash në aplikacionin “Sky” tregojnë se vrasja e Gjin Boriçit, ka qënë më makabre dhe më e pabesa. Gjin Boriçi është vrarë nga shokët e vetë me urdhër të Behar Bajrit dhe njeriu që ka tërhequr këmbëzën e pistoletës, është Denis Brajoviç.

Ndërsa kanë ndihmuar Edmond Preka dhe persona të tjerë si dhe në dijeni të saj ka qënë dhe biznesmeni strategjik, Pëllumb Gjoka.

Pas vrasjes Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, e kanë prezantuar ngjarjen e rëndë si një krim mjaft të rëndë që i ishte shkaktuar grupit të tyre, pasi sipas Bajrit, Licët i kishin vrarë shokun me të cilin kishin qëndruar dhe ngrënë bukë.

Por në fakt e gjitha ka qenë një maskim për të lënë përgjegjësinë penale dhe opinionin se vrasjen e kishin kryer, Licët.

Sot “Ora News” sjell mesazhe të reja nga aplikacioni “Sky” të kësaj vrasje, ku Behar Bajri sillet si shumë i dëshpëruar pas ngjarjes dhe teksa flet me një mikun e vet në “Sky” përpiqet ta manipulojë atë.

Biseda zhvillohet në mesditën e 9 gushtit 2020 dhe mbrëmjen e 17 Gushtit 2020, ku personi ende i paidentifikuar i thotë Behar Bajrit duke i shkruar pikërisht njeriut që organizoi dhe urdhëroi vrasjen e Gjin Boriçit:

”…si je vëlla, a je mirë? Gjynah Gjini, pastë dritë i shkreti, mu dhimt, e paskan shit dikush, e paskan zan fjet krejt vëlla. InshAllah po meret vesh kush e ka ba. Mu dhimt i shkreti Gjin, se kena hangër bukë me të edhe ka ken nji krah me ne tan…”.

Por Behari ia kthen duke i shkruar:”… e di ma vlla gjynah, ja futën ata (Licët), se kanë nesër dy vjetorin e Bardhit… (e ka fjalën për Fatbardh Licin).

A thua vëlla, ato e kanë ba…?”-ia kthen personi i paidentifikuar. Ndërsa Behari i thotë: ”…nuk e di, sjam i sigurtë por tham me hamëndje…rrinte në Laç dhe në Lezhë, ose ja kanë bërë Niklagjinjt, se ka nejt me Nokajt shumë”.

“…i shkreti i paska besu dikujt që ka dal aty…”-i thotë në “Sky” Beharit personi i paidentifikuar.

“…qa me ba, na hekën një shok. Fola me të vllan që par. Ika u pjeka tek shtëpia e Jozit (vëllai i Gjin Borçit) e takova se nuk kishte ken, ishte vetëm dhe i thashë për çfarë nuk kisha ardhur. Tan këto gjana janë veç se ka shpëtuar Lul K**va…(e ka fjalën për Lul Kullën).

Më tej Behari në datën 17 Gusht 2020 i thotë personit të paidentifikuar në “Sky” si më poshtë:

”…po ku e kanë vra dhe në mënyrën si e kanë vra, tham se nuk ka asgja, as kamera asgja. Dhe për kyt tham se nuk del. Por i jati i Ibrahimit ka thanë: “…janë dhe 6 si do të ikun…”. Se 7 janë ba deri tani, Borani me gru, Ferracakët, dhe Titi me Agjën dhe ky, kanë shku 7 deri tash. Jena ba si Çapajt, poligon qitje. Deri sa ti hymë njerë e mirë me ta, dorën e keqë e paskan pas ato shokët e tu…”.

Më tej Behar Bajri vijon ti shkruajë: “…asht një fjalë e vjetër ma mirë si i kryen punët vetë nuk ti kryen kush…”.

Kurse personi tjetër ia kthen duke i shkruar se Gjin Boriçin duhet ta ketë thirur dikush që rri me të, duke i pohuar: “…më duket e kanë thirrë ato, se ai ikte me vrap…me e thir kushdo. Me dal, del se kush e ka ba, por është shumë herët…që të arish afër atyne, kthene rezultatin…”.

Personi që shfaqet në bisedat e “Sky” si i paidentifikueshëm vijon ti shkruajë Beharit në 17 gusht 2020 duke i thënë se: “…të paktën edhe me shku keq nuk bahesh pishman, po njishtu vlla tanë gabojnë. Ato shokët e banën të tynen iku keq, ti nuk asht dasht mi çu fjal e mu pajtu mi ba kumar. Ça asht ba është ba, mos e kthe kyet mbrapa, por jepi vet se ske nevojë për kënd vëlla. Se ti i ke dhënë provat, kapedan…”.

Behari ia kthen duke i shkruar: ”…kapedan nuk dështoj unë, por ke me nigju…por kur ta baj du me shkun te malet o kapedan…si tju thyj krahët, se për numra kot i kam, kur të dush por nuk du me qu pluhun. O kapedan, kur ti veshi këpucët ke me pa te “Neës 24” o Kapedan, se nuk kam dalë në pension unë dhe shpejt ke me nigju, se ky ka me ken viti ma i keq…”.

Ndërsa personi tjetër ia kthen: ”…e di vëlla, pasha allahun, s’ke dështu, as ke me dështu, mi hek ato të pa besë (e ka fjalën për Licët). Po vëlla, tamam po thua me ja thye krahët, jo me çu pluhun kot jo kapedan, po hini taktikave si me të tjerët. Theja krahët nji ka nji, se nuk i len me fluturu bahen pula. O kapedan, jo ti kurrë inshallah me dal aty mo Kapedan te “Neës 24”…”. Me e ban e mos me e dit nga i vjen….”

Kurse Behari ia kthen në “Sky”: ”…jo unë, por kujt ka me ju pre bileta, se nuk gaboj. I bana nja dy vjet shkollë i tesh…(e ka fjalën për burgun). Nuk e kam problem ta dinë…”.

Më tej personi tjetër i thotë Behar Bajrit si më poshtë: ”…pate besim tek Politika se po të mbështet e po të ruajnë, por tash i ke sytë e hapun, ma shumë se kurrë. Po s’ka ma vlla më pas besim, iku ajo kohë, se veç fjalë kanë njerëzit. Sa re aty, ta kthyen shpinën. Ti je shtylla aty, që i jep drejtim, të tjerët janë kot, si ecën fjala…”.

Behari ia kthen:”…kam pas besim te shumë kush, pork am ndryshuar i fije…”.

Ndërsa po në mbrëmjen e 17 Gushtit 2020 Behar Bajri bisedon në “Sky” me një person që ende është i paidentifikuar, ku ky i fundit i thotë:”…po sa më erdhi keq për Gjinin…”.

Ndërsa Behari ia kthen:”…ça me ba, ka fol shumë shok. Nuk ma dhimbt hiq se kundërshtarët e mij i kanë shku në gjenaze…”.

“Jo more…”-ia kthen personi tjetër.

“…ka lujt me shumë porta, veç tu u marë me fjalë andej-këtej. Është përzi në shumë vende, dikun e han kur përzihesh gjithkund. Por nuk e ka vra kush për mu shok, e kanë vrarë se ka përzier dynjan dhe e kam larguar shok. Ata të mitë më fusin stres, se sa shkoj në shpi pistoleta thojnë, rrin tu ba bam bam bam…”-i shkruan Behari./ Ora News

Etiketa: Behar BajribisedatElton QynoGjin BoriçigjiniGJKKOkrimimetamorfozaSkyspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

17:14 : 27/06/2025
AKTUALITET

Pas rrahjes nga gardianët/ I dënuari u vetëvra në burgun e Reçit, Prokuria merr të pandehur 6 policët

16:42 : 27/06/2025
AKTUALITET

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025
AKTUALITET

Flamur Noka tregon arysen pse u thirr në SPAK

11:32 : 27/06/2025
Para

Zjarr në Fier, digjet një stallë dhe dengje bari

TË GJITHA

“Blue Taxi” aksidentohet në mes të Tiranës, përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane

09:06 : 28/06/2025

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025

Këmbimi valutor 28 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:29 : 28/06/2025

Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:17 : 28/06/2025

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com