• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paradoksi i Ministrisë së Arsimit: Shkolla dhe nxënës po, mësues jo!

20:16 : 24/06/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Nga Sebi Alla

Shkolla e re nuk ka zë fëmijësh, e aq më pak mësuesish. Godina ngjan një investim i shkuar dëm, ku të vetmet që thyejnë heshtjen janë tetë fëmijë të kopshtit. Shtatë klasa të shkollës qëndrojnë mbyllur në fshatin Gurrë e Madhe, Njësia Administrative Petrelë, vetëm 13 kilometra nga qendra e Tiranës, por arsimimi i fëmijëve është problem thelbësor për prindërit e 44 nxënësve, prej të cilëve 23 të arsimit fillor dhe 21 arsimit 9-vjeçar.

“Kam mbesën në klasë të pestë, por ka pesë vite që udhëton çdo ditë të procesit mësimor në fshatin Daias,” thotë për Faktoje.al Ermulla Hoxha. Ai tregon se fëmijët çohen herët në mëngjes, nisen me një autobus dhe vajtje-ardhje u duhen tetë kilometra në ditë, në një rraskapitje të vazhdueshme përgjatë vitit shkollor. Situatë e njëjtë raportohet jo zyrtarisht se është edhe në pesë fshatra të tjerë të Njësisë Petrelë.

Shkolla e re ne Gurre e Madhe
Shkolla e re ne Gurre e Madhe

Shkolla dhe nxënës po, mësues jo

Në fundin e vitit të kaluar, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u shpreh se “janë mbi 500 shkolla në rang vendi  që janë të hapura dhe komuniteti i nxënësve dhe mësuesit por edhe struktura të tjera janë prezentë dhe jashtë orarit mësimor dhe aktiviteteve sociale, kulturore dhe sportive. Po flasim në një kohë kur ne sot që flasim kemi me qindra shkolla të rehabilituara në këto vite, të cilat tashmë kanë edhe infrastrukturë sportive”. Në shumë fshatra të vendit shkollat janë, veçanërisht për arsimin fillor, por nuk emërohen mësues në pretendimin e numrit të ulët të nxënësve. “Ka shumë fshatra në vend që nuk u ofrohet arsimi bazë. Ndonëse në një pjesë të tyre ka shkolla dhe ambiente relativisht të mira, nuk emërohen mësues nën pretekstin e mungesës së nxënësve dhe kjo është shkelje dhe mohim për të drejtën e arsimimit”, thotë për Faktoje.al Ndriçim Mehmeti.

Tri shkelje…

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti shprehet se në këtë rast dhe shumë të tjera në të gjithë vendin janë tre shkelje; të Kushtetutës; ligjit të arsimit parauniversitar dhe udhëzimeve të ministrisë. Në nenin 57 të Kushtetutës së Shqipërisë  thuhet: “1. Kushdo ka të drejtën për arsimim. 2. Arsimi shkollor i detyrueshëm caktohet me ligj”.

Lexo edhe:

Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm, shpeshherë në rrjetet sociale

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

Prof Mehmeti thotë për Faktoje.al se arsimi duhet parë si elementi thelbësor i një shoqërie dhe ai nis që nga kopshtet deri në arsimin e lartë. “Shteti është i detyruar të japë shërbimin arsimor aty ku janë, pavarësisht se sa nxënës janë”, thotë Mehmeti. Gjithashtu, nisur nga rasti konkret, Faktoje.al iu referua një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit mbi hapjen e klasave për numër nxënës dhe në rast mosplotësimi do të kalonin në klasa kolektive. Udhëzimi nr 14, datë 10.07.2023 i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në pikën 2 thotë: Në institucionet arsimore kur nuk plotësohet numri i nxënësve në përputhje me pikën A/1 (shënim; pika A/1 “klasat e veçanta në zonat urbane të formohen në jo më pak se 15 nxënës dhe në zonat rurale të formohen në jo më pak se 10 nxënës”), mësimi të organizohet në klasa të bashkuara”.

Më pas në të njëjtin udhëzim përcaktohet edhe numri i klasave të bashkuara. “Numri i klasave të bashkuara përcaktohet sipas këtij rregulli: një klasë kur numri i nxënësve nga klasa I-V është deri dhe 10 nxënës dhe dy klasa kur numri i nxënësve është nga 11-20”. Ky udhëzim është shkelur në rastin konkret në fshatin Gurrë e Madhe, pasi numri i nxënësve të ciklit fillor është 23. Duhet të ishin të hapura të paktën dy klasa. “Përderisa ka një shkollë, plotësohet edhe kriteri i të paktën klasave kolektive, drejtoritë arsimore duhet të emërojnë mësuesit përkatës”, thotë Mehmeti, i cili shton se ka shumë mësues që qëndrojnë në pritje të emërimeve.

Faktoje.al iu drejtua Ministrisë së Arsimit me disa pyetje mbi problematikën e mbylljes së shkollave në zonat rurale dhe moszbatimin e udhëzimit për hapjen e klasave kolektive, por deri në botimin e këtij shkrimi nuk kemi përgjigje

Të rraskapitur në bankë…

Eksperti i çështjeve të arsimit parauniversitar prof Ndriçim Mehmeti shprehet se është e provuar se lodhja fizike (zgjimi herët në mëngjes dhe udhëtimi i gjatë), ndikojnë në mësimxënësie, veçanërisht tek fëmijët e arsimit fillor.

Shkolla ne Daias ku shkojne cdo dite nxenesit e fshatit Gurre e Madhe

Shkolla ne Daias

Shkolla ne Daias
Ne nje nga klasat e shkolles ne Daias ku shkojne cdo dite 44 nxenes nga fshati Gurre e Madhe

“Për një fëmijë që e ka shkollën larg nevojitet zgjim më i shpejtë. Më pas kjo i shton edhe udhëtimin e gjatë, në këmbë ose makinë dhe bie efektiviteti në mësimnxënie”, thotë Mehmeti. Ai vijon më tej se nuk është vetëm mungesa e përqendrimit në orët e mësimit, por edhe pasditja problem për tu përgatitur për të nesërmen. “Një nxënës i ciklit fillor ka orën e mësimit, por me rëndësi mbetet edhe përgatitja pas mësimit”. Ndërsa duke iu referuar rasteve konkrete eksperti shprehet se: “Udhëtimet e gjata ndikojnë në lodhje fizike, por edhe humbje kohe. Një nxënës ka sistemin e tij si fizik ashtu edhe psikologjik në kushte të caktuara që të ketë efektivitet në mësimxënie”, komenton Mehmeti.

Paradoksi

Ne foto: Shkolla ne Daias ku mesojne edhe 44 nxenesit e fshatit Gurre e Madhe

Shkolla e re e ndërtuar në Gurrë të Madhe me një kapacitet për deri në 150 nxënës, qëndron e mbyllur, ndërsa fëmijët e tre fshatrave zhvillojnë mësimin në Shkollën e fshatit Daias, e ndërtuar në vitin 1957.

Ne foto: Drejtoresha e shkkoles ne fshatin Daias, Juliana Jaçaj

Drejtoresha e kësaj shkolle, Juliana Jaçaj, thotë për Faktoje.al se nga arsimi fillor deri në atë 9-vjeçar janë 126 nxënës me një staf prej 13 mësuesish. “Kushtet janë relativisht të mira. Ambientet janë pak të ngushta sepse kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1957 por ka pasur disa rikonstruksione”, thotë drejtoresha Jaçaj. Ajo pranon se shkolla në fshatin Gurrë e Madhe është ndërtuar vitet e fundit dhe ka kapacitet më të madh dhe kushte më të mira, por nuk mund të thotë se përse është vendosur që mësimi për tre fshatra të zhvillohet në një shkollë të ndërtuar që në vitin 1957.

Përfundimi

Arsimi fillor dhe 9-vjeçar është i detyruar në vend, por në shumë zona, veçanërisht në fshatra nxënësit detyrohen të udhëtojnë disa kilometra për tu grupuar në një shkollë të caktuar. Edhe në rastet kur plotësohet kriteri i klasave kolektive shkollat në disa zona nuk funksionojnë, pavarësisht se numri i mësuesve që kërkojnë punë është i lartë. Çështjen e arsimit fillor dhe 9-vjeçar dhe ofrimin e shërbimit në zonën ku banojnë konsiderohet premtim pjesërisht i mbajtur nga Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu./ Faktoje.al 

Etiketa: mesuesministria e arsimitnxenesshkolla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm, shpeshherë në rrjetet sociale

08:45 : 22/10/2025
AKTUALITET

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

14:47 : 20/10/2025
AKTUALITET

Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

08:35 : 19/10/2025
AKTUALITET

U shfaq në shkollë me armë, policia identifikon 15-vjeçarin: E kishte lodër

21:21 : 11/10/2025
AKTUALITET

Vlorë/ 17-vjeçari kapet me thikë në shkollë, procedohet penalisht

14:44 : 09/10/2025
AKTUALITET

Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit kryejnë nevojat në dysheme

21:16 : 08/10/2025
Para

SHBA/ Çmimi i naftës bie ndjeshëm, tregtohet më lirë se para konfliktit Iran-Izrael

TË GJITHA

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

13:34 : 26/10/2025

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com