• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkrimi i Neshos për “Ramaduron”, Berisha: Vjollca Hoxha të kontrollojë mirë para se të sulmojë

13:06 : 24/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Lideri i opozitës Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët, tha se një media e pavarur amerikane si Fox News e kllapos Edi Ramën si Ramaduro i Europës.

“E vërteta është se Edi Rama me Nikola Maduron janë në garë dhe në disa aspekte, Rama i ka edhe më të zeza.”– shprehet Berisha.

Berisha ka komentuar edhe lajmin e publikuar në Top Channel ku shkruhej se “rasti i Agim Neshos në Fox News nuk përfaqëson pozicionin e medias amerikane, por qëndrimet politike të një militanti të opozitës”.

Berisha thekson se “nuk ndodh kurrë që një media botërore siç është Fox apo të tjera, të pranojnë tituj të cilët nuk qëndrojnë. Ndaj dhe më duhet t’i them zonjës Vjollca Hoxha që merret me këto editoriale, para se të sulmosh Fox-in dhe autorët, kontrollo më mirë rregullat që ato përshtatin në publikimet e tyre”.

Lexo edhe:

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

Deklarata e plotë:

“Armiku më i egër i individit, i njeriut, është ai që i dhunon votën dhe fjalën e lirë. Ndaj dhe përpjekja jonë për të ndriçuar në çdo aspekt veprimtarinë kriminale, armiqësore, poshtëruese të narkoregjimit të Edi Ramës dhe personalisht të atij, nuk do ketë të reshtur.

Nuk ka armik më të egër për njeriun se sa ai që nuk të lejon të votosh, të kontrollon vullnetin dhe të kontrollon fjalën e lirë.

Në këtë kuadër, vazhdon dhe do vazhdojë përpjekja dhe beteja jonë gjer ditën e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve.

Gjithnjë e më shumë po ndriçohen të vërtetat e farsës elektorale të 11 Majit.

Përsëri mediat e kontrolluara nga qeveria përpiqen me të gjitha mënyrat që të sfumojnë, që të errësojnë këtë zhvillim dramatik në historinë e Shqipërisë. Nuk lanë tezë pa nxjerrë, secila më bajate se tjetra.

Shkojnë gjer në absurditete të atilla sa zgjedhjet i vodhi qeveria, po tani lufta në Lindjen e Mesme do të shpërqendrojë vëmendjen dhe interesin për këto zgjedhje.

Shkohet gjer aty sa në një kohë kur mediat më të mëdha të botës, pikërisht në kulmin e atij konflikti, damkosin Edi Ramën si Ramaduro, televizione private kombëtare të kontrolluara nga Edi Rama publikojnë editoriale në të cilat përpiqen dhe këtë ta mbrojnë.

Nuk ndodh kurrë që një media botërore siç është Fox apo të tjera, të pranojnë tituj të cilët nuk qëndrojnë.

Ndaj dhe më duhet t’i them zonjës Vjollca Hoxha që merret me këto editoriale, para se të sulmosh Fox-in dhe autorët, kontrollo më mirë rregullat që ato përshtatin në publikimet e tyre.

Është e vërtetë që çdo shkrim ka një autor, por titulli nuk i imponohet kurrë një media botërore në qoftë se ai nuk qëndron.

Dhe unë më këtë rast, e konsideroj një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm pas denoncimit të karteleve të drogës nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, vjen radha tani, një media e pavarur, Fox News, e kllapos Edi Ramën si Ramaduro i Europës.

Por e vërteta është se Edi Rama me Nikola Maduron janë në garë dhe në disa aspekte, Rama i ka edhe më të zeza.

Ndaj dhe vazhdon beteja jonë.”

Boldnews.al publikoi pak ditë më parë një investigim, ku Lori Hoxha, një nga trashëgimtaret e ish-pronarit të ndjerë të Top Channel, Dritan Hoxha, ka hyrë së fundmi në radhën e “invesitorëve strategjikë”, me lejen e kryeministrit Edi Rama.

32-vjeçarja Lori Hoxha, e cila është personazhi kryesor në drejtimin e televizionit Top Channel, ka marrë bekimin e kreut të qeverisë për të ndërtuar një strukturë të kombinuar hoteliere dhe strukturash shërbimi në qytetin e Tiranës. Vendimi është marrë nga Komiteti i Investimeve Strategjike në 10 Prill 2025, rreth një muaj para zgjedhjeve parlamentare, ku Top Channel, si përherë, u rreshtua në krah të kryeministrit Edi Rama.

Kompania përfituese e statusit të “investitorit strategjik” është “Anima Con” shpk. Shoqëria është krijuar në qershor të vitit 2022 nga nëna e Lori, Vjollca Hoxha, vejusha e Tan Hoxhës. Sipas dokumentave të konsultuar nga “Boldnews.al”, Vjollca Hoxha ia dhuron kompaninë vajzës së saj, Loreta Hoxha, në janar të vitit 2025. Më pas, shoqëria “Anima Con” aplikon për statusin e “investitorit strategjik”.

LEXO EDHE:

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

Etiketa: "Ramaduro" i EvropësEdi RamaSali Berishavjollca hoxha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

17:50 : 25/08/2025
AKTUALITET

Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

16:36 : 25/08/2025
AKTUALITET

Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Ja kush punoi nën urdhrat e Ballukut

14:14 : 25/08/2025
AKTUALITET

A do të shkojë PD në Parlament? Berisha: Do përgjigjemi fuqishëm…

13:25 : 25/08/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Berisha: Lubi Balluku transformoi punonjësit e institucioneve në operatorë elektoralë

12:55 : 25/08/2025
AKTUALITET

“Droga si meritë biografike”/ Denoncimi: Rama emëron kriminelin Ergys Hoxha në krye të IKMT

13:09 : 24/08/2025
Para

FOTO/ Çfarë i ndodhi këngëtarit? Luiz Ejlli përfundon në spital: Më filluan krizat kur...

TË GJITHA

Vetëvrasja e 15-vjeçarit, në TikTok kishte postuar përmbajtje satanike dhe dhune ekstreme

08:54 : 26/08/2025

Vijon zjarri në pyllin me pisha të Pish Poros

08:46 : 26/08/2025

Ukraina synon gazin amerikan teksa Rusia ndërron objektivin e sulmeve

08:27 : 26/08/2025

Mbështetje sociale sa për “sy e faqe”! Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon

08:23 : 26/08/2025

Këmbimi valutor 26 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:08 : 26/08/2025

Ulen ndjeshëm temperaturat në vend! Ja sa shënon termometri sot

08:01 : 26/08/2025

Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com