• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, SPAK merr të pandehur kreun e KPP-së Jonaid Myzyrin

12:59 : 24/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri.

Burime për mediat bëjnë me dije se Myzyri do të paraqitet të hënën (30 Qershor) në SPAK, së bashku me avokatin e tij Ermir Beta për t’u marrë në pyetje si i pandehur.

Mësohet se ai është marrë i pandehur për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera” dhe “Shpërdorim detyre”.

SPAK është duke hetuar procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë. Çështja në fjalë po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj.

Burime për mediat bëjnë me dije se Jonaid Myzyri po hetohet për një tender për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Rrëshen (U.Fanit) – Shpal, Shpal – Q.Bene – K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit” (gjatësia totale 58.7 km), me vlerë rreth 2 miliardë lekë.

Lexo edhe:

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

PD: Gramoz Sako, kandidati i PS për Tepelenën, ka marrë 1.8 mln euro tendera nga kjo bashki

Po ashtu, “Boldnews.al” mëson se një ndër hetimet që po zhvillon Prokuroria e Posaçme ndaj Jonaid Myzyrit ka lidhje me shqyrtimin dhe përfshirjen e tij në vendimmarrjen për ankimet mbi prokurime publike të zhvilluara nga institucione të Sigurisë Kombëtare, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, etj.

Sipas të dhënave të siguruara nga redaksia, rezulton se Jonaid Myzyri nuk është i pajisur me certifikatë sigurie dhe për këtë arsye, ai do të duhej të përjashtohej nga vendimmarrja për shqyrtimin e ankimeve mbi tenderat specifikë. Megjithatë, siç duket, ai ka shqyrtuar dhe ka votuar mbi ato procedura, në shkelje flagrante të ligjit.

Gjithashtu, mediat kanë raportuar se kreu i KPP-së po hetohet nga SPAK edhe për favorizimin që i ka bërë kompanisë NRG, me pronarë italianin Marco Genicco dhe bashkëshortja e tij shqiptare, Flutura Nuredini. Ata janë nën hetim të thelluar edhe nga Prokuroria e Tiranës për kontrabandë medikamentesh, me të cilat realizojnë spërkatjen kundër mushkonjave.

Jonaid Myzyri është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme, ku është thirrur nga prokurori Elvin Gogaj për të dëshmuar për hetimet ndaj tij.

Jonaid Myzyri digjet për një mandat të dytë në krye të KPP-së

Jonaid Myzyri u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Parlament. Në janar 2025, Parlamenti shpalli thirrjen për garën e re për kryetar të KPP-së, kur po afrohej fundi i mandatit të Myzyrit.

Në garën e re aplikuan tre kandidatë, mes të cilëve edhe Jonaid Myzyri, që kërkon një mandat të ri. Nga tre kandidatët, vetëm njëri prej tyre, Kreshnik Koka, u skualifikua, pasi nuk mori pjesë në intervistën e strukturuar me gojë.

Në 12 Mars 2025, Këshilli i Ministrave shpalli vlerësimin e kandidatëve të mbetur në garë, ku Jonaid Myzyri mori pikët më të larta, 91 të tilla, krahasuar me kandidatin tjetër në garë, Kreshnik Tërnova, i cili u vlerësua me 82 pikë.

Deri në këtë moment, duket se gjithçka po shkonte në favor të një mandati të ri për Myzyrin. Ligji për “Prokurimet Publike” parashikon që kandidatët duhet, ndër të tjera, të mos jenë nën procedim penal për kryerjen e ndonjë vepre penale (neni 26).

Pra, me marrjen zyrtarisht të pandehur nga Prokuroria e Posaçme, Jonaid Myzyri i “digjet” mundësia për një mandat të dytë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik

Etiketa: i pandehurJonaid Myzyrispaktendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

PD: Gramoz Sako, kandidati i PS për Tepelenën, ka marrë 1.8 mln euro tendera nga kjo bashki

10:43 : 26/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

18:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

19:45 : 24/10/2025
Para

Aksident tragjik në Divjakë/ Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin me motor

TË GJITHA

VIDEO/ Kjo është reklama që provokoi Trumpin dhe shkaktoi ngrirjen e bisedimeve SHBA-Kanada

15:30 : 26/10/2025

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025

VIDEO/ Rrëmbyen dhe i grabitën 64 mijë euro çiftit italian, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar

15:10 : 26/10/2025

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com