• Kontakt
Sunday, June 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka

20:05 : 21/06/2025
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Fierit, Adelina Zarka, duke konkluduar se ajo nuk arriti të kundërshtojë pamundësinë financiare për ndërtimin e një shtëpie dhe një magazine. Megjithëse disa prej konkluziuoneve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK nuk janë gjetur të drejta e të bazuara, ato nuk sollën ndonjë ndryshim në rezultatin përfundimtar.

KPK,  vendosi më 16 shtator 2021 të shkarkojë nga detyra gjyqtaren Adelina Zarka për deklarim të pasaktë të pasurive, mungesë burimesh financiare për krijimin e tyre dhe gjendjen në situatën e konfliktit të interesit. Vetingu i Zarkës u përmbyll vetëm në kriterin e pasurisë.

Kolegji i rrëzoi si të pabazuar shkaqet e ngritur nga Zarka në aspektin procedural, duke vendosur vijimin e gjykimit të ankimit në dhomë këshillimi.

Vlerësimi për pasurinë

Lexo edhe:

Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën! Avokati: Ish-presidenti nuk ka asnjë pasuri

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

Në deklaratën veting gjyqtarja Adelina Zarka ka deklaruar pjesën takuese ½ të një shtëpie banimi në Fier, me dy kate banimi dhe një kat magazine më sipërfaqe 1035 m2, ku sipërfaqja totale ndërtimore është 1176 m2. Ajo ka sqaruar se ndërtimi është kryer gjatë periudhës 2000-2004 dhe se vlera totale e investimit ka qenë 10 milionë lekë.

Komisioni ka kryer krahasimin e vlerës së ndërtimit të deklaruar nga subjekti me vlerën referuese sipas kostove të Entit Kombëtar të Banesave, prej nga është konkluduar se me koston së ndërtimit për vitin 2001, vlera totale e investimit duhej të ishte në shumën 23.5 milionë lekë. Po ashtu, KPK konstatoi se subjekti nuk paraqiti dokumentacion për të vërtetuar se shpenzimet për ndërtimin e shtëpisë kanë qenë 10 milionë lekë, sipas deklarimit të saj.

Si burim për pjesën e investimit të kryer prej familjes së saj, Zarka ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti 66.04 m2 në Fier në vitin 2000 kundrejt vlerës 4 milionë e 45o mijë lekë, por që në kontratën e shitblerjes çmimi i pasqyruar ka rezultuar 600 mijë lekë, vlerë për të cilën janë paguar edhe detyrimet tatimore. Bazuar në këto të dhëna, KPK konstatoi se dukej se Zarka dhe bashkëshorti e kishin realizuar këtë kontratë shitjeje duke shmangur detyrimin për pagimin e taksave ndaj shtetit.

Pretendimet e subjektit se detyrimet ishin paguar dyfish në vitin 2018 në zbatim të një një gjobe të caktuar nga ILDKPKI-ja për këtë situatë, Komisioni nuk i çmoi bindëse për të legjitimuar  si burim për shtëpinë e magazinën, vlerën  e pretenduar nga shitja e apartamentit.

Për disa hua të deklaruara si burim gjatë hetimit administrativ, KPK ka vlerësuar se ato nuk janë deklaruar as më parë dhe as në deklaratën veting, nga për rrjedhojë nuk mund të pranohen si të besueshme.

Duke konsideruar si vlerë të investimit kostot e përcaktuara nga Enti Kombëtar i Banesave në vitin 2001, e llogaritur për 50% të vlerës së pasurisë, subjekti ka rezultuar në KPK me një balancë negative në vlerën 5.7 milionë lekë për krijimin e kësaj pasurie.

Zarka ka kundërshtuar në ankim konkluzionet e KPK për shtëpinë dhe magazinën, duke i cilësuar të gabuara. Ajo ka parashtruar se qëndrimi i Komisionit lidhur me koston e ndërtimit nuk përputhet me dokumentacionin e dorëzuar prej saj; se deklarimi i shitjes së apartamentit në çmimin 4.5 milionë lekë dhe jo 600 mijë lekë sa është shënuar në kontratën e shitjes, duhej të konsiderohej nga Komisioni “gjë e gjykuar”, si dhe të përfshihej si e ardhur e ligjshme e gjithë shuma; ndërsa për huatë ka shpjeguar se janë deklaruar nga bashkëshorti i saj në vitin 2003, në plotësimin e formularit për marrjen e certifikatës së sigurisë dhe duhet të konsideroheshin nga Komisioni si burime financiare të përdorura për investimin e kësaj pasurie.

Pas shqyrtimit të akteve të administruara, Kolegji vlerëson se Komisioni, me të drejtë, nuk i është referuar vlerës së investimit të pretenduar, për sa kohë subjekti i rivlerësimit nuk arriti të paraqiste dokumentacion që do të provonte bindshëm vlerën prej 5 milionë lekësh, të pretenduar si investim për ndërtimin e banesës dhe magazinës.

Në vendim konstatohet se shënimet e mbajtura nga familjarët e bashkëshortit të subjektit kanë qenë në formë manuale, si një listim i thjeshtë shpenzimesh, të pashoqëruara me dokumentacion provues financiar. Po ashtu, trupi gjykues evidenton se e njëjta mangësi në dokumentacionin provues, shoqëron edhe raportin e ekspertimit kontabël të audituesit ligjor, konkluzionet e të cilit janë përfshirë nga subjekti në përmbajtje të ankimit.

“…Argumentet e përdorura nga audituesi ligjor në përllogaritjet e kryera, të cilat lidhen me zbritjen e vlerave të disa zërave nga kostoja totale e ndërtimit, nuk përputhen me të dhënat e të vetmit dokumentacion provues të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit, lista e shpenzimeve në formën e shënimeve manuale të mbajtura nga familjarët e bashkëshortit të saj”, vëren Kolegji dhe shprehet se nga aktet dhe shpjegimet krijon bindjen se ndërtimi i objektit nuk mund të jetë kryer vetëm me punën e familjarëve të bashkëshortit të gjyqtares Zarka.

Foto të gjendjes së investimit në banesë, të pretenduara nga subjekti se u përkasin viteve 2010 dhe 2014, nuk janë gjetur bindëse nga Kolegji, pasi nuk kanë rezultuar të dhëna për kohën kur janë realizuar. Madje, disa prej tyre është konstatuar se është shënuar data e prodhuar nga aparati fotografik që i përket prillit të vitit 2020. Për rrjedhojë, pretendimet për zbritjen e një pjese të shpenzimeve nga totali i kostos së ndërtimit vlerësohet se ka mbetur në nivel deklarativ.

Ndërkohë, KPA nuk e ka gjetur të drejtë përllogaritjen e kostot së ndërtimit të kryer nga ana e KPK. Pas korrektimit të analizës në Kolegj, vlera e kostos totale të ndërtimit është reduktuar me rreth 600 mijë lekë.

Po ashtu, Kolegji, ndryshe nga KPK, duke ju referuar dhe jurisprudencës së mëparshme, vlerëson se Zarka nuk mund të penalizohet për deklarim të pasaktë lidhur me vlerën e pasurisë, vetëm mbi bazën e një niveli krahasimor të vlerës së deklaruar me atë që rezulton nga përllogaritja e kostos së ndërtimit të saj sipas çmimeve të Entit Kombëtar të Banesave.

Në vijim, KPA ka analizuar kundërshtimet e subjektit lidhur me konkluzionet e KPK për bilancin negativ. Trupi gjykues vlerëson të pabazuar pretendimin e subjektit se nga shitja e apartamentit, në analizën e burimeve për ndërtimit e banesës dhe magazinës duhet konsideruar shuma rreth 4 milionë e 450 mijë lekë, sa ka qenë shitja reale dhe jo 600 mijë lekë sa është shënuar në konrtatën e shitblerjes. Kolegji vlerëson se palët pjesëmarrëse në kontratën e shitblerjes kanë shprehur dhe realizuar vullnetin e tyre për një vlerë shitjeje të pasurisë prej 600 mijë lekësh dhe kontrata para noterit publik çmohet se ka forcën e ligjit për palët.

Gjithashtu, duke pasur në konsideratë diferencën e madhe të vlerës mesatare të shitjes në tregun të lirë të banesave, e cila rezulton të jetë 2.8 milionë lekë dhe çmimit të pretenduar prej afro 4.5 milionë lekësh, KPA çmon se nuk provohet se vlera reale e shitjes ka qenë sa ajo e pretenduar. Në vendim konstatohet se nuk është gjetur asnjë gjurmë apo e dhënë që të provojë se shuma prej 4 milionë lekësh e depozituar në bankë nga bashkëshorti i subjektit në të njëjtën datë kur është nënshkruar kontrata e shitblerjes, rridhte nga shitja e apartamentit.

Lidhur me pretendimin e Zarkës se hetimi i Komisionit është kryer në kushtet e “gjësë së gjykuar”, pasi ajo është ndëshkuar një herë me gjobë nga ILDKPKI-ja për mospagimin e detyrimeve për gjithë vlerën e përfituar, trupi gjykues sjell në vëmendje se vetigu i magjistratëve sipas legjislacionit përkatës, aplikohet e kryhet vetëm një herë dhe vendimmarrja u përket organeve të rivlerësimit kalimtar. KPA argumenton se çmimi i shitjes së apartamentit është bërë objekt kontrolli nga Komisioni si pasojë e deklarimit nga ana e subjektit, si burim financiar për banesën e magazinën dhe me qëllim reflektimin e këtij burimi në analizën përkatëse. Për rrjedhojë, Kolegji e gjen të drejtë konkluzionin e Komisionit për të konsideruar si të ardhur të ligjshme nga shitja e apartamentit vlerën prej 600 mijë lekësh, aq sa është përcaktuar në kontratën e shitblerjes.

Trupi gjykues vlerëson se edhe në versionin që kjo shumë mund të konsiderohej si çmimi real i shitjes së pasurisë, përsëri ajo nuk mund të konsiderohej si e ardhur e ligjshme, pasi nuk është përmbushur detyrimi ligjor për shlyerjen e detyrimit tatimor për kalimin e së drejtës së pronësisë.

Kolegji çmon se subjekti nuk arriti të provojë ekzistencën e huave. Deklarata noteriale e hartuar gjatë procesit të rivlerësimit, pas rezultateve të hetimit administrativ, është çmuar me vlerë të kufizuar për sa i përket provueshmërisë së fakteve dhe huatë nuk janë konsideruar në analizën financiare.

Nga përllogaritjet e kryera në Kolegj, pamundësia financiare e subjektit ka rezultuar në vlerën rreth 5.5 milionë lekë, 200 mijë lekë më pak se bilanci negativ i konstatuar në KPK.

KPA ka shqyrtuar dhe shkaqet e ankimit referuar vendimmarrjes së Komisionit, për gjendjen e subjektit në situatën e konfliktit të interesit. KPK ka vlerësuar se subjekti është gjendur dy herë në kushtet e konfliktit të interesit, një herë në vitin 2018 kur ajo ka shqyrtuar një çështje të kompanisë “Bankers Petroleum”, ndërkohë që familjarët i kishin dhënë me qira ambientet e shtëpisë për 3200 euro në muaj që prej vitit 2006 dhe në shqyrtimin e kërkesës së vjehrrit për tu regjistruar si person fizik.

Gjyqtarja Adelina Zarka ka mbajtur të njëjtin qëndrim në ankim ashtu, si dhe gjatë hetimit administrativ, duke parashtruar se KPK e vlerësuar vetëm në kriterin e pasurisë, ndërkohë që e ka vendosur në kushtet e konfliktit të interesit lidhur me çështje të shkëputura, të cilat janë minimale në raport me ngarkesën, problemet dhe presionet që i është dashur të përballojë gjatë gjithë punës së saj.

Kolegji mban në konsideratë faktin se subjekti nuk duket të ketë krijuar në momentin e gjykimit të çështjes penale me kompaninë naftënxjerrëse, një interes të ri pasuror dhe as të ketë dhënë një vendim në favor të interesave të kësaj shoqërie. Për rrjedhojë, konkludohet se sjellja e saj nuk mund të kualifikohet si konflikt interesi.

Lidhur me shqyrtimin e kërkesës së vjehrrit për t’u regjistruar si person fizik, KPA vlerëson se është bërë në kushtet e papajtueshmërisë, situatë e cila bënte të detyrueshme paraqitjen e kërkesës për heqje dorë nga gjykimi i çështjes. Megjithatë, në kushtet kur vetingu është përmbyllur vetëm për pasurinë, është çmuar se nuk mund të kualifikohet si gjendje në kushtet e konfliktit të interesit, por mund të vlerësohej brenda kriterit profesional.

Në përfundim, KPA vlerëson se gjyqtarja Adelina Zarka ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe e gjen të drejtë shkarkimin e saj./BIRN

Etiketa: Adelina Zarkagjyqtarekpapasurivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën! Avokati: Ish-presidenti nuk ka asnjë pasuri

12:36 : 20/06/2025
AKTUALITET

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

12:11 : 20/06/2025
AKTUALITET

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

10:12 : 20/06/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

09:11 : 19/06/2025
AKTUALITET

Prokurori Çlirim Sino kundërshton shkarkimin në KPA

09:17 : 17/06/2025
AKTUALITET

KPA i gjeti të bazuar konkluzionet e Komisionit për shkarkimin prokurorit Hektor Mushi

09:05 : 17/06/2025
Para

REL: Politikanët "abuzojnë" me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

TË GJITHA

IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton! Zbardhet projekti i Julian Morinës

23:40 : 21/06/2025

Horoskopi, 22 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 21/06/2025

Përshkallëzohet lufta/ Izraeli sulmon depot e armëve dhe infrastrukturën ushtarake në Iran

22:43 : 21/06/2025

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Meçollari: Ja çfarë e rrezikon rajonin

22:33 : 21/06/2025

Studimi: Përdorimi i ChatGPT mund të ulë aftësitë e të nxënit dhe të çojë në mendim sipërfaqësor

22:13 : 21/06/2025

U bullizua për peshën dhe u aludua për shtatzëni, Armina Mevlani: Kam probleme shëndetësore

21:58 : 21/06/2025

Lezha në terr! Digjet transformatori, qindra banorë mbeten pa energji

21:37 : 21/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com