Skuadra e Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen për 116 milionë stërlina në total, përfshi edhe bonuset. “Jam i lumtur dhe krenar. E kam pritur prej kohësh këtë moment dhe më në fund ka ardhur”, tha Wirtz si lojtar i ri i Liverpoolit.
Përmes kanaleve zyrtare të “reds” mesfushori-sulmues gjerman ka shpjeguar dëshirën e tij për të ardhur në Angli, duke refuzuar një transferim te Bayern Munich: “Doja një sfidë tjetër, diçka krejtësisht e re. Premier League është kampionati i duhur për të provuar veten”.
“Kam folur me ata që kanë luajtur tashmë në Angli dhe të gjithë konfirmuan se është perfekt për stilin tim të lojës. Qëllimi im është të fitoj gjithçka, çdo vit. Unë duhet të bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme, por dua të pushtoj Premier League dhe të shkoj deri në fund në Champions League. Mezi pres të filloj”, tha Wirtz.