• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Punësime elektorale”/ Si u fry administrata publike në prag të zgjedhjeve të 11 Majit

15:48 : 13/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i të punësuarve në administratën publike u shtua me 1109 persona. Faktoje.al i është referuar shifrave të INSTAT, ku numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,387persona në fund të muajit mars. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024 numri i të punësuarve në shtet është shtuar me 3630 individë.

Edhe pse ligjërisht punësimi në shtet përpara zgjedhjeve është i ndaluar, të dhënat ndër vite tregojnë se administrata publike në Shqipëri është rritur veccanërisht kur ka pasur zgjedhje.

Rasti më tipik ishte në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021. Të dhënat e INSTAT tregojnë se punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua brenda një viti me 7,812 të punësuar, apo 4,5% më shumë.

Punësime elektorale 

“Punësimet elektorale janë një traditë e ndjekur në Shqipëri, sidomos në vitet e fundit kur në tre procese zgjedhore sistemi i patronazhizmit ka diktuar nevojën për mobilizim maksimal të burimeve njerëzore,” shprehet për Faktoje.al Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike.

Lexo edhe:

Rinumërimi nis të martën/ Hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

11 Maji/ Berisha publikon VIDEO-n: Ja si komisioneri fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit

Sipas tij, ky fenomen nuk është i ri, por ka marrë përmasa më serioze në vitet e fundit, siç dëshmohet edhe nga të dhënat për vitin 2021.

“Pavarësisht se është një nga kritikat kryesore në raportet e ODHIR-it dhe OSBE-së ndër vite dhe ka pasur rekomandime për ndërhyrje në legjislacion për parandalim të një situate të tillë, progresi është krejtësisht minimal,” shton Krasniqi.

Ai thekson se në raste të tilla, “Prokuroria dhe SPAK do të duhet të bënin një hetim të thelluar të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale”, ndërsa “Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të hetojë mbi praktikat e ndjekura, që fenomene të tilla të mos përsëriten.” Sipas tij, kjo është një çështje që “duhet trajtuar me prioritet, edhe në kuadër të procesit të integrimit europian.”

Edhe Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare thekson për Faktoje.al  rëndësinë e kësaj çështjeje, duke deklaruar se “jo vetëm ne si aktor lokal, por tashmë edhe OSBE-ODHIR përsërit se në zgjedhje përdorimi i burimeve shtetërore është një nga problemet kryesore në garën për pushtet.”

Ai nënvizon se më shumë sesa asetet materiale, “peshën më të rëndësishme e zënë burimet njerëzore, apo nëpunësit e shtetit,” duke shtuar se “nëse ne kemi një problem me përdorimin e nëpunësve në fushatë, rritja e numrit të tyre e shumëfishon problemin dhe gjithashtu shumëfishon benefitet elektorale të partisë në pushtet.”

Sipas Qiraxhit, kjo është një nga arsyet pse “administrata jonë vetëm rritet, aq sa të krijojë një administratë dyfish më të lartë se vendet europiane.” Ai kujton se “përgjatë pesë viteve të fundit, Qëndresa Qytetare ka denoncuar mbi 100 raste të përdorimit të administratës në fushatë dhe një pjesë e mirë e tyre janë gjetur në përdorim të shtetit për fushatë.”

Cfarë deklaroi Berisha?

Në linjë me shqetësimet mbi përdorimin elektoral të administratës publike, edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryesinë e degës së PD-së në Bruksel, deklaroi se “në 11 maj nuk u bënë zgjedhje, por farsë elektorale.”

Ai vijon të akuzoi qeverinë se ka ndërtuar “një makineri gjigante” të blerjes së votës përmes abuzimit me pushtetin ekzekutiv, duke përfshirë masa të ndaluara me ligj. Sipas Berishës, një nga mekanizmat më agresivë ishte rritja masive e punësimeve.

“Punësoi gjatë zgjedhjeve mbi 10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

Përfundim 

Deklarata e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, se gjatë zgjedhjeve janë punësuar mbi “10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, nuk mbështetet aktualisht nga të dhënat zyrtare. Sipas INSTAT, numri i të punësuarve në sektorin shtetëror për tremujorin e parë të vitit, në prag të zgjedhjeve parlamentare, është rritur me vetëm 1109 persona krahasuar me tremujorin paraardhës. Kështu, ndonëse shqetësimi për përdorimin e administratës në funksion elektoral mbetet i ligjshëm, pretendimi për 10 mijë punësime është i pasaktë në raport me burimet zyrtare si INSTAT./ Esmeralda Top, Faktoje.al

Etiketa: administrataEdi Ramapatronazhistepszgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rinumërimi nis të martën/ Hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

16:06 : 14/06/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Berisha publikon VIDEO-n: Ja si komisioneri fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit

13:21 : 14/06/2025
AKTUALITET

Pasi shkatërroi drejtësinë, Rama shqetësohet pse gjyqet për shpifje zgjasin 7 vjet

09:20 : 14/06/2025
rama inflacion
AKTUALITET

Paradoksi, një vend i varfër që paguan si i pasur

08:27 : 14/06/2025
RAJONI

Kosova pa qeveri 4 muaj pas zgjedhjeve, deputetët nuk arrijnë të zhbllokojnë ngërçin politik

12:04 : 13/06/2025
AKTUALITET

“SPAK nuk guxon ta thërrasë”/ Gjokutaj: Rama përmendet 14 herë në aktakuzën ndaj McGonigal

10:26 : 13/06/2025
Para

Florian Wirtz transferohet te Liverpool, klubi anglez paguan 116 milionë paund për 22-vjeçarin

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 15 Qershor 2025

23:05 : 14/06/2025

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

22:54 : 14/06/2025

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com