• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025
në BOTA

Një raport i publikuar së fundmi nga zyra e senatores amerikane Elizabeth Warren ngre shqetësime mbi mënyrën se si 130 ditët e para të mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump mund të kenë favorizuar Elon Musk-un, njeriun më të pasur në botë.

Dokumenti 14-faqësh, i bazuar në raportime mediatike, deklarata të Shtëpisë së Bardhë dhe studime nga organizata kërkimore, identifikon mbi 100 raste në të cilat kompanitë e Musk-ut dhe pasuria e tij personale përfituan gjatë kohës së tij në njësinë jozyrtare të administratës së Trump, Departamentit të Efikasitetit Qeveritar, ose siç njihet shkurtimisht si DOGE.

Sipas deklaratës në faqen e senatores Warren, raporti përmban një listë veprimesh ku Musk-u ose zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë shkelur normat etike dhe mund të kenë cenuar ligje mbi konfliktin e interesit, duke i sjellë përfitime bizneseve të tij.

Raporti pretendon se këto veprime i kanë shtuar Musk-ut të paktën 100 miliardë dollarë në pasurinë personale dhe i kanë shlyer mbi 2 miliardë dollarë detyrime të mundshme biznesi.

Raporti u publikua pas përplasjes publike këtë javë midis Trump-it dhe Musk-ut, i cili u largua nga DOGE më herët këtë muaj.

Lexo edhe:

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Mbyllja e USAID për të shmangur hetimin mbi Starlink-un

Raporti i senatores Elizabeth Warren pretendon se Elon Musk ka pasur konflikte interesi me të paktën 70% të departamenteve qeveritare, pas marrjes së rolit të tij në krye të DOGE.

Sipas raportit, Presidenti Donald Trump shkarkoi Inspektorin e Përgjithshëm të USAID-it, i cili ishte caktuar për të hetuar lidhjet e kompanisë së satelitëve Starlink me Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Në një nga lëvizjet më të debatueshme të presidencës së tij, raporti pretendon se Trump-i u përpoq të mbyllte USAID-in për të shmangur këtë hetim të mundshëm.

Pas kësaj, ai shpalli një pauzë në programet e ndihmës për zhvillimin ndërkombëtar përmes USAID-it, duke krijuar një boshllëk financiar prej 60 miliardë dollarësh.

Ndër pasojat e anulimit të USAID-it është edhe një pjesë e financimeve për organizatat jofitimprurëse në Ukrainë.

Raporti i Warren-it gjithashtu pretendon se Starlink-u ka arritur marrëveshje ose është në negociata me të paktën 12 shtete, kryesisht në Azi dhe Afrikë, “nën kërcënimin e tarifave”.

Hetimet mbi kompanitë e Musk-ut të bllokuara, autoritetet nuk kanë ndërmarrë veprime

Raporti i senatores Elizabeth Warren pretendon se mbi 40 çështje të hapura nga agjencitë federale kundër kompanive të Elon Musk-ut kanë mbetur pezull për muaj të tërë, pa asnjë veprim publik nga agjencitë rregullatore.

Një pjesë e madhe e hetimeve të bllokuara fokusohen te Tesla, kompania e automjeteve elektrike e Musk-ut.

Sipas raportit, administrata Trump shkarkoi drejtorin e Byrosë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorëve (CFPB) pasi kjo agjenci kishte marrë mbi 300 ankesa për Tesla-n.

Për më tepër, hetimet nga Administrata për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, si dhe Zyra e Pajtueshmërisë së Kontratave Federale, u mbyllën pa përfunduar.

Raporti thekson se Komisioni i Shkëmbimit dhe i Letrave me Vlerë (SEC), i cili mbikëqyr manipulimet e tregut, kufizoi kompetencat për hetime, ndërsa shqyrtonte pretendimet ndaj Tesla-s për teknologjinë e saj të vetëdrejtimit.

Një situatë e ngjashme u shfaq edhe në Administratën Kombëtare për Sigurinë e Trafikut Rrugor (NHTSA), e cila përjetoi shkurtim stafesh nga DOGE gjatë hetimeve mbi aksidentet e Tesla-s të shkaktuara nga funksionet e vetëdrejtimit dhe kontrollit në distancë.

Administrata Trump gjithashtu ngadalësoi punën e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), Autoritetit Federal të Aviacionit (FAA) dhe Shërbimit të Peshkatarisë dhe Kafshëve të Egra (FWS), pasi këto institucione nisën hetime mbi SpaceX-in, Tesla-n dhe xAI-në, kompania e Musk-ut që zhvillon “chatbot”-in Grok, për shkelje mjedisore.

Raporti ngre shqetësime mbi mënyrën se si qeveria ka menaxhuar këto hetime dhe ndikimin e Musk-ut në vendimmarrjet qeveritare.

Kontrata miliarda dollarëshe për SpaceX-in

Gjatë kohës së tij në DOGE, Elon Musk arriti të nënshkruajë ose të vendosë në lëvizje disa kontrata qeveritare me vlerë miliarda dollarë për SpaceX-in, kompaninë e tij të teknologjisë hapësinore me qendër në Teksas.

Administrata Trump shpalli projektin “Golden Dome”, i cili synon të garantojë sigurinë kombëtare të SHBA-së, me një investim fillestar prej 25 miliardë dollarësh, ku SpaceX-i u konsiderua një ndër kandidatët kryesorë për të marrë pjesë në program.

Shtëpia e Bardhë po kërkon gjithashtu një rritje prej 13% të buxhetit të Departamentit të Mbrojtjes, ku SpaceX-i thuhet se do të jetë përfituesi më i madh i këtyre fondeve. Raporti pretendon se kompania e Musk-ut ka siguruar tashmë mbi 7 miliardë dollarë në kontrata qeveritare.

Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) pritet të subvencionojë shërbimet e internetit të SpaceX-it, duke ndryshuar një vendim të mëparshëm për t’i mohuar kompanisë një fond prej 900 milionë dollarësh.

Raporti gjithashtu thekson se Musk-u ka ndihmuar në emërimin e disa figurave kyçe në administratë, duke përfshirë investitorin e SpaceX-it, Jared Isaacman, si administrator të NASA-s, si dhe vendosjen e Michael Guetlein, një ish-anëtar i SpaceX-it, në krye të programit të “Golden Dome”.

Këto emërime kanë ndikuar edhe në një kontratë të mundshme me Pentagonin, ku SpaceX-i do të paguhej për “transportin e ngarkesave ushtarake nëpër botë”.

Raporti akuzon DOGE-n për ndërhyrjen në Sistemin Federal të Pagesave të Thesarit, që potencialisht mund t’i ketë dhënë Musk-ut informacion financiar mbi kompanitë konkurrente që kanë fituar kontrata./Euronews

Etiketa: donald trumpElizabeth WarrenElon MuskmenyratperfitoiTrump

Lajme të lidhura

BOTA

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025
BOTA

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

19:20 : 08/06/2025
BOTA

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025
BOTA

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025
BOTA

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025
BOTA

Qeveria amerikane ka shkurtuar 59 mijë vende pune që nga janari

22:32 : 06/06/2025
Para

Franca "ngushëllohet" me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton "finalen e vogël" ndaj Gjermanisë

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com