• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025
në BOTA

Disa ditë më parë, ata u paraqitën në mënyrë demonstrative në harmoni me njëri-tjetrin, po tani kjo harmoni ka marrë fund – ndoshta përgjithmonë. Elon Musk dhe Donald Trump po shkëmbejnë akuza të ashpra. Ndërkohë, aksionet e Teslës po bien ndjeshëm.

Drejtori ekzekutiv i “Teslës”, Elon Musk, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kanë kritikuar masivisht njëri-tjetrin. Musk, për shembull, mbështeti procedurat e shkarkimit kundër Trump në shërbimin e tij të mesazheve të shkurtra X.

Ai reagoi ndaj rënies prej 14.3 për qind të aksioneve të Teslës në tregun e aksioneve të SHBA-së. Kompania humbi 150 miliardë dollarë në vlerë. Trump ka shkruar më parë në Truth Social se masa më e thjeshtë për buxhetin e SHBA-së do të ishte ulja e “miliarda e miliarda dollarëve” në subvencionet dhe kontratat qeveritare me kompanitë e Musk.

Ligji i planifikuar i taksave shkaktoi mosmarrëveshje

Mosmarrëveshja midis Musk dhe Trump është shkaktuar nga një projektligj para Senatit. Ai propozon reforma gjithëpërfshirëse të taksave dhe shpenzimeve. Por ato do të rrisnin edhe borxhin kombëtar me triliona dollarë.

Lexo edhe:

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi projektligjin me një shumicë shumë të vogël. Trump e akuzoi Musk se e kundërshtoi projektligjin sepse ai propozonte lehtësime për automjetet elektrike. Musk e kishte justifikuar kritikën e tij me deficitin federal dhe e kishte quajtur projektligjin një “gjë të neveritshme”.

Trump më parë e ka lavdëruar në mënyrë demonstrative sipërmarrësin si pjesë të qeverisë. Musk ka drejtuar Agjencinë e uljes së kostove DOGE, ka shkurtuar mijëra vende pune dhe ka siguruar miliarda dollarë në kontrata qeveritare.

Kërcënimet e Musk-ut

Trumpe trajtoi publikisht për herë të parë këtë polemikë me Musk gjatë takimit me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se Musk ishte i motivuar nga interesat e biznesit. Sipas Trump, Musk nuk kishte problem me ligjin – derisa nuk e kuptoi se ai parashikonte edhe ulje prej miliarda dollarësh në subvencione për automjetet elektrike.

Musk e quajti këtë një gënjeshtër. Pronari 53-vjeçar i platformës online X sugjeroi që anëtarët republikanë të Kongresit duhet të mbështesin atë në votimin e ligjit.

“Trump ka tre vjet e gjysmë të mbetura si president, ndërsa unë do të jem këtu edhe më shumë se 40 vjet”, shkroi ai. Muska bëroi shumë postime në X, brenda pak orësh dhe kujtoi kongresistët për rëndësinë e ligjit.

Me një pasuri neto të vlerësuar prej më shumë se 300 miliardë dollarësh, Musk është deri tani personi më i pasur në botë. Vitin e kaluar, ai ka ndarë mbi 250 milionë dollarë në fushatën zgjedhore të Trumpit, pavarësisht se më parë konsiderohej një mbështetës i demokratëve.

Musk mund të përdorë paratë e tij për të financuar sfiduesit e Trumpit dhe anëtarët e Kongresit, që muind të votojnë kundër ligjit.

“Pa mua Trumpi do të kishte humbur”

“Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet”, tha Musk, i cili ka mbështetur Trumpin edhe në disa shtete vedimtare federale, si Pensilvania. Trump tani tha se do të kishte fituar lehtësisht në Pensilvani edhe pa Muskun.

“Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet,” shkroi Musk në X. “Një mosmirënjohje e tillë”, shkroi ai dhe shtoi: “Është koha për të hedhur bombën vërtet të madhe.”

Ai deklaroi se emri i Trump shfaqej në të dhënat që lidheshin me aferën e të dnënuarin për vepra seksuale Jeffrey Epstein. “Kjo është arsyeja e vërtetë pse nuk u lirua,” tha Musk.

Epstein vdiq në një qeli burgu në Nju Jork në vitin 2019. Zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino, dekalroi së fundi se financieri, i cili kishte lidhje të mira në shoqërinë e lartë, kreu vetëvrasje. Departamenti i Drejtësisë i Trump zbuloi disa të dhëna të Epsteinit në shkurt. Musk nuk dha prova për pretendimin e tij. Por gjatë kohës sa ishte këshilltar në qeveri, ai ndërhyri në shumë çështje që tejkaluan fushëveprimin e tij të përgjegjësisë.

Presidenti fillimisht u përmbajt nga komentimi mbi rastin Epstein. Megjithatë, persona të besuar të Trump i thanë CNN se nuk besonin se marrëdhënia e tyre mund të rikuperohej pas sulmit të Musk.

Mosmarrëveshja midis aleatëve dikur të ngushtë rrezikon tani edhe programet hapësinore amerikane. Musk kërcënoi të mbyllte kapsulën “Dragon” të kompanisë së tij hapësinore SpaceX.

Është e vetmja anije kozmike amerikane e aftë të transportojë astronautë në Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). NASA është mbështetur në anijen kozmike që nga viti 2020 si pjesë e një kontrate prej 5 miliardë dollarësh me SpaceX.

Kompania hapësinore SpaceX e Musk mban kontrata qeveritare amerikane me vlerë afërsisht 22 miliardë dollarë. Heqja dorë nga kapsula “Dragon” mund të shkatërrojë programin ISS.

Dhjetëra vende janë të përfshira sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare të mëçarshme. SpaceX thuhet gjithashtu se është e përfshirë ndjeshëm në disa programe të ardhshme të qeverisë amerikane, duke përfshirë transformimin e programit që shërben si mburojë gjigante mbrojtëse nga raketat në hapësirë./ DW

Etiketa: MuskperplasjeTrump

Lajme të lidhura

BOTA

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025
BOTA

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025
BOTA

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025
BOTA

Qeveria amerikane ka shkurtuar 59 mijë vende pune që nga janari

22:32 : 06/06/2025
BOTA

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025
BOTA

Aleati i Trump, Steve Bannon sugjeron dëbimin e Musk në Afrikën e Jugut: Të hetohet për përdorim droge

18:59 : 06/06/2025
Para

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

TË GJITHA

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com