Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga Policia Kufitare në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, gjatë tentativës për të dalë nga territori shqiptar. Në pranga u vu Vuksan Gjoni (Guri), banues në Shkodër.
Gjoni ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale të “Plagosjes”, sipas Kodit Penal të Italisë.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.