• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Republikat tona

15:33 : 03/06/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Pranverë-verë 2025. Vendi del nga një masakër elektorale që nuk la kufi pa shkelur, normë pa thyer, dakordësi pa anashkaluar. Ndërkohë që pritet të vijojë beteja politike, e luftuar së fundmi kryesisht me metoda parapolitike për shkak të asimetrisë së rregullave që favorizojnë partinë-shtet, politika dhe mungesa e politikave publike vijojnë ta çojnë vendin në theqafje të shpejtë dhe të sigurt. Rrugë periferike por të florinjta, partneritete pirat-plaçkitëse që u jepen firmave fantazma pa kapital, pa eksperiencë, pa logjistikë, para të grabitura fondeve publike ditën për diell, investitorë strategjikë që mbijnë më shpesh se kërpudhat (qoftë dhe ato që stolisin oborrin e praruar të kryeministrisë), këto tashmë janë bërë muzikë e zakonshme për veshët e lodhur të qytetar-hallexhiut dhe veshët e mbyllur të shtetar-batakçiut.

Në republikat tona gjithçka ndodh. Monopole që u jepen firmave të caktuara se kështu i do mushka drutë. Investime që ndahen si plaçkë pazari. Grupe të botës së nëndheshme që maten me peshë votash në ditën pas dhe sipas takatit shpërblehen me llokma pushteti. Këto ndodhin rëndom në Republikën e Kleptokracisë, madje qëllon që për këto bëhen edhe filma, siç dëgjon t’i përshkruajnë zëra të pushtetit. Dhe kështu radha ska fund.

Por një skandal mbyt tjetrin në Republikën e Bananeve që as rend dhe stabilitet nuk po prodhon, lëre më demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës, me ndarje të balancuar dhe të kontrolluar të pushteteve. Nuk di ç’të dëgjojë më parë qytetar-mavria a të angazhohet më së pari intelektuali i kapur mes dilemave ekzistenciale të mbijetesës së përditshme. Do të barrikadohet në mbrojtje të kauzave të rrëzuara përdhunshëm, t’i rezistojë përdhunimit rëndom të hapësirës private apo të rezistojë për publiken, atë që tashmë na duket fjalë reaksionare, aq shumë e kanë përdhosur rilindasit e rinj. Apo të trishtohet dhe revoltohet kur lexon korrespondencën e pasur dhe thirrjet telefonike plot pasion mes grupeve kriminale dhe emisarëve të lartë politikë të projektit Rilindje, të cilën as një filozof si Niçe (jo ai i Durrësit), nuk do i jepte dot dum. Se si mund të ketë garanci votuesi i shkretë kur do të shkundë votën që ajo e fqinjit të tij ndërkohë është blerë nga falangat e errëta të narko-shtetit, apo numërues do jenë banda pa maska ditën për diell, kësaj nuk i jep dot shpjegim as ndonjë opozitar i ri, qoftë nga ata me nam dhe mustak apo zë-hollë.

Në Republikën e Fasadës, e rëndësishme është dukja dhe një projekt si Rilindja Urbane apo Fshatare që gjithë-gjithë është sa një pjesëz rruge kombi, reklamohet dhe shitet si sapuni për djathë, pa i’u skuqur a nxirë faqja. Në republikën e lalerizmit, ‘Lejfenizmi’ është ngritur në art dhe Uriah Hippi do skuqej nga modestia po të shihte buxhetin e katërfishuar të Bashkisë që shkon për qokat e kryetar-mavrisë së radhës. Pararendësi, përpos burgut ishte dhe i pafat. Mbillte pemë, por i zinin veç pallate. Hapte puseta, por uji përmbyste sa herë binin disa centimetra shi. Hapte kopshte dhe shkolla me paratë që vilte sa nga taksat e dhjetëfishuara aq dhe nga gobat makute, por nxënësit vazhdojnë të mbipopullojnë klasa. Vijojnë e mbledhin këngëtarë dhe rrogëtarë, futbollistë dhe shqyrtarë, gaztorë dhe të pashkollë, por fshati që duket nuk do kallauz.

Lexo edhe:

Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

Ndikimi politik, korrupsioni dhe kapja e drejtësisë/ Raporti i Brukselit nxin qeverinë Rama

Por e rëndësishme është që nuk u bëhet qejfi qeder dhe i themi rrenat varg pa na u dridhur zëri dhe lëvizur qerpiku. Helbete ka plot nga ata që hanë rrenat për diell. Nga ata veteranët që i ka zënë lufta me pushkë në dorë kur si dhjetëvjeçar me faqe pa dirsur kishin dalë maleve me blerim mbuluar por pa gjermanë të këpusnin ndonjë ballist që u kalonte nëpër ferrë. Apo nga ata që logjikën e vënë mbi kresë si kapele kapteri vënë nxitimthi kur nxiton të bëj rreshtoren e mëngjesit. Në Republikën e Padijes, dija shpesh herë të merr më qafë. Ndaj të pashkollët bëjnë prokopi dhe do i kemi mes nesh përherë dhe më me tepri.

Etiketa: ilir kalemajRepublikatShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

13:09 : 22/07/2026
AKTUALITET

Ndikimi politik, korrupsioni dhe kapja e drejtësisë/ Raporti i Brukselit nxin qeverinë Rama

19:07 : 17/07/2026
AKTUALITET

Fije që priten

12:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Shqiptarët e kanë mbrojtur gjuhën amëtare kur s’kishin shtet dhe flamurin kur s’kishin ushtri!

21:35 : 11/07/2026
AKTUALITET

Deputeti belg: Mbrojtja e Sazanit dhe Vjosë-Nartës duhet të jetë kusht për integrimin në BE

22:42 : 10/07/2026
AKTUALITET

Gazeta italiane: Shqiptarët kanë vrarë frikën, Edi Rama nuk është më i paprekshëm

11:21 : 08/07/2026
Para

Merkato/ Dinamo firmos me një mbrojtës, portieri largohet nga Tirana dhe i bashkohet Vorës

TË GJITHA

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

16:52 : 24/07/2026
Foto ilustruese

“Monologu i Flamingove”/ Rama sherr me Braçen. Deputeti: Emëron anonimë. Kreu i PS: “Mbylle gojën, dil jashtë”

16:43 : 24/07/2026

Astrologia: Kujdes, po vjen java më e fortë e verës! Hënë e plotë shumë dinamike dhe transformuese

16:35 : 24/07/2026

“Atë nënën e përdhu*uan”/ Berisha nxjerr videon e Ramës: Shpirt kërmë dhe ordiner

16:32 : 24/07/2026

Ora luksoze dhe bizhuteri të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë

16:18 : 24/07/2026

Rrufeja godet tufën me bagëti në Pogradec

16:11 : 24/07/2026

“Flamingot” apo mungesa e vizionit, çfarë po e dëmton turizmin në Shqipëri?

16:00 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom