• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

09:21 : 31/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Pronari i kompanisë farmaceutike, “CFO Pharma”, Nadir Çausholli, është dënuar pak ditë më parë me 1 vit burgim për “Manipulim Tregu”, pasi u gjet fajtor për shitjen e një medikamenti me një çmim shumë herë më të lartë se sa tregu.

Megjithatë, falë dashamirësisë së një trupe gjykuese të Apelit, e përbërë nga gjyqtarët Genti Dokollari, Marsela Pepi dhe Irena Brahimi, biznesmeni nuk do të vuaj dënimin në burg.

Në 29 Prill të vitit 2025, Gjykata e Apelit vendosi pezullimin e dënimit me burg, duke e detyruar Nadir Çaushollin të kryejë 80 orë punë publike, si edhe i hoqi të drejtën e administratorit të shoqërisë së tij private për 3 vite.

Hetimi për Çaushollin ka nisur nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2019, pas raportimeve në televizionin “Top Channel” se kompania “CFO Pharma” shiste medikamentin “Soludamin” në shumën 1.357 lekë të reja, ndërkohë që vlera reale dhe ajo që ishte miratuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave ishte vetëm 74 lekë të reja.

Lexo edhe:

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Hoxha: Tritoli në burgun e Fushë Krujës nuk ka qenë ngjarje e sofistikuar, mund të hidhej me dron

Sipas raportimit të televizionit, kompania e Çaushollit, “CFO Pharma e shet medikamentin 180 herë më shtrenjtë, pasi e blen me vlerë 4.8 lekë dhe ua shet pensionistëve 1300 lekë”.

Në foto: Pronari i “CFO Pharma”, Nadir Çausholli

Prokuroria e Tiranës zhvilloi hetime fillimisht mbi dyshimet e kryerjes së veprave penale të “Mashtrimit” dhe “falsifikimit të formularëve dhe vulave”. Në përfundim të veprimeve proceduriale dhe pas kryerjes së ekspertizave, prokurori i çështjes Albert Demirneli e akuzoi për “Manipulim tregu” dhe, në përfundim, kërkoi dënimin e Nadir Çaushollit me 6 muaj burgim, i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, duhej të konvertohej në 4 muaj.

Në Shkurt të vitit 2021, gjyqtari i Tiranës, Erion Bani, i cili aktualisht është transferuar në Gjykatën e Posaçme, e konsideroi kërkesën e prokurorit minimale dhe vendosi dënimin e Nadir Çaushollit me 1 vit e 6 muaj burgim, i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, duhej të vuante dënimin me 1 vit në qeli.

Çështja shkoi në Apel. Në fund të prillit të vitit 2025, trupa gjykuese e shkallës së dytë vendosi lënien në fuqi të vendimit të dënimit për Çaushollin, por e konvertoi dënimin në shërbim në favor të komunitetit.

Çmimi i Nadirit

Në funksion të hetimeve, prokuroria e Tiranës ka marrë deklarimet e pronarëve të disa farmacive në kryeqytet, të cilët rezultojnë se kanë blerë medikamentin “Soludamin” pranë depos farmaceutike “CFO Pharma”, në pronësi të Nadir Çaushollit.

Farmacistja P.Q. ka deklaruar se është furnizuar nga “CFO Pharma” me 10 kuti me nga 10 flakonë secila me “Soludamin”, nëpërmjet faturës datë 4 mars 2019. Ajo deklaroi se, në momentin e pyetjes nga prokuroria, kishte shitur 5 kuti, me çmimin e vendosur në pullë, në vlerën 1357 lekë të reja.

Në foto: Medikamenti “Soludamin”

Farmacisti A.K. deklaroi para grupit hetimor se kishte blerë “Soludamin” tek “CFO Pharma” në 31 gusht 2018 dhe çmimi në pullë ishte 1357 lekë.

Të njëjtat të dhëna paraqisnin edhe të paktën administratorët e tre farmacive të tjera në Tiranë, të cilët rezultojnë se kanë kryerje blerjen e këtij medikamenti gjatë vitit 2019.

Argumentat e Çaushollit

Pas mbledhjes së informacionit paraprak, prokuroria e Tiranës mori në pyetje Nadir Çaushollin. Sipas të dhënave të siguruara nga “Boldnews.al”, rezulton se pronari i “CFO Pharma” pranon se ka një problem me çmimin e printuar në pullat e medikamentit të shitur tek farmacitë, por se “kjo është për shkak të gabimeve të punonjësve të tij”.

Çausholli ka deklaruar se ka importuar fillimisht medikamentin “Soludamin” në vitin 2015, me çmim 1357 lekë dhe me datë skandence nëntor 2017.

Më pas, ai deklaron në Prokurori se kompania ka importuar “Soludamin” në 5 mars 2018, me datë skandence janar 2021. Për këtë grup, ai është pajisur me pullën me çmim 74 lekë nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKPMB).

Në lidhje me kutitë e gjetura nëpër farmaci, Çausholli deklaron se “pullat janë ngjitur gabimisht nga punonjësit e kompanisë së tij dhe se ky është një gabim njerëzor dhe se kutitë me medikamentin “Soludamin” të gjetura në farmaci janë të vitit 2018, por pulla e vendosur në to është e vjetër me çmim 1357 lekë”.

Gjithashtu, ai deklaroi se “janë rreth 1.000 kuti medikamenti “Soludamin” me pullë të vendosur gabim, se diferenca në çmim është rreth 940.000 lekë dhe se në magazinë posedojnë rreth 900 1000 kuti me çmim 74 lekë dhe asnjë kuti medikamenti me çmim 1.357 lekë”.

Dyshimet për falsifikim

Gjatë hetimeve, Prokuroria e Tiranës zhvilloi hetime edhe për falsifikim të pullave të vendosura në kutitë e medikamentit “Soludamin”.

Një raport paraprak i Agjencisë Kombëtare të Barnave kishte konstatuar tek kutitë “Soludaminit”, të marra në farmacitë e ndryshme, parregullsi dhe mungesë të elementëve në pullat që lëshon ky institucion për medikamentet, ku vendoset edhe çmimi i tyre.

Megjithatë, pasi prokuroria mbylli fillimisht hetimet dhe çështja u paraqit para gjyqtarit paraprak, mbrojtja e të pandehurit Nadir Çausholli, paraqiti një raport tjetër, me të dhëna të ndryshme nga ai i pari, të hartuar nga disa punonjës të Agjencisë së Barnave, por pa datë dhe vulë.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Apelit për shpalljen fajtor të Nadir Çaushollit

Në këto kushte, gjyqtari paraprak kërkoi nga prokuroria zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve dhe urdhëroi kryerjen e një ekspertize mbi vërtetësinë e pullave.

Një ekspert i Policisë Kriminale, i ngarkuar për verifikimin, konstatoi se pullat në kutitë e medikamentit “Soludamine” ishin në përgjithësi të ngjashme me ato që përdor AKPMB, megjithëse mungonin disa element. Në përfundim, prokuroria vlerësoi se nuk ishte konsumuar vepra penale e “falsifikimit të vulave”, gjë e cila u pranoi nga gjyqtari paraprak.

Çështja shkoi në gjykim për veprën penale të “Manipulimit të tregut” dhe, në përfundim, gjykata e shkallës së parë Tiranë e dënoi Nadir Çaushollin me 1 vit burgim.

Ai nuk do të shkojë në qeli, pasi Gjykata e Apelit, megjithëse e shpalli fajtor, vendosi që Çausholli të shlyejë dënimin me 80 orë punë publike në shërbim të komunitetit.

Etiketa: burguCFO Pharmadenimigjykata e apelitmanipuloiManipuloi tregunnadir causholliProkuroria e TiranësshpetonSoludamintregun

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

19:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

Hoxha: Tritoli në burgun e Fushë Krujës nuk ka qenë ngjarje e sofistikuar, mund të hidhej me dron

15:11 : 30/05/2025
AKTUALITET

Ka kryer 2/3 e dënimit, Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht

11:04 : 29/05/2025
AKTUALITET

Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, reagon DPB: Nuk u cenua siguria e institucionit

10:39 : 29/05/2025
AKTUALITET

Shpërthimi në burgun e Fushë Krujës/ Dyshohet për tentativë arratisje, bomba ishte artizanale me nitrat

09:49 : 29/05/2025
AKTUALITET

Shpërthim me tritol brenda burgut të Fushë-Krujës, çfarë dyshohet

07:51 : 29/05/2025
Para

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

TË GJITHA

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025

Qershori çel regjistrimet në kopshte, 20 ditë afat! Procedurat që duhet të ndiqen hap pas hapi

09:12 : 03/06/2025

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

09:03 : 03/06/2025

Raporti i KLSH: Shkelja e disiplinës financiare nga institucionet ‘kushtoi’ 10 milionë USD

08:54 : 03/06/2025

DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

08:41 : 03/06/2025

Sylvinho me “dhimbje koke”/ Mungojnë Asani dhe Ajeti! Alarmon Broja në prag të sfidës kundër Serbisë

08:38 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com