• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

16:39 : 28/05/2025
në BOTA

Një nga rastet më tronditëse të abuzimit seksual në historinë e Francës ka marrë fund sot me shpalljen e vendimit për Joel Le Scouarnec, ish-kirurg 74-vjeçar, i cili u dënua me 20 vite burg për 299 raste të abuzimeve seksuale të kryera gjatë tre dekadave të fundit.

Shumica e viktimave ishin fëmijë të moshës mesatare 11 vjeç, djem dhe vajza, të cilët shpeshherë ishin nën efektin e anestezisë apo në fazën e rikuperimit pas operacioneve.

Dënimi u shpall në qytetin Vannes të rajonit të Bretanjës, ku për tre muaj me radhë u zhvillua gjyqi.

Le Scouarnec e pranoi fajësinë në sallën e gjyqit, duke deklaruar: “Isha një kirurg që abuzoi me prestigjin e tij për të sulmuar fëmijë, nuk e mohoj këtë”. Ai gjithashtu shtoi se nuk kërkon mëshirë nga gjykata. Psikiatrit e cilësuan si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

Dënimi i sotëm do të ekzekutohet paralelisht me një tjetër dënim prej 15 vitesh, të marrë në vitin 2020 për katër raste të përdhunimit të të miturve.

Lexo edhe:

Macron emëron kabinetin e ri francez

Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

Gjykata theksoi se Le Scouarnec nuk mund të kërkojë rishqyrtim të dënimit para se të përfundojë dy të tretat e tij, për të shmangur rrezikun e përsëritjes së veprës.

Në deklaratën e tij të fundit para gjykatës, ai tha: “Nuk kërkoj mëshirë. Vetëm më lejoni të përpiqem të bëhem njeri më i mirë”.

Prokuroria kërkoi, në një veprim të rrallë, që ai të mbahet nën mbikëqyrje në një qendër trajtimi edhe pas përfundimit të dënimit, për shkak të rrezikshmërisë së lartë. Nuk është ende e qartë nëse gjykata ka pranuar këtë kërkesë.

Gjatë gjyqit dëshmuan qindra dëshmitarë, përfshirë mbesën e Le Scouarnec dhe një mik familjar, të cilat deklaruan se ishin abuzuar në fillim të viteve 1980. Megjithatë, për shkak të kufizimeve ligjore në Francë, ai nuk mund të ndiqej penalisht për këto raste, pasi ndodhën shumë vite më parë.

Shumë nga viktimat nuk e kujtonin abuzimin, por policia arriti të mbledhë prova të pakundërshtueshme pasi Le Scouarnec kishte mbajtur ditarë digjitalë me përshkrime të detajuara të akteve të tij.

Ky rast ka rikthyer vëmendjen mbi sistemin shëndetësor francez, i cili lejoi Le Scouarnec të vazhdonte të punonte si kirurg, edhe pas një dënimi të mëparshëm në vitin 2005 për posedim të imazheve të abuzimit të fëmijëve.

Pas këtij dënimi, ai nuk u përjashtua nga profesioni. Përkundrazi, punoi në nëntë spitale publike dhe klinika private në pesë rajone të Francës, ku kryente operacione të ndryshme, përfshirë apendektomi dhe ndërhyrje gjinekologjike.

Avokatët e viktimave kërkojnë një reformë të thellë të mënyrës se si trajtohen akuzat për abuzim ndaj fëmijëve, sidomos kur autorët janë profesionistë të shëndetit.

“Për më shumë se 30 vjet kishte sinjale të qarta. Ky njeri përfitoi nga një sistem që i hapi dyert për të vepruar i papenguar”, deklaroi Francesca Satta, avokate e 10 viktimave dhe familjarëve të tyre.

Për shkak të interesimit të madh, shumë viktima ndoqën procesin përmes videolidhjes nga një amfiteatër me 450 vende, i vendosur afër gjykatës që nuk kishte kapacitetin për të pritur të gjithë të interesuarit. Dy salla të tjera transmetimi, të vendosura në një ish-shkollë juridike, u përdorën për përfaqësuesit e mediave dhe publikun.

Etiketa: Abuzoi seksualishtfëmijëFrance

Lajme të lidhura

BOTA

Macron emëron kabinetin e ri francez

21:36 : 05/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

21:43 : 03/10/2025
BOTA

Gjendet i vdekur ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë

15:31 : 30/09/2025
SPORT

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

16:04 : 29/09/2025
AKTUALITET

Manjaku 26-vjeçar i etur për fëmijë, ja si i joshte vajzat/ DETAJE tronditëse – EMRI

22:11 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Fenomen shqetësues”/ INSTAT: 180 aborte për 1 mijë lindje vitin e kaluar

20:12 : 25/09/2025
Para

Punë deri në korrik! Nga Dumani tek aktet e Ramës, agjenda e Kuvendit në 5 javët e ardhshme

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com