• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Maduro arreston një opozitar të njohur, në prag të zgjedhjeve në Venezuelë

13:56 : 24/05/2025
në BOTA

Ndërsa opozita venezueliane ndaj Nicolas Maduros bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të së dielës, një nga figurat e saj kryesore u arrestua të premten, e akuzuar për përpjekje për të sabotuar zgjedhjet.

Juan Pablo Guanipa, një udhëheqës i njohur i opozitës venezueliane i afërt me udhëheqësen Maria Corina Machado, u arrestua të premten i akuzuar për komplot kundër zgjedhjeve legjislative dhe rajonale të së dielës, të cilat u bojkotuan nga opozita.

Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello akuzon Guanipën 60 vjeç, se është një nga udhëheqësit e një rrjeti terrorist.

“Opozitari do të ndiqet penalisht për terrorizëm, pastrim parash, nxitje të urrejtjes dhe dhunës.”

Ministri transmetoi në televizionin publik imazhe të udhëheqësit, me pranga dhe të veshur me jelek antiplumb, përballë oficerëve të policisë të maskuar dhe të veshur me të zeza.

Lexo edhe:

“Fushata e 11 Majit, e lodhshme dhe stresuese”/ Mori mandatin, Tabaku: Aksioni opozitar duhet riformatuar

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u regjistrua procedimi

“U sekuestruan katër telefona, si dhe një laptop. I gjithë plani është aty. Tani ai do të mbahet përgjegjës para gjykatave”, tha Cabello.

Guanipa, ashtu si Maria Corina Machado, kishte jetuar i fshehur që nga zgjedhjet presidenciale të korrikut 2024, në të cilat opozita shpalli fitoren, duke u ankuar për mashtrim.

Këshilli Kombëtar Zgjedhor, i akuzuar se ka vepruar në varësi të qeverisë, shpalli Presidentin Nicolas Maduro fitues të zgjedhjeve pa dhënë detaje mbi votat, duke pretenduar se ka qenë viktimë e sulmit kibernetik që shumë ekspertë e konsiderojnë të pabesueshme.

Për këtë arsye, Maria Corina Machado bëri thirrje për bojkot të votimit të së dielës, duke premtuar qendra votimi bosh.

Një pjesë e opozitës do të marrë pjesë, duke besuar se është e nevojshme të votohet pavarësisht mashtrimeve të qeverisë .

Menjëherë pas arrestimit të tij, në rrjetet sociale të udhëheqësit të opozitës u shfaq një mesazh:

“Nëse po e lexoni këtë, kjo është sepse u rrëmbeva nga forcat e regjimit të Nicolas Maduros. Nuk kam siguri se çfarë do të më ndodhë në orët, ditët dhe javët në vijim. Por ajo për të cilën jam i sigurt është se do ta fitojmë luftën e gjatë kundër diktaturës. Sot jam i burgosur padrejtësisht, por kurrë i mposhtur. Gjithë çfarë u ka mbetur është frika. Ata fshihen pas brutalitetit dhe mizorisë për të ruajtur pushtetin e tyre.”

Maria Corina Machado reagoi në rrjetet sociale: “Ky është terrorizëm shtetëror i pastër dhe i thjeshtë. Guanipa është një njeri i guximshëm dhe me integritet. Ai është shoku dhe vëllai im.”

Kreu i diplomacisë amerikane, Marco Rubio, shprehu shqetësimin e tij pas këtij arrestimi të cilin e quajti “të pajustifikuar dhe arbitrar”.

Ai denoncoi një valë të re shtypjeje në vend përpara zgjedhjeve të së dielës. Shfaqja e fundit publike e Guanipës dhe ajo Machado, ishte më 9 janar dhe në një demonstratë të opozitës kundër inaugurimit të Maduros më 10 janar.

Cabello njoftoi gjithashtu arrestimin e 70 personave në lidhje me këtë përpjekje të dyshuar për të sabotuar zgjedhjet. Ai përmendi 11 persona të tjerë, përfshirë një ekuadorian, një argjentinas, një serb, një gjerman dhe disa pakistanezë.

Ai i akuzoi të ndaluarit se po planifikonin të vendosnin eksplozivë në spitale, stacione metroje, stacione policie dhe infrastrukturë elektrike, duke siguruar se autoritetet kishin sekuestruar eksplozivë, armë, detonatorë dhe para të gatshme.

Në mbrëmje, zyra e prokurorit lëshoi ​​një deklaratë duke e quajtur Guanipën një “konspirator të rrezikshëm” që është pjesë e një organizate kriminale që kërkoi të sabotonte zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut.

“Guanipa, i cili ka lidhje me strukturat e trafikimit të drogës, është i lidhur me një plan të ri veprimesh kriminale për të parandaluar mbajtjen paqësore të zgjedhjeve të së dielës ”, thuhet në tekstin e Prokurorit të Përgjithshëm Tarek William Saab.

Etiketa: arrestohetJuan Pablo GuanipamaduroopozitarvenezueleZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Fushata e 11 Majit, e lodhshme dhe stresuese”/ Mori mandatin, Tabaku: Aksioni opozitar duhet riformatuar

18:18 : 24/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u regjistrua procedimi

11:12 : 24/05/2025
AKTUALITET

Certifikimi i rezultatit të 11 Majit, PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion provat!

23:12 : 23/05/2025
AKTUALITET

Këlliçi: SPAK ka vepruar pas zgjedhjeve, me regji të Edi Ramës!

21:17 : 22/05/2025
AKTUALITET

Arlind Qori analizon zgjedhjet: S’është problemi te Kodi Zgjedhor, ja pse fitoi Rama

21:03 : 21/05/2025
AKTUALITET

Pse u godit banda e trafikut të drogës pas zgjedhjeve? Dumani: Datën e dakordësojmë së bashku!

15:34 : 21/05/2025
Para

U kapën duke drekuar me "Akilin", vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në vrasjen e Bujar Nasufit

TË GJITHA

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025

Arminia Bielefeld dorëzohet në finale, Stuttgart fiton Kupën e Gjermanisë

22:01 : 24/05/2025

E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

21:51 : 24/05/2025

Klubi i Serie A nxirret në shitje pas 39 vitesh, amerikanët pranë firmës

21:40 : 24/05/2025

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë

21:24 : 24/05/2025

Leganes bie nga La Liga, Espanyoli i Kumbullës shpëton në javën e fundit

21:05 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com