• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Iu sekuestrua telefoni, policia: Elvis Rroshit iu gjetën fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish

10:06 : 18/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me aksionin për bllokimin e telefonit të ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi.

‘Blutë’ bëjnë me dije se në bashkëpunim me BKH kanë zbatuar urdhrin e GJKKO për kontrollin fizik dhe të banesave të 5 shtetave, të cilët dyshohen për krime zgjedhore.

Gjatë kontrollit në banesën e ish-kryebashkiakut Elvis Roshi, të cilit iu bllokua edhe telefoni, u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.

“Roshit iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish”, bëri me dije Policia e Shtetit ditën e sotme (18 maj).

Elvis Roshi bëri fushatë për kushëririn e tij Elton Roshi, që kandidonte më 11 maj për PD-ADSHM në qarkun e Tiranës, duke marrë mbi 5 mijë vota dhe renditur i shtati në listën e hapur. Ai u pa edhe mbrëmjen e 25 prillit në Kavajë, në mitngun që Sali Berisha organizoi, ndërsa mbante një kapuç sportiv në kokë për të mos u njohur.

Lexo edhe:

Si po e shfryn SPAK skandalin e mikrokredive

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

Vetë Roshi në reagimin e tij tha se kapuçin e mbante për shkak të kohës së keqe.

Ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, një grua e identifikuar si Xhuli Duda, u shoqërua nga policia në Kavajë. Ajo është ndjekur nga agjentë të policisë, ndërsa është takuar me ish-kryetarin e bashkisë, Elvis Rroshi.

Pas takimit, gruaja është ndaluar teksa dhe i është gjetur një listë që përmbante emrat e disa prej familjarëve të saj. Dyshohet se ajo është përfshirë në aktivitete të dyshimta që lidhen me blerjen e votës. Duda dhe Roshi u morën në pyetje. Mendohet se edhe hetimet e sotme janë pjesë e kësaj procedure, për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe ngjarjen e dyshuar si korrupsion zgjedhor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacion në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, kontroll fizik dhe në banesat e 5 shtetasve të dyshuar.

Sekuestrohen fatura, kupona nafte, lista zgjedhësish, DVR, pistoletë manovër dhe 5 telefona celularë.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, në funksion të procedimit penal nr. 82, i vitit 2025, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.

Shtetasve O. S., 38 vjeç, T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit T. H., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë.

Ndërsa shtetasit M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.

Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.

Kush është Elvis Roshi?

Emri i Elvis Roshit ishte i panjohur për publikun gjer në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2011. Në atë kohë Edi Rama e përzgjodhi biznesmenin e Kavajës për të marrë bastionin e demokratëve, zonë ku Sali Berisha kishte marrë disa mandate deputetësh.

Roshi dukej se kishte zgjedhur një peshë të rëndë për të ngritur dhe humbja e demokratëve në Kavajë konsiderohej thuajse e pamundur.

Por në 8 maj 2011 ai mori shumicën e votave të kavajasve duke rrëzuar për herë të parë këtë bastion të PD-së.

E megjithatë, nuk ishte e thënë që për Roshin gjithçka të shkonte vaj.

Pa u mbushur ende një muaj nga zgjedhjet e 8 majit, një histori e çuditshme përfshiu familjen e tij.

Gruaja e kryebashkiakut deklaroi se ishte rrëmbyer nga disa persona dhe ishte detyruar të abortonte.

Kjo alarmoi jo vetëm Elvis Roshin, por edhe publikun, përfshi këtu edhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, shkruan “Panorama.al”.

Socialistët u alarmuan aq shumë saqë mesnatën e 1 qershorit Erion Veliaj në emër të PS-së i dërgoi një e-mail gjithë ambasadorëve të huaj të akredituar në tiranë ku shkruante “Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kreqytetit). Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore…”.

Por deklarata e Edi Ramës nuk u bë kurrë. Kjo pasi brenda 24 orëve ajo që nisi si një rrëmbim, përfundoi, i zbardhur nga Policia, si një skenar i sajuar nga vetë gruaja e Elvis Roshit, Griselda Zaimi.

Elvis Roshi e harroi shpejt këtë histori, por në media vazhdoi të përflitej më shumë sesa për politikë, për jetën e tij private.

Dy vjet më vonë ai u kandidua sërish nga Edi Rama për kryetar të Bashkisë së Kavajës. Por këtë herë u vu në qendër të kritikave të opozitës, si njeri i dënuar më parë në vende të tjera për trafik droge, ndërkohë që në Shqipëri rezulton i dënuar për plagosje.

Ndërkohë që ishte kryebashkiak i Kavajës, Elvis Roshi në vitin 2013 u arrestua nga policia me akuzën e goditjes për shkak të detyrës, por gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin e tij.

Akuzave të demokratëve Roshi iu përgjigj me një dokument të drejtësisë gjermane, sipas së cilës ai nuk ishte dënuar asnjëherë.

Por ajo që Roshi nuk dinte, siç shkruante edhe sot në statusin e tij në Facebook, ishte që ai ishte dënuar në Itali kur ishte minoren dhe për shkak të këtij dënimi detyrohej të jepte dorëheqjen.

“Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! i bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh”, shkruante sot Roshi.

Etiketa: elvis roshihetimesekuestrospaktelefoni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si po e shfryn SPAK skandalin e mikrokredive

18:35 : 19/07/2025
AKTUALITET

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

18:11 : 19/07/2025
AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

11:50 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
Para

Rio Ferdinand: Më i miri në botë luan te Barcelona, është absolut

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com