• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vuri në lojë Ministrinë e Arsimit nën emrin Klea Rama/ Kush është personi që fshihej pas këtij mashtrimi

21:43 : 16/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Keni menduar ndonjëherë se cili mund të jetë mashtrimi perfekt? Në fakt janë shumë dhe vështirë të gjesh atë që mund të fitojë në këtë kompeticion personash që gjenialitetin e kanë vënë në shërbim të së keqes. Piranjat sonte do të sjellin rastin e Klea Ramës, personit imagjinar, që u hoq si mbesa e kryeminsitrit dhe që arriti të vinte në lojë sistemin tonë arsimor.

Ky mashtrim nisi dy vite më parë, kur në Ministrinë e Arsimit arriti një email përmes të cilit kërkohej bashkëpunim për një projekt. Kjo mbesë deri atëherë krejt e panjohur për kryeministrin, pretendonte se jetonte në SHBA dhe se udhëhiqte projektin në fjalë, në të cilin donte të përfshinte shkollat shqiptare me qëllim që në të ardhmen nxënësve t’i ofroheshin mundësi studimi në Amerikë. Do të ishte vërtetë e bukur nëse nuk do të ishte e gjitha një sajesë nga një person që për kohën ishte ende i panjohur, sepse në fakt asgjë nuk ishte reale, projekti jo e jo, por as mbesa e zotit Rama.

Por pavarësisht kësaj, Klea Ramës iu hapën të gjitha dyert. U deshën vetëm tre ditë pas emailit, që në mungesë të plotë të hallkave të verifikimit,projekti të miratohej dhe t’i delegohej për zbatim Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit.

Personi direkt përgjegjës për kalimin pa asnjë kontroll të projektit, ishte zëvendës ministrja e arsimit, Nina Guga. Menjëherë pas kësaj projekti u shpërnda në ZVA, duke përfshirënjë numër të madh shkollash të mesme, nga veriu në jug të Shqipërisë, me qëllimin e vetëm, bashkëpunimin me Amerikën. E ç’të shihje pas kësaj!
Nxënës që studionin fort për projektin duke ëndërruar për studimet përtej oqeanit, mësuës që punonin jashtë orari për koordinimin, drejtorë dhe zvministre që dilnin publikisht duke përshëndetur Klea Ramën, të cilës nuk i njihnin as zërin dhe as fytyrën.

Gjithçka mjaftohej vetëm me ca mesazhe në email dhe ëhats app me mbesën e kryeministrit, e cila doli zbuluar vetëm pas një viti…kuptohet pasi ishte përshëndetur dhe falenderuar nga nxënësit. Por kush fshihej në realitet pas këtij mashtrimi perfekt, që nën emrin Klea Rama arriti të hapte çdo derë në zyrat e shtetit? Bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga fshati Çipan i Devollit, i quajtur Ermes Hoxhalli, student në Akademinë e Arteve, i cili sot është pas hekurave për veprën penale mashtrim kompjuterik dhe falsifikim të dokumentave, nga i cili nuk ka përfituar asnjë kokërr leku.

Lexo edhe:

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

Një gjeni i mashtrimit? Këtë po ia lëmë në dorë imagjinatës së secilit. Ajo që dimë me siguri, është se këtu nuk kemi të bëjmë me një person te zakonshëm, prandaj vendosim që historinë e Hermesit ta nisim që nga gjeneza, atje në Cipan të Devollit, ku takuam të afërmit e tij, të cilët na përshkruan një Ermes krej tjetër nga ai që krijoi këtë skemë.

“Ishte djalë shumë i urtë, punonte me prindërit me bagëti, nuk dilte të dëfrehej si gjithë shokët, por rrinte vetëm me libra.”

Të njëjtën gjë thotë edhe nëna e tij, ku mes lotësh përpiqet të shpjegojë se Ermesi nuk është ai që doli në media.
“Djalin e kisha model, na ndihmonte, e rritëm me vështirësi, tani po e vuan dënimin për atë që bëri”.

Piranjat takuan edhe mësuesen e tij të 9-vjeçares, e cila tregoi se Ermesi shquhej në letërsi dhe se dëshironte të bëhej gazetar.

“I kishte qejf esetë, ishte mirë në lëndët shoqërore, pëlqente gazetarinë”

Por pasi mbaroi shkollën 9- vjeçare, Ermesi udhëtonte çdo ditë drejt Devollit, në shkollën e mesme Fuat Babani, aty ku nisi të aktivizohet për herë të parë me trupat teatrore.

“Kishte ëndrra për t’u bërë aktor i famshëm, ishte shumë gazmor, i zgjuar, luftonte shumë për të mbrojtur idenë e tij, angazhohej shumë në shkollë. Edhe nëse e ka bërë Ermesi, mendojmë se nuk i kuptonte pasojat. Ishte pak natyrë naïve, besonte shumë”-u shprehën shokët e tij të klasës.

Por jo më naivë se koka e sistemit arsimor, Ministria e Arsimit, e cila ndërmori gjithë këtë aksion vetëm sepse po e kërkonte mbesa e kryeministrit./ Piranja

Etiketa: Klea Ramamashtrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

10:32 : 28/09/2025
AKTUALITET

Mashtruan klientët duke u marrë rreth 17.000 €, arrestohet administratori i një agjencie turistike/ EMRI

13:37 : 25/09/2025
AKTUALITET

“Automjeti juaj është gjobitur”/ AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe në telefonin tuaj

17:30 : 17/09/2025
AKTUALITET

Dhunë, mashtrim dhe aksidente, dhjetëra të arrestuar në orët e fundit në Tiranë

15:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mos e klikoni linkun! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim

11:02 : 17/09/2025
Para

Shkelje ligji në dëm të qytetarëve, ish-drejtori i Kadastrës Elbasan ndalon gazetarin të futet në oborrin e selisë së PS! e

TË GJITHA

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com