• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Sali Berisha, ka dalë mesditën e sotme në një deklaratë për mediat, ku ka dhënë shenja për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhje, ku PD po humb me rezultat të thellë dhe sipas projeksioneve aktuale është në kuotën e 50 mandateve.

Nga selia blu, Berisha u bëri thirrje komisionerëve, vëzhguesve dhe numëruesve që të mbrojnë çdo votë, teksa hodhi akuza se votat janë ndikuar grupet kriminale dhe se Edi Rama ka shkelur Kodin Zgjedhor me faljen e gjobave për qytetarët vetëm dy ditë pra azgjedhjeve, licensat e kanabisit apo edhe për blerje votash dhe arrestimin e liderëve të opozitës.

Gjithsesi, Berisha tha se Partia Demokratike do të bëjë vlerësime të mëdha, por iu shmang gjithmonë pyetjeve se a do të japë dorëheqjen pas humbjen, kur është vetë statuti i partisë që e parashikon një gjë të tillë.

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse edhe ndërkombëtarët i njohin zgjedhjet, Berisha u shpreh se vetëm Zoti mund të ndalojë PD-në pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën.

Sali Berisha: Për PD-në, procesi elektoral është procesi themelor i një shoqërie të lirë dhe i njerëzve të lirë. Pra, është procesi më serioz. Në këtë kontekst jam këtu së pari për të shprehur mirënjohje, falënderim të madh për të gjithë ata komisionerë, vëzhgues, numërues që e gdhinë gjatë natës duke numëruar votat e qytetarëve. Së dyti, u bëj thirrje të gjithë strukturave të PD, komisionerëve, vëzhguesve, kandidatëve, drejtuesve, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh. Unë këtë kisha qëllimin tim të paraqitjes para jush, në mënyrë edhe njëherë, një thirrje për demokratët, opozitarët të tregojnë përkushtimin dhe seriozitetin tonë maksimal në numërimin dhe vlerësimin e çdo vote të hedhur në kuti dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë. Kjo është detyra më e rëndësishme për demokratët sot.

Lexo edhe:

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

Raport i ri, refren i vjetër

PD u ka thënë shqiptarëve dhe botës se çfarë është procesi elektoral në Shqipëri. Këtu të mos ketë askush iluzione se ato konkluzione kanë qenë politike. Jo, ato kanë qenë të bazuara dhe të certifikuara tashmë nga forume politike ndërkombëtare. Ndaj dhe të durojmë për të përfunduar edhe numërimi i votës së fundit. Atëherë PD do të bëjë të gjithë vlerësimin e saj. PD do e bëjë të gjithë vlerësimin e saj. Kësaj here, ju që pyesni e keni shumë të thjeshtë, mjafton të lexoni kriteret. Në qoftë se mbillen dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë. Në qoftë se punësohen dhjetëra mijëra punonjës për votë. Në qoftë se siç e patë vetë… dhe dua të bëj një falënderim për gazetarët për raportimet e shkëlqyera dhe sakrificat që kanë bërë… në qoftë se ju patë qendrat e votimit të rrethuara nga patronazhistë në të katër anët dhe zyrat ilegale të PS të ngritura pranë qendrave të votimit. Në qoftë se patë faljen dy net para të rreth 150 milionë euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve, atëherë emrin zgjedhjeve ua vini vetë. Por unë nuk jam këtu për këtë. Unë jam këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve që të numërojnë çdo votë. Ne të tregojmë përgjegjësi para atyre që kanë votuar duke numëruar çdo votë. Ky është qëndrimi ynë.

Edhe njëherë, asnjë njeri para këtij procesi nuk mund të bëjë automatin, nuk mund të bëjë sikur këto nuk kanë ndodhur. Ju jeni dëshmitarë se këto që thashë unë, katër prej tyre janë me vendime zyrtare qeverie, janë publike, nuk janë private. Ka kritere për zgjedhjet. Janë shkelur në mënyrën më të pamëshirë. Përveç të tjerash, Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgjë këtu të fshehtë. Në këto kushte nuk ka njeri që mund të vërë në dyshim këto që themi ne. Por unë jam këtu sot për të kërkuar nga strukturat e PD, pavarësisht nga çdo gjë, është në detyrimin tonë të numërojmë çdo votë.

Unë po e paralajmëroj këtë? Si po e paralajmëroj unë këtë? Në qoftë se kryeministri firmos dhuratën kryeministrore 100 euro për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo. Në qoftë se kryeministri firmos mbjelljen e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo. Në qoftë se kryeministri firmos faljen e 150 milionë gjobave dy ditë para zgjedhjeve, kjo nuk është përgjegjësia e opozitës. Cila është këtu përgjegjësia e opozitës? Çfarë mendoni ju se të jetë opozita të jetë symbyllur ndaj këtyre? E pamundur. Asnjë njeri i qytetëruar nuk mund të mbyllë sytë përpara këtyre. Por këto që janë të njohura. Pavarësisht, çdo votë duhet të numërohet. Ky është qëndrimi ynë.

Tani, edhe njëherë, nuk janë dhënë kurrë 138 licenca për mijëra hektarë kanabis. Nuk janë dhënë kurrë 100 euro për votë publikisht. Nuk duhet të na pengojë mjegulla të shohim drurët. Nuk ka ndodhur kurrë që të falen dy ditë para zgjedhjeve 150 milionë euro gjoba. Nuk ka ndodhur kurrë që në një vit elektoral të arrestohen ose të jenë në proces politik tre liderët e partive opozitare. Nuk kanë ndodhur ndonjëherë këto. Ka një rekord historik ky vend. Kjo është hera e parë. Besoj se jemi dakord. Kështu që asnjë prej tyre nuk pajtohet me një proces zgjedhor të drejtë. Nuk pajtohet me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira. Por kjo prapë nuk duhet që asnjë demokrate e demokrat, të shmangë apo të tregojë lodhjen më të vogël, megjithëse lodhja është normale, në vlerësimin dhe numrin e çdo vote. Besoj se përgjigjja ishte shteruese.

Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë PD-në pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën e Shqiptarëve. Ky popull do të votojë i lirë. Forcë në të nuk do të ketë të ndalojë shqiptarët të votojë i lirë. Ta harrojë kush që mund të pengojë shqiptarët pa votuar edhe ata si kombet e lira

Etiketa: BerishaSali Berishavotimezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025
AKTUALITET

Raport i ri, refren i vjetër

20:52 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD kryeson me diferencë të thellë në Kavajë ndaj PS

20:51 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 272 nga 405 kuti në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

20:22 : 12/05/2025
AKTUALITET

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

20:21 : 12/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste

19:28 : 12/05/2025
Para

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com