• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

Qindra nxënës nga shkolla të ndryshme të vendit u bënë pjesë e kalendarit elektoral të kryeministrit Edi Rama në qarqe të ndryshme të vendit, duke ngritur shqetësime për keqpërdorimin e sistemit arsimor në favor të Partisë Socialiste në pushtet.

15:26 : 07/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Më 15 prill, sheshi “Skënderbej” në zemër të Tiranës u mbush me qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit dhe telajot e tyre në një aktivitet të titulluar “Europa në sytë e fëmijëve” –  pjesë e programit “Art, Zeje, Sport” të Ministrisë së Arsimit.

Me ngjyra të ndezura mbi kanavacë, nxënësit pikturuan vizionin e tyre për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Por ka një problem; aktiviteti u zhvillua përgjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit dhe yjet e shfaqjes ishin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu – të dy drejtues të lartë të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Aktivitete të ngjashme u zhvilluan më pas në Durrës, Berat, Vlorë, Elbasan, Shkodër e Fier, duke u bërë pjesë e kalendarit të fushatës së kryeministrit Edi Rama në këto qytete – edhe pse zyrtarisht, Ministria e Arsimit deklaroi se pikturat e fëmijëve po bëheshin në funksion të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet më 16 maj në Tiranë.

Videot me fëmijët dhe pikturat e tyre shumëngjyrëshe u postuan gjithashtu në faqet e kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu në rrjetet sociale si dhe amplifikuan nga ndërveprimi i faqeve zyrtare të dhjetra shkollave, zyrave arsimore si dhe degët e Partisë Socialiste në qytete të ndryshme, duke gjeneruar qindra pëlqime, komente dhe shpërndarje në rrjetet sociale.

Lexo edhe:

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 16:00

“Gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendër”, Ilir Meta voton i veshur kuq e zi

Sipas Rigels Xhemollarit nga organizata “Qëndresa Qytetare”, ky është një rast tipik i përdorimit të sistemit arsimor për fushatë.

“Aktivitete të tilla shihen në kuadër të përfshirjes së shtetit për fushatë, ku qeveria shfrytëzon aktivitetet e saj për propagandë elektorale,” tha Xhemollari.

Kjo praktikë sjell sipas tij disa avantazhe për partinë në pushtet; së pari duke përdorur paratë publike në funksion të fushatës së vet si dhe amplifikimit të mesazhit përmes faqeve personale të Ramës dhe Manastirliut dhe ndërveprimit të tyre me faqet e institucioneve publike si shkollat apo zyrat arsimore.

Ministria e Arsimit nuk iu përgjigj në mënyrë direkte pyetjes për përdorimin e aktiviteteve publike në kuadër të fushatës elektorale, por tha përmes një zëdhënësi se ishin ndjekur të gjitha procedurat ligjore për informimin e strukturave të ministrisë apo institucioneve të varësisë për t’i zhvilluar aktivitetet në përputhje me detyrimet ligjore që rrjedhin nga Kushtetuta apo Kodi Zgjedhor.

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tha BIRN se Ministria e Arsimit i kishte raportuar aktivitetetet me pjesmarrjen e kryeministrit si “promovim i Art dhe Zeje” dhe sa i përket tematikës, këto aktivitete nuk përbëjnë veprimtari të ndaluara. Megjithatë, KQZ nuk i ka analizuar ende ato për të parë nëse ka pasur shkelje të parashikimeve ligjore.

“Nëse aktivitetet e raportuara janë zhvilluar në kundërshtim me parashikimet ligjore të nenit 91, pika 2, të Kodit Zgjedhor dhe Vendimit nr. 9/2020, i Komisionit Rregullator, i ndryshuar, bazuar në raportet e monitorimeve ose në bazë të denoncimeve, KSHZ, i shqyrton këto veprimtari administrativisht dhe më pas vendos nëse janë konstatuar apo jo shkelje të ligjit,” tha KQZ.

Përdorimi i rrjeteve sociale

Maratona e vizatimit “Europa në sytë e fëmijëve” nuk është aktiviteti i vetëm i Ministrisë së Arsimit që ngre pikëpyetje për shkrirjen e kufijve mes burimeve publike dhe atyre partiake gjatë fushatës zgjedhore. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë gjithashtu për një angazhim kapilar të dhjetra shkollave dhe zyrave arsimore të vendit, të cilat përdorin faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale për të shpërndarë dhe pëlqyer postimet e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, njëherazi drejtuese politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.

Përmes një udhëzimi të miratuar në mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ndaloi funksionarëve publikë të çdo niveli që të përdornin direkt ose indirekt faqet zyrtare të institucioneve në rrjetet sociale për qëllime partiake apo elektorale.

Në kundërshtim me këtë udhëzim, llogaritë zyrtare të dhjetra shkollave dhe zyrave arsimore ndërveprojnë, pëlqejnë dhe shpërndajnë postimet elektorale të ministres Manastirliu.

BIRN monitoroi një duzinë rastesh, kur postimet partiake të ministres Manastirliu nga llogaria e saj personale në Facebook amplifikoheshin më pas nga faqet zyrtare të institucioneve arsimore.

Ndërkohë, “Qëndresa Qytetare” ka dokumentuar 36 raste shkeljesh nga institucionet vartëse të Ministrisë së Arsimit, për të cilat ka vënë në dijeni edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar ndalimin e përdorimit të burimeve publike përmes sanksioneve.

Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” i tha BIRN se pasi iu drejtuan KQZ-së duke dërguar fakte, ky institucion hartoi një udhëzues të posaçëm për institucionet arsimore. Megjithatë, Qiraxhiu është i shqetësuar se masat administrative janë të papërfillshme për të kufizuar aktivitetin elektoral të mësuesve apo administratës në fuqi.

“Për fat të keq në Kodin Zgjedhor penalitet për këto shkelje janë shumë të ulëta, ku variojnë nga 10 dollarë në 1 mijë dollarë. Këto gjoba nevojiten të rishikohen dhe rriten për të garantuar mospërsëritjen e këtyre shkeljeve,” tha Qiraxhi.

Presion mbi mësuesit

Përveç aktiviteteve që përdoren si fasadë për fushatë apo angazhimit në rrjetet sociale, ekzistojnë shqetësime për presione direkte për mësuesit në favor të partisë në pushtet.

Nevrus Kaptelli, kreu i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë i tha BIRN se drejtuesit e institucioneve arsimore po i urdhërojnë mësuesit që të marrin pjesë në organizime të ndryshme apo të përfshihen në fushatë.

“Një pjesë e tyre, militantë, ku përfshihen edhe disa drejtues shkollash, janë vetëofruar të përdoren, pasi e ndjejnë si detyrim të përfitimeve që u ka ofruar pushteti, për të ruajtur pozicionet e tyre që jo rrallë herë i kanë të pamerituara,” tha Kaptelli.

Shqetësime kanë krijuar edhe premtimet në prag të fushatës për përfitimin e kredive me interes zero për mësuesit apo për rritjen e pagave të tyre – që vlerësohen se krijojnë avantazhe për Partinë Socialiste në pushtet.

“Ajo që për ne ka qënë shqetësuese, sidomos në rastin e kredive, është se nuk kemi të bëjmë me premtim elektorale, por me vendimmarrje, të cilat mund të sjellin avantazh direkt në procesin elektoral, duke vënë burimet shtetërore në funksion të këtyre avantazheve,” thotë Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare”.

Edhe Kaptelli nga Sindikata e Pavarur e Arsimit thotë se nuk mund të bëhet politikë me nevojat e mëdha të mësuesve në vend.

“Rritja e pagave dhe kreditë me interes 0 nuk mund të përdoren si mjete për vota. Ato duhet të jenë objekt i diskutimit me partnerët socialë, në mënyrë që kreditë lehtësuese t’i përfitojnë mësuesët që vërtetë iu takojnë,” tha Kaptelli.

Sa i përket rritjes së pagave, Kaptelli ankohet se mijëra mësues kanë pësuar ulje të pagës së grupit pas vendimit të qeverisë së vitit 2024 dhe pavarësisht kërkesave të Sindikatës, ende nuk i është dhënë zgjidhje nga Ministria e Arsimit.

“Rritja e pagave në arsim është detyrë e cilësdo forcë politike që do të qeverisë pas zgjedhjeve, sepse arsimi është bërë profesion i pakërkuar nga të rinjtë dhe numri i mësuesve në sistem, jashtë profilit, po vjen gjithnjë e në rritje,” përfundoi Kaptelli./BIRN

Etiketa: 11 MajiarsimiEdi RamanxenesOgerta Manastirliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 16:00

16:39 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendër”, Ilir Meta voton i veshur kuq e zi

12:22 : 11/05/2025
AKTUALITET

Voton kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve

11:44 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Të presim cfarë do të thotë populli

10:49 : 11/05/2025
AKTUALITET

E paprecedentë në Petrelë/ Disa karta ID të ndryshme, gjenden të hedhura në rrugë

10:05 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

08:28 : 11/05/2025
Para

Bylis del me njoftim zyrtar, ndërpret bashkëpunimin me katër lojtarë

TË GJITHA

Nisja e procesit të numërimit, Celibashi i bën thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajte

20:04 : 11/05/2025

KQZ bllokon publikimin e menjëhershëm të rezultatit të votimit elektronik në Vorë

20:02 : 11/05/2025

Sherri në Pogradec/ Policia arreston dhe dy nipërit e Luan Tollozhinës, në kërkim 4 të tjerë

19:56 : 11/05/2025

16 herë heshtje! Mirela tërheq denoncimet e dhunës: Babi e mori vesh kur më çau me thikë

19:50 : 11/05/2025

Noka: Ja kush është personi që u përplas me mua, i skeduar për vjedhje dhe armë (EMRI)

19:36 : 11/05/2025

Këlliçi: Patronazhistët ikën me vrap, Braçe me grupin e tij zyrë për të blerë vota

19:34 : 11/05/2025

Zbulohet një tjetër zyrë pa logo e patronazhistëve të PS ku blihen vota

19:28 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com