• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit

Në prag të zgjedhjeve, qeveria i propozoi biznesit “Paqen Fiskale” – një paketë që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore. Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 1.6 miliardë euro. Për ekspertët, kjo është një tjetër qokë elektorale që dëmton drejtësinë fiskale dhe inkurajon informalitetin.

16:54 : 30/04/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Në një takim me biznese nga Elbasani në kulmin e fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama prezantoi papritur një nismë të re: “Paqja Fiskale”, një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore.

“Një plan paqeje fiskale, i frymëzuar nga parimet e Romës së Lashtë”, e cilësoi Rama këtë lëvizje pak javë para zgjedhjeve. “Kemi menduar një plan (…) të përdorur herë pas here në forma të ndryshme, një plan paqeje fiskale” deklaroi më tej ai.

Paketa nuk është pjesë e programit politik “Shqipëria 2030”, por qeveria argumenton se ajo do të sjellë më pak stres për bizneset, më pak kontrolle dhe më shumë qartësi.

Tre shtyllat kryesore të Paqes Fiskale:

Lexo edhe:

Zegjinezimi i politikës

Vlora pa ujë dhe e mbuluar nga tymi kancerogjen, Rama vizitë të papritur në bashkinë e Dredhës

  • Tatim i Dakordësuar mbi Fitimin
  • Rishikim i Pasqyrave Financiare
  • Falje e Detyrimeve dhe Kamatë Vonesave

Nisma parashikon fshirjen e plotë të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite, nëse janë ende të pashlyera. Për detyrimet nga 5-10 vite parashikohet fshirje 50% e borxhit, nëse biznesi e paguan menjëherë. Ndërsa bizneset që nuk kanë mundësi për shlyerje të menjëhershme, do të ketë një marrëveshje 12 mujore dhe falja do të jetë në masën 25%. Nuk përfshihen këtu detyrimet për sigurimet shoqërore.

Po ashtu, paketa propozon edhe rishikimin e deklaratave të mëparshme të tatim fitimit.
Bizneseve u jepet e drejta që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vitet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon për 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% për çdo diferencë fitimi që krijohet nga rishikimi.

Sa është borxhi që bizneset kanë ndaj shtetit? 

Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 162.5 miliardë lekë, ose 1.6 miliardë euro, borxhe të papaguara në tatime dhe dogana.

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimi mbi fitimin janë taksat kryesore që bizneset nuk kanë paguar ndër vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se 84.7% e borxhit është me vjetërsi mbi 2 vite. Ndërsa detyrimet e pashlyera në kohë prej më shumë se 5 vitesh zënë 64.4% të totalit.

  • 84.7% e këtij borxhi është më i vjetër se 2 vite.
  • 64.4% i përket periudhës mbi 5 vite.

Dekadën e fundit, stoku i borxhit të biznesit është rritur vit pas viti, përjashtim bën vetëm 2017-ta.

Ish drejtori i tatimeve, Artur Papajani thotë se fshirja e borxheve nuk është privilegj, por ndëshkim.

“Fshirja masive e borxheve tatimore, nuk është privilegj për borxhlinjtë! Ajo është ndëshkim e dekurajim, për mijëra tatimpagues që gjithmonë kanë qenë korrektë, me përmbushjen tatimore”, argumenton Papajani për Faktoje.al.

Ndërsa, audituesi ligjor Julian Saraçi e cilëson nismën si kapitullimin e shtetit përballë informalitetit.

“Paqja fiskale është një akt i përsëritur dorëzimi ndaj informalitetit që është toleruar për vite. Kjo nismë nuk është marrëveshje, është kapitullim”.

Nëse bizneset kanë borxhe të pashlyera për më shumë se 10 vite, kjo nënkupton se administrata ka dështuar ta mbledhë këtë borxh në kohë- thekson Saraçi.

“Pra, nuk kemi vetëm një falje, por edhe një shpëlarje faji institucional. Ndaj, mendoj që më shumë se paqe, duhet të kryhet një hetim i thelluar pse është krijuar e parashkruar ky borxh dhe pse nuk janë marrë masat për mbledhjen e tij”

Borxhi i bizneseve ndaj shtetit do të ishte edhe më i madh, por qeveritë herë pas here kanë miratuar amnisti fiskale, duke falur miliarda lekë borxhe të sipërmarrësve në vend.

Qokat fiskale prag zgjedhjesh 

Ky nuk është rasti i parë që falen borxhe në periudha parazgjedhore. Që nga viti 2009, janë ndërmarrë të paktën 6 masa me karakter amnistues, të cilat përkojnë me zgjedhje vendore apo parlamentare.

Burimi: Qendra ALTAX

Në 2009 teksa shqiptarët do t’i drejtoheshin kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, qeveria e asaj kohe propozoi legalizimin e kapitalit të padeklaruar. Në vitet 2011-2014 u falën gjoba dhe detyrime të vjetra për tu pasuar më vonë në 2019 me faljen e borxheve të energjisë. Po ashtu, në vitet 2023-2024 qeveria ringjalli projektligjin për amnistinë fiskale pavarësisht se kishte kundër të gjithë institucionet ndërkombëtare si FMN, BB dhe Bashkimin Evropian.

“Ky model nuk është rastësi, por një strategji e përsëritur elektorale, ku shteti përdor politikën fiskale si mjet për të blerë tolerancën në vend që të ndërtojë disipilinën fiskale” – ALTAX

Ekspertët e qendrës ALTAX argumentojnë se ky model duhet të ndalet urgjentisht pasi pasojat do të jenë rënda.

“Do të rritet informaliteti sepse tatimpaguesit do priren të mos paguajnë me shpresë për një ‘falje tjetër’. Po ashtu, do dëmtohet barazia fiskale, sepse shteti i të ‘falurve’ nuk mund të jetë kurrë i drejtë si dhe do të forcohet klientelizmi sepse falja fiskale po ndodh gjithnjë para kutive të votimit” – ALTAX

A është kjo paqe, apo thjesht një qokë parazgjedhore që nxit padrejtësinë dhe dëmton sipërmarrësit korrektë? Kjo është pyetja që ngrihet sot, teksa ligji zbutet në kohë fushate./Faktoje.al

Etiketa: 11 MajibizneseborxhEdi Ramafushatepaqja fiskale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zegjinezimi i politikës

10:55 : 03/07/2025
AKTUALITET

Vlora pa ujë dhe e mbuluar nga tymi kancerogjen, Rama vizitë të papritur në bashkinë e Dredhës

10:07 : 03/07/2025
AKTUALITET

Betonizimi i Tiranës, temperaturat brenda kryeqytetit ndryshojnë me 6 gradë nga lagja në lagje

09:16 : 03/07/2025
AKTUALITET

Strategjikët e Ramës/ Lori Hoxha e Ilir Bregasi të zhytur në borxhe, përfundojnë në gjykatë

09:15 : 03/07/2025
AKTUALITET

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

08:46 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Hoqëm renë e zezë të helmit”/ Çfarë deklaronte Rama 2 vite më parë për inceneratorin e Elbasanit

21:45 : 02/07/2025
Para

Xabi mund të largohet nga Leverkusen, pasuesi i mundshëm

TË GJITHA

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova

10:59 : 03/07/2025

Zegjinezimi i politikës

10:55 : 03/07/2025

Grabitet nën kërcënimin e armës një person në Durrës, 1 në pranga, 3 në kërkim

10:52 : 03/07/2025

Sula: Në Kuvend duhet të raportonin institucionet deri në qershor, kjo s’ka ndodhur

10:48 : 03/07/2025

Prej disa orësh i bllokuar, nis qarkullimi i mjeteve në Qafë Botë

10:47 : 03/07/2025

Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani vijon takimet me udhëheqësit e partive

10:41 : 03/07/2025

Opozita kërkon debat për inceneratorët, Tabaku: Kuvendi të marrë përgjegjësinë për 3 kontrata korruptive

10:41 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com