Besa dhe Pogradeci po luajnë duelin delikat në “Elbasan Arena”. Nga ora 17:00, skuadrat po masin forcat dhe fituesi do të luajë më pas në finale me Tiranën, për një vend në Superiore.
Ndërkohë liqenorët kanë shënuar golin e avantazhit në minutën e 14-të. Alidema shënon supergol nga goditja e dënimit duke shtangur kavajasit dhe duke iu afruar kualifikimit.