• Kontakt
Friday, August 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakra mjedisore me dherat/ Dështuan apo bashkëpunuan me shkelësit e ligjit institucionet?

22:15 : 25/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Në vitin 2018, Bashkia e Tiranës do të detyronte të gjithë ndërtuesit që dherat që dalin nga gropat e pallateve të reja që do të ndërtohen, të depozitoheshin në inceneratorin inekzistent të Tiranës. Asokohe, administrohej nga koncensionari, Integradet Energy, me pronarët tashmë të shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Marrëveshja me koncensionarin do të nëshkruhej nga Bashkia e Tiranës, ndërsa për zbatimin e saj do të angazhohej Policia Bashkiake, Drejtoria e Punëve Publike dhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit Tiranë.

Sipas kësaj marrëveshje që asnjëherë nuk u bë transparente dhe madje në shkelje të ligjit nuk u kalua as në Këshillin Bashkiak, ndërtuesit ishin të detyruar të bënin marrëveshje me Landfillin e Sharrës, ose në të kundërt nuk do të pajiseshin me leje ndërtimi. Ajo që u mësua ishte se ndërtuesit do të detyroheshin ti paguanin inceneratorit inekzistent nga 5 euro deri në 10 euro metër kub, në varësi të klasifikimit të mbetjeve.Dhe për këtë Bashkia u kujdes që të vinte në dispozicion sruktërën e saj administrative dhe të bëntë të mundur që të gjitha paratë të shkonin tek Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Dhe jo pak, por kemi të bëjmë me një aferë që shkon deri 60 milionë euro.

Por pasi skandali plasi dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do ta vendoste inceneratorin e Tiranës nën sekuestro për korrupsion gjërat ndryshuann. Administrimi i inceneratorit të Tiranës do të kalonte në duart e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila do të gjente në arkën e inceneratorit të Tiranës vetëm 40 mijë euro. Por kjo është një çështje tjetër. Pyetja është se çfarë do bëhej me dherat e gropave të hapura cep më cep Tiranës me një bum ndërtimesh të panjohur më përpara?

Sepse pasi AAPSK-ja do të merrte në administrim inceneratorin e Tiranës, ndërtuesit që më herët ishin detyruar të depozitonin dherat në landfill do të detyroheshin të kërkonin forma të tjera… Aspak të ligjshme. Ose thënë më qartë, hidh ku të mundesh. Duke shkaktuar një masakër mjedisore që konsumohet çdo ditë e çdo natë përpara syve të qytetarëve.

Si në Zallher, shumë pak kilometra nga qendra e Tiranës, aty ku kullat dhe luksi nuk e fshehin dot masakrën mjedisore që po shkaktohet. Ditë dhe natë pa ndërprerje, dhjetëra kamionë të ngarkuar me inerte nga gropat e pallateve dhe komplekseve të reja që ndërtohen në Tiranë, depozitohen këtu. Në shkelje të plotë të ligjit dhe pa u penguar nga askush.

Lexo edhe:

Arrestohet shoferi në Tiranë, pasagjerja hapi derën dhe përplasi të miturën me monopatinë

Kanë burim të paligjshëm/ Pasuritë e sekuestruara të Kristian Konit arrijnë vlerën e 26 mln e 500 mijë€

Për tu siguruar mbi vërtetësinë e sa thamë më sipër, na u desh një vëzhgim disa ditor, duke parë nga afër atë që po i shkaktohet mjedisit…Dherat dhe inertet sillen këtu me kamiona dhe depozitohen pranë një fushe, duke shkatërruar jo vetëm tokën bujqësore, por edhe shtratin e lumit i cili nuk është kursyer aspak nga kjo masakër… madje një pjesë e tij është shndërruar në përrua për shkak të ngushtimit nga dherat. Për të kuptuar ndryshimin, mjafton të shohim këto pamje të marra nga Google Earth pak vite më parë, të cilat dëshmojnë qartë se çfarë ka bërë dora e njeriut në kaq pak kohë

E nëse mendoni se kjo masakër mjedisore nis dhe mbyllet në Zallher, e keni gabim… sepse fatkeqësisht ka akoma….Në Tufinë, pak kilometra larg ´´bazës´´së parë, është krijuar një tjetër vendepozitimi ilegal ku mijëra metër kub inerte shkarkohen çdo ditë. (Harta që tregon vendin) Fare ngjitur me varrezat, dhjetëra kamionë  shkarkojnë të pashqetësuar nga askush dhe largohen qetësisht.

Ndërkohë tek Muraga, një zonë pak km larg qendërs, në të cilën kamionët me dhera dhe inerte bëjnë një vajtje ardhje thuajse të pandërprerë. Nga pamjet shihet qartë sasia shumë e madhe e materialit të shkarkuar, edhe këtu në shkelje të ligjit. E njëjta situatë është dhe në Mëzes, një zonë që pas ndërtimit të Unazës së Re ka marrë një hov zhvillimi, me pallate dhe komplekse të reja, që pas fasadave të bukura, fshehin shëmtinë që ka shkaktuar dora e njeriut. Grumbuj të mëdha inertesh, që shtohen çdo ditëfare pranë komplekseve të banimit. Ndërsa aty gjejmë dhe efektivë të Policisë Bashkiake, të cilët në vend që të ishin në zbatim të ligjit, qëndronin të qetë përballë masakrës që ishte para syve të tyre.

Vijojmë më tej në Baldushk, ku inertet janë hedhur direkt në shtratin e lumit Erzen, duke devijuar rrjedhën normale të tij, por edhe duke shkaktuar edhe një dëm ekologjik për të gjithë zonën përreth. Ndërkohë situata nuk aspak më e mirë në Sharrë. Ndoshta edhe për shkak të distancës, atje shkarkohen dherat e nxjerra nga gropat e pallateve qeë pritet të ndërtohen në zonën pranë Digës së Liqenit Artificial. Që të jemi të qartë. Nuk bëhet fjalë për Landfillin e Sharrës, që ndodhet fare pranë, por për në shtratin e lumit dhe në tokën bujqësore.

Për disa netë, deri në orët e para të mëngjesit, kemi ndjekur kamionët që dalin nga shesh-ndërtimet e kullave të reja që po ndërtohen në këtë zonë. Itinerari është i përcaktuar, nga gropat e ndërtimeve drejt Sharrës, aty ku shkarkohen dhe nisen për të marrë ngarkesën e radhës. Një vajtje – ardhje e vazhdueshme në zemër të kryeqytetit, duke sfiduar ligjet e shtetit, ndërsa institucionet vendore duket qartë se kanë vendosur të mbyllin të dy sytë përballë kësaj masakre. Por nga vëzhgimi disa ditor që bëmë, kuptuam dicka. Kjo paligjshmëri po bëhet tepër e koordinuar mes të gjithë aktorëve të përfshirë. Pse e themi këtë?

Në çdo natë që me grupet tona të shpërndara në terren, ndoqëm kamionët e firmave të ndryshme, për çudinë tonë, të gjithë bashkoheshin në të njëjtën pikë të shkarkimit. Duke na dhënë idenë e qartë që ka një bashkëpunim të ngushtë mes tyre. Po autoritetet a janë në dijeni se çfarë bëhet me dherat dhe inertet që dalinm nga gropat e kullave të reja? Për këtë u nisëm të takojmë kryetaren e re në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Anuela ristani, e cila nuk dha asnjë përgjigje, përveçse krijoi një kordon policësh bashkiake, për të na penguar neve që ti bëjmë asaj një pyetje shumë të thjeshtë: Ku shkojnë dherat? Por dhe ne nuk u dorëzuam, kështu tentuam sërish, por më kot, zonja Ristani e kishte ndarë mendjen për të mos thënë asnjë fjalë. Kështu që mesazhin tonë, ia përcollën me megafon, me shpresën se këtë herë na ka dëgjuar.

Ndërkohë që u drejtuam dhe tek Inspektoriati Kombëtar I mbrojtjes së Territorit, I cili është treguar I verbër përballë masakrës mjedisore që po I bëhet Tiranës. Giovanni Falcone keshillonte hetuesit e rinj: Ndiqni paratë.

Të njëjtën këshillë do t’i jepnim edhe ne organeve ligjzbatuese: Ndiqni kamionët. Gjithmonë nëse nuk jeni pjesë e marrëveshjes skandaloze që po shkatërron Tiranën.

/Emisioni “Piranjat”

Etiketa: BashkiadheratinceneratoriinertetlandfillimasakramjedisoreSharreshkelesit e ligjitTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestohet shoferi në Tiranë, pasagjerja hapi derën dhe përplasi të miturën me monopatinë

17:19 : 28/08/2025
AKTUALITET

Kanë burim të paligjshëm/ Pasuritë e sekuestruara të Kristian Konit arrijnë vlerën e 26 mln e 500 mijë€

15:45 : 28/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Pas 430 milionë të harxhuara qeveria pranon dështimin e inceneratorëve, rikthehet te landfilli

15:25 : 28/08/2025
AKTUALITET

“Shqiponjat” arrestojnë një të mitur me d*ogë në Tiranë

14:40 : 28/08/2025
AKTUALITET

Lejet mbi 6 kate në Tiranë, rënie pas arrestimit të Veliajt

08:23 : 27/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ 10 vatra gjatë ditës, 4 ende aktive në Vlorë, Kolonjë, Tiranë dhe Skrapar

18:56 : 25/08/2025
Para

SHBA, pranga gjyqtares/ FBI: Pengoi arrestimin e emrigrimit të paligjshëm

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 29 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 28/08/2025

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih

22:49 : 28/08/2025

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025

Kjo pije çon në rënien e flokëve

22:31 : 28/08/2025

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

22:12 : 28/08/2025

Gjenerali francez: Evropa rrezikon të bëhet pre e grabitqarëve në një botë gjithnjë e më të dhunshme

21:58 : 28/08/2025

Dalin PAMJET nga aksidenti i trefishtë në tunelin e Llogorasë

21:41 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com