• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

S’kanë fund abuzimet/ Edhe ura e Kukësit me probleme, e pranon vetë koncensionari

15:52 : 24/04/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Ndërtimi i një ure të çeliktë në hyrje të qytetit të Kukësit, në të cilën kalon edhe ‘Rruga e Kombit’ iu kushtoji shqiptarëve së paku 20 mln euro, pasi kjo vepër infrastrukturore u ndërtua me para publike.

Si të mos mjaftonte kostoja e ‘kripur’ apo tejkalimet e afateve të ndërtimit, duket se ura në liqenin e Fierzës, është ndërtuar me defekte, dhe një fakt i tillë është pranuar nga koncesionari që ka ‘Rrugën e Kombit’.

Kompania Salillari ka paditur në gjykatë nënkontraktorin italian për ndërtimin e Urës së Madhe të Kukësit duke i kërkuar 8.2 milionë euro dëmshpërblim. Sipas padisë, kompania italiane Maeg ka bërë punë me defekte, të cilat është detyruar që t’i riparojë më pas Salillari.

Kompania shqiptare thotë se riparimi i defekteve të shkaktuara nga Maeg i ka kushtuar asaj 3.5 milionë euro. Mbi këto kosto, Salillari ka llogaritur dhe penalitete, por edhe zëra të tjerë garancie duke e çuar pretendimin total ndaj shoqërisë italiane në rreth 8.2 milionë euro.

Lexo edhe:

Ura e SPAK-ut mbetet “varur”/ Rama shtyn lejen për projektin “futuristik” të Drejtësisë së Re

Ura e fshatit Anë Vjosë në Tepelenë drejt degradimit total, rrezikon çdo ditë banorët

Fillimisht padia është bërë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Por më vonë çështja ka shkuar në gjykatën e lartë për kompetencë.

Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja të gjykohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

Ura e madhe mbi Drin, pjesë e rrugës së Kombit u hap në korrik të vitit të kaluar. Por pak javë pas hapjes ura u mbyll sërish pa asnjë shpjegim. Më vonë, në media qarkulluan lajme se ura kishte defekt dhe nuk garantonte sigurinë e kalimit.

Vepra qëndroi e mbyllur për disa muaj, gjatë të cilëve me sa duket janë bërë punime riparimi. Këto kosto tashmë janë shndërruar në objekt përplasjesh mes Salillarit dhe nënkontraktorit italian Maeg.

Etiketa: kukesproblemeSalillariuraura e kukesit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ura e SPAK-ut mbetet “varur”/ Rama shtyn lejen për projektin “futuristik” të Drejtësisë së Re

18:19 : 17/05/2026
AKTUALITET

Ura e fshatit Anë Vjosë në Tepelenë drejt degradimit total, rrezikon çdo ditë banorët

20:21 : 10/05/2026
AKTUALITET

Dëmtohet rruga dhe ujësjellësi, si firma “Trade Minerals Al” po shkatërron infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

21:58 : 24/04/2026
AKTUALITET

Kthesë e papritur e motit, zonat malore të Kukësit mbulohen nga dëbora

17:39 : 21/04/2026
AKTUALITET

Digjet makina në Kukës, përfshihen nga flakët edhe dy makinat e parkuara pranë

09:28 : 21/04/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Kukës

14:01 : 19/04/2026
Para

Play Off/ Pogradeci pranë kualifikimit, Besa-Apolonia pa gola në pjesën e parë

TË GJITHA

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkbetparkbetparkCasibom