• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thirret në SPAK biznesmeni Shkëlqim Fusha

13:18 : 24/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Biznesmeni Shkëlqim Fusha është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Fusha është shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet e thirrjes apo natyra e hetimit për të cilin është thirrur.

Paraqitja e tij në SPAK vjen në një kohë kur institucioni ka intensifikuar hetimet ndaj zyrtarëve dhe biznesmenëve të lidhur me abuzimet me fondet publike.

Shkëlqim Fusha është pronari i kompanisë së ndërtimit ‘Fusha Shpk’, një kompani e lidhur ngushtësisht me punët publike gjatë periudhës së drejtimit të Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj, përgjatë tri mandateve të tij.

Lexo edhe:

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

Sipas SPAK, Veliaj ka firmosur një leje ndërtimi në fshatin Yrshek të Tiranës, e cila do të realizohej nga kompania ‘Fusha Shpk’ në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha. Në këtë rast del në skenë edhe një nga OJF-të e ngritura nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e z. Veliaj.

Kjo OJF, sipas hetimeve, ka kryer transaksione të çuditshme bankare, të cilat SPAK i konsideron si përfitime të ardhura nga klientelizmi i bashkëshortit të saj me administratorin e kompanisë ‘Fusha Shpk’.

Nga dokumentacioni i administruar pranë Bashkisë së Tiranës rezulton se ‘Fusha Shpk’, me aksioner biznesmenin Shkëlqim Fusha, ka përfituar disa herë leje ndërtimi nga kjo bashki. Në një nga këto raste, Erion Veliaj ka firmosur një leje për ndërtimin e një shtëpie në Yrshek, që do të ndërtohej nga kompania ‘Fusha Shpk’.

Pas dhënies së lejes, kompania ‘Fusha Shpk’ ka transferuar një shumë të konsiderueshme parash në llogaritë bankare të dy avokateve, të cilat kanë lidhje të afërta me Ajola Xoxën. Këto avokate kanë kaluar gjysmën e shumës në llogarinë e organizatës ‘Harabel’.

Sipas SPAK, një pjesë e konsiderueshme e financimeve të kryera për qendrën ‘Harabel’ – e cila, siç u përmend, zotërohet nga Ajola Xoxa – kanë ardhur nga sponsorizime të subjekteve të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me Bashkinë e Tiranës. Këto fonde janë përdorur për të paguar qiratë e zonjës Xoxa, si edhe për likuidimin e faturave për shërbime të ofruara nga shoqëri të familjarëve të saj.

Hetimet thellohen më tej dhe zbulojnë se mënyra sesi janë bërë pagesat nga subjekte të caktuara në drejtim të qendrës ‘Harabel’ ngre dyshime të forta për një skemë të strukturuar klienteliste, e cila shtrihet përtej marrëdhënies mes Veliajt dhe kompanisë ‘Fusha’. Në shumë raste, pagesat e sponsorizimeve nuk janë deklaruar si të tilla, por janë realizuar përmes kontratave fiktive për shërbime që nuk rezultojnë të jenë kryer realisht.

Për këtë arsye, SPAK po heton nëse këto transaksione përbëjnë elementë të veprave penale të korrupsionit pasiv dhe aktiv, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Të gjitha këto elemente, sipas organit të akuzës, përbëjnë një skemë të mirëorganizuar për përfitim financiar të paligjshëm në dëm të interesit publik.

Etiketa: a ola xoxaErion Veliajshkelqim fushaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
AKTUALITET

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

10:04 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vjedhja e pronave në Lalëz/ Foto, video dhe dokumente komprometuese në telefonin e mikut të “Rrumit”

20:23 : 07/10/2025
Në foto: Vendi i ngjarjes dhe gjyqtari Astrit Kalaja
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ SPAK: Të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata

18:55 : 06/10/2025
Para

Shqipëria nuk po prodhon më, bien shpenzimet për materiale dhe furnitura

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com