• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk flitet për program, ka vetëm sharje”/ Lubonja: Qëllimi i Ramës të denigrojë kundërshtarin!

18:26 : 22/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Analisti Fatos Lubonjai ftuar në News 24, komentoi ecurinë e fushatës elektorale të 11 majit, me dy protagonistët kryesorë Sali Berisha dhe Edi Rama.

Lubonja u shpreh se në fjalimet e Ramës nuk flitet për program, por ka vetëm sharje dhe sipas tij, ky është degradim, jo vetëm i kryeministrit, por i të gjithë shoqërisë.

“Është shumë problem për respektin për njerëzit. Respekt për kundërshtarin,. Bëjnë batuta pijanecësh dhe qeshin me njëri-tjetrin. Të thuash se po fiton simpatinë grave duke i thënë burrave çyryk, nuk është se ndodh. Nuk flitet për program, ka këto sharjet, bufi i kënetës. Gjithë kohës. Pa dyshim është degradim. A është degradimi i Edi Ramës, apo i gjithë shoqërisë? Mendoj se është degradim i gjithë shoqërisë.”

Më tej, Lubonja theksoi se kjo gjuhë e Ramës është narcizizëm dhe ka si qëllim denigrimin e kundërshtarëve.

“Nuk është se pa sens realiteti. Nuk i mungon sensi i realitetit Ramës. Sa më shumë ta ulësh diskursin që të shkosh te shtresa më e gjerë e popullit, e kishte dhe Hitleri si tezë. Mund ta quaj Ediramizim i shoqërisë. Një grua deputete i kishte bërë një spot elektoral që më kujtoi barcaletat e Kinës popullore, me dacibaot. Një njeri që në spital, dukej si komik, por luante rolin që mezi pret të shërohet dhe të votojë për Edona Bilali.

Lexo edhe:

Berisha denoncon me VIDEO: Patronazhistët blenë vota në Babrru

Rama 4 dhe një histori deja vù

Qëllimi i Ramës është denigrimi i kundërshtarit, e ka si problem në përgjithësi. Denigroje sa më shumë, është teknikë e narcizistëve kjo. PD i përgjigjet me denigrim. Por kam një gjë problem. Edhe ata që thonë s’ka program ky dhe bën kështu, nuk e shoh se i ka munguar mundësia të bëjë program. Mendoj se programin e ka të qartë, këto i ka fishekzjarrë që hedh. Programi për të qenë në pushtet derisa të ketë frymën e ka të qartë.”

Ai shtoi se në shoqëri nuk ka reagim për fyerjet dhe denigrimet që bën Rama.

“Programin e ka shumë të qartë, degrado sa më shumë dhe sundo me më të fortët. Për fat të keq, shoh që ky popull e ka humbur, duhet të indinjohet. Kur bëhet ndonjë padrejtësi, fyhen autistët. Fyhet një kategori e tërë dhe nuk ka indinjatë. Ka nënshtrim. Mendoj se kjo është teknikë që në fund fare, narcizisti denigron njerëzit me të cilët rri, dhe ata humbasin vetëvlerësimin dhe bëhen të varur nga ky që i kontrollon.”

Sa i përket opozitës, Lubonja nënvizon se ata nuk kanë program për të marrë pushtetin duke qenë të ndarë me njëri-tjetrin.

“Nuk jemi në një regjim totalitar me një parti shtet. Por opozita është pak për mua, si në shumë vende fashiste të Amerikës Latine. Ke dhe Putinin në Rusi. Ekziston opozita, sepse është arritje në këtë botë. Por teknikat janë që është tirani e mazhorancës. Partia që merr pushtetin dhe sundon. Për mua partitë e opozitës janë nën kontrollin, jo që paguhen, por i duhen për fasadë. Që ti tregojë botës, kam opozitë por fitoj se më do populli. Nuk është çështje programi.

Të bësh politikë do të thotë të marrësh pushtetin. Programi i parë duhet të ishte bashkimi i tyre dhe rrëzimi i regjimit dhe vendosja e themeleve të drejtësisë që janë rrëzuar. Nuk gjej komunikim të sinqertë. Shoh një egoizëm dhe nuk ka vërtetësi në fjalën që thonë. Janë retorika. Prova e parë është sa janë politikanë që të kuptojnë se këtu duhet bashkimi një herë dhe ti të jesh më i fortë. Që të vënë interesat e vendit. Këta vënë interesat e tyre, të marrin 2-3 deputetë.”

Etiketa: Edi Ramafatos lubonjafushataopozitaprogramsharjezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha denoncon me VIDEO: Patronazhistët blenë vota në Babrru

12:33 : 09/06/2025
AKTUALITET

Rama 4 dhe një histori deja vù

11:37 : 09/06/2025
RAJONI

Test për qeverinë Vuçiç, mbahen zgjedhje lokale në dy komuna të Serbisë

12:23 : 08/06/2025
AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
Para

FMN paralajmëron ngadalësim të ekonomisë amerikane në 2025

TË GJITHA

VIDEO/ Elvis Roshi paraqitet në SPAK, merret zyrtarisht i pandehur

14:28 : 09/06/2025

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025

Kursi i Euros ulet sërish poshtë 98 lekëve, ja faktorët që kanë ndikuar

14:05 : 09/06/2025

E rëndë/ 24-vjeçarja denoncon të riun: Më përdhunoi në plazhin e Borshit

13:59 : 09/06/2025

EMRAT/ Arrestohen dy shpërndarës droge në Berat, sekuestrohen 330 doza

13:55 : 09/06/2025

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com