• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Fondet e BE për fermerët i vodhi Rama, pas skandalit ministren e bëri këshilltare

18:15 : 20/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerët e Elbasanit, ka hedhur akuza drejt Qeverisë, pasi sipas tij, ka ndjekur politika shkatlrrimtare për bujqësinë dhe blegtorinë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri krahasime me vendet e rajonit, ku sipas tij, fermerët subvencionohen 5 deri në 8 herë më shumë se në vendin tonë dhe se Edi Rama hapi doganat për prodhimet e Serbisë dhe Maqedonisë.

Lideri demokrat deklaroi se në Shqipëri sektori i bujqësisë dhe blegtorisë financohet vetëm 0.5% të prodhimit të brendshëm.

Berisha përmendi dhe fondet e IPARD nga BE për fermerët, ku sipas tij, i ka vjedhur Edi Rama dhe Olta Xhaçka me farefis. Ai përmendi faktin që pasi BE zbuloi skandalin, Edi Rama ministen e shkakruar të Bujqësisë e bëri këshilltare të tij. Sipas Berishës, kjo tregon se abuzimi ka qenë i përbashkët dhe se Frida Krifca vetëm sa ka zbatuar urdhrat e Ramës.

Sali Berisha: Ne, vijmë në këtë takim me ju, pasi në 12 vite fermat tuaja, prodhimet tuaja, mundi juaj, ka njohur vështirësi të mëdha, humbje të ndjeshme, rrokullisje serioze. Sot, po të shkojmë në dyqanet e Elbasanit, të Tiranës dhe kudo, 80% të produkteve prodhohen në Shumadi, në Banat, prodhohen jashtë Shqipërisë. Sot, sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, që është një sektor bazë, në të cilin punësohen rreth gjysmë milioni shqiptarë, është një sektor për të mos thënë krejtësisht, por pothuajse krejtësisht i braktisur nga kjo qeveri. Ky sektor i jep vendit 90% të prodhimit të brendshëm. Ky sektor financohet vetëm 0.5% të prodhimit të brendshëm. Ju nuk jeni më pak punëtorë se sa fermerët e Maqedonisë, të Kosovës, apo të Serbisë, ose të Malit të Zi. Jo, ju jeni shumë punëtorë. Dhe sigurisht, ju doni që fermat tuaja, serrat tuaja, stallat tuaja, të ecin përpara, t’u begatojnë, të pasurohen. Por, kjo nuk ndodh. Sepse, me politikën që ndoqi kjo qeveri, ishte një politikë shkatërrimtare. Hapi kufijtë, doganat për prodhimet e Serbisë, Maqedonisë, fermerë të të cilave, subvencionohen nga 5 gjer 8 herë më shumë se ju. Pra, në qoftë se ju merrni 100 euro subvencion, fermeri në Maqedoni merr 500 euro subvencion, fermeri në Kosovë merr 400 euro subvencion, fermeri në Serbi merr 700 ose 800 euro subvencion. Ky është realiteti. Kjo është e vërteta! Çfarë ndodh? Ndodh që ju nuk konkurroni dot në tregje, sepse ai e ka të subvencionuar çmimin, dhe fëmijët tuaj largohen për të ndërtuar ëndrrën e tyre, jo në Elbasan, jo në Shqipëri, po për ta ndërtuar në Itali, Greqi, dhe në vende tjera.

Lexo edhe:

“Do të të arrestojmë”/ E moshuara tregon përplasjen me Policinë për të takuar Ramën: Ja se çfarë i thashë

Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki

Përveç kësaj, pra përveç subvencioneve që i keni 4 herë më të ulëta se Kosova, 5 herë më të ulëta se Maqedonia, 7 ose 8 herë më të ulëta se Serbia, dhe prisni. Kjo është aktuale. Po, po të marrësh investimet që ata kanë bërë në tokë përpara, del të paktën 1 me 10. Kosova sot, dhe jo vetëm Kosova, por Maqedonia, Serbia, kanë një nga sistemet vaditëse më bashkëkohore, dhe e trashëguan atë nga Jugosllavia. Kurse, Shqipëria noton në ujë, dhe uji për fermat nuk sigurohet. Pra, ka një pabarazi shumë të madhe.

Ndërkohë, shqiptarët janë njerëz shumë punëtorë, të zotë, toka është e klasit të parë, por me tregun nuk ia dalin nuk ia dalin sepse, marrin gjithësej, 57 milionë euro ishte subvencionimi për këtë vit. Nga këto, 32 milionë shkonin tek fermeri, të tjerat i merrnin rrogëtarët e qeverisë. Kishin 130 milionë euro nga BE-ja. Edi Rama me suitën e tij, u vërsul mbi to, sikur të ishin para pa zot, dhe që ato çdo qindarkë ishin për ju, fermerët. Dhe ato, vetëm fermerët nuk i morën. I morën Xhaçkat, me burrat, me kushërinjtë, me fisin e tyre. Dhe kur BE e diktoi, e gjeti, i ndërpreu menjëherë fondet, dhe Edi Rama, në vend se të çonte ministren e tij atje ku e meritonte, e mori këshilltare kryesore në kryeministri. Pse e mori këshilltare kryesore? E mori, sepse ata abuzimin e kishin të përbashkët. Ajo nuk kishte bërë gjë tjetër, vetëm zbatuar urdhrat abuziv të Edi Ramës, që paratë e fermerëve i merrnin oligarkët e tij, klientela e tij, dhe fermerët nuk merrnin asgjë.

Berisha premtoi se ai fondin për bujqësinë do e çojë në 230 milion euro subvencione që fermerët shqiptarë të marrin po aq sa ata të rajonit.

Sali Berisha: Ne, jemi shumë të vendosur ta transformojmë, ta ndryshojmë rrënjësisht dhe me shpejtësi këtë situatë. Çfarë kemi vendosur ne në programin tonë? Në programin tonë, ne kemi vendosur. Një. Të pesëfishojmë subvencionin për ju. Të kapim vendet që kemi përreth. Nuk them të kapim Francën dhe Gjermaninë, por Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi. Ndaj dhe, fondi do të shkojë në 230 milionë euro subvencione.
Do subvencionojmë, pa përjashtim, asnjë kriter tjetër përveç çdo kokë bagëti, çdo fidan të mbjellë, çdo njesi prodhimi. Heqim çdo pengesë tjetër ne, që duhet të jetë kaq hektarë e aq hektarë, që duhet të jenë kaq kokë dhe aq kokë, etj. me radhë. Jo, ai që ka, ai do marrë subvencionin. Në fakt, do ta tregoj shumë më tepër tani. Atëherë, jam përpjekur, por tani do ta tregoj shumë më tepër. Ua them unë, ju jap fjalën. Prandaj jam këtu sot unë.

Etiketa: BEBujqesiafermeretfondetRamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do të të arrestojmë”/ E moshuara tregon përplasjen me Policinë për të takuar Ramën: Ja se çfarë i thashë

15:27 : 07/07/2025
AKTUALITET

Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki

15:07 : 07/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Lubia ia ka vënë syrin Bankersit, duan ta përzënë! Me ne pagoi 600 mln euro vetëm rentë

13:51 : 07/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Lirohet nga “arresti shtëpiak” Malltezi, rrëzohet kërkesa e gjyqtares Ulliri

12:37 : 07/07/2025
AKTUALITET

Rama hap aplikimet për drejtor në Bashkinë e Vlorës: Të gjithë do të jenë të rinj!

11:57 : 07/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Qytetarja kërkon ta takojë, Rama sillet arrogant: Ik tani, mos më hajde nga mbrapa

11:55 : 07/07/2025
Para

Premier League/ Fitojnë Arsenal dhe Chelsea, tjetër humbje për Manchester United

TË GJITHA

Champions League/ Egnatia publikon listën e lojtarëve, tre mungesa të rëndësishme

17:11 : 07/07/2025

Presidenti iranian: Izraeli tentoi të më vriste gjatë një takimi, por dështoi

17:10 : 07/07/2025

Akuza pa prova/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

16:53 : 07/07/2025

Nga Serie C në B, futbollisti i Kombëtares U-21 firmos me klubin e ri

16:48 : 07/07/2025

Aksident në Vlorë – Fier/ Përmbyset makina, një i plagosur rëndë

16:35 : 07/07/2025

Ministri rus i transportit gjendet i vdekur disa orë pas shkarkimit nga Putin

16:29 : 07/07/2025

Igli Tare: Ardon Jashari dëshiron të luajë për Milanin

16:18 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com