• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Takimi elektoral/ Dy gratë socialiste që prishin fasadën e Edi Ramës

21:23 : 11/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025
Screenshot

Screenshot

Në 27 vjet karrierë politike, Edi Rama e ka sofistikuar përdorimin e grave dhe vajzave si fasadë të progresit duke e shndërruar në një dekor propagandistik, që e prezanton Partinë Socialiste nën petkun e një force politike, që respekton thellësisht barazinë gjinore. Por realiteti ndonjëherë është më kokëfortë dhe e nxjerr në pah, atë që retorika politike e anashkalon me qëllim.

Edhe këtë të enjte, në të njëjtën ditë që opozita nisi zyrtarisht fushatën zgjedhore, Rama u përpoq të ndërtojë një kundërimazh politik, kur bëri bashkë gra dhe vajza socialiste në një aktivitet, ku siç pritej, ai ishte në qendër të vëmëndjes.

“Sot Kuvendi drejtohet nga një grua socialiste, e cila zëvendësoi një tjetër grua socialiste. Jam i bindur që nuk është aq e largët dita sa mund të dukej deri dje, kur Shqipëria do të ketë edhe gruan e parë kryeministre” u shpreh Rama.

Në fjalim nuk mungoi edhe një metaforë që kapi shpejt titujt e mediave, edhe pse tingëlloi si një klishe boshe e fushatës: “Shqipëria është grua! Europa është grua dhe suksesi për Shqipërinë 2030 varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë” tha ai.

Por ndërsa fliste për fuqinë e grave, në panelin përkrah tij, dy gra – që përfaqësojnë më shumë sistemin se gjininë – nuk binin shumë në sy sepse u kishin caktuar një karrige jo aq të përshtatshme për detyrat e rëndësishme që kanë mbajtur mbi supe. Klotilda Bushka dhe Olta Xhaçka, dy figura me një karrierë të pasur në aparatin shtetëror, të dyja deputete të Partisë Socialiste.

Lexo edhe:

Shteti “i vrarë” nga babëzia e pushtetit

Celibashi raporton për zgjedhjet/ PS propozim të ri për Reformën Zgjedhore: S’ka më arsye të grumbullohen në KZAZ

Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve, e ulur në rreshtin e fundit të panelit të grave kandidate të PS

Bushka, Kryetare e Komisionit të Ligjeve dhe Xhaçka, ish-Ministre e Punëve të Jashtme dhe e Mbrojtjes, të dyja ishin detyruar të ulen në rreshtat e fundit të karrigeve të panelit, atje ku kamera i evitoi gjatë gjithë takimit. Dhe kjo nuk ishte rastësi.

Klotilda Bushka është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, pasi akuzohet për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në dosjen ndaj Erion Veliajt. Sipas dosjes, Bushka, bashkë me Ajola Xoxën, kanë ushtruar presion mbi dëshmitaren Ina Goxhaj që kjo të ndryshonte deklarimet për të gënjyer prokurorët.

Olta Xhaçka, ish Ministre e Jashtme dhe e Mbrojtjes, e ulur në rreshtin e fundit të panelit

Ndërkohë, Olta Xhaçka, ish-ministre e Jashtme dhe aktualisht deputete, është nën hetim nga SPAK për skemën me statusin e investitorit strategjik që i është dhënë bashkëshortit të saj, Artan Gaçi. Gjykata e Posaçme ka urdhëruar regjistrimin e procedimit penal ndaj saj dhe bashkëshortit për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të gjitha në bashkëpunim. Vendimi i Gjykatës, i marrë më 28 shkurt, urdhëron SPAK të hetojë mënyrën se si është dhënë ky status nga Këshilli i Ministrave – një institucion ku Xhaçka vetë bënte pjesë në kohën e vendimit.

Simbolika është therëse: dy gra, që nuk i shërbejnë më as për fasadë Edi Ramës, ai që deri dje i ka promovuar si shembuj të emancipimit institucional, por janë sot përfaqësuese të një realiteti tjetër– atë të sistemit të korruptuar që nuk njeh gjini.

Kryeministri, që mburret se punon më mirë me gratë se me burrat, tani përpiqet të fshehë një konstatim të hidhur: kur sistemi është i kalbur, nuk ka rëndësi nëse je burrë apo grua –të gjithë detyrohen të ecin drejt të njëjtit destinacion: shkeljes së ligjit.

Ndaj si Klotilda Bushka, ashtu edhe Olta Xhaçka nuk ishin rastësisht në fund të rreshtave, por sepse tek to simbolizohet vetë dështimi i sistemit që Edi Rama ka ndërtuar pas 12 vitesh qeverisje dhe që batutat bajate me gra e me burra nuk e mbulojnë dot./ Lapsi.al

Etiketa: bushkapsRamaxhaxka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shteti “i vrarë” nga babëzia e pushtetit

14:39 : 07/10/2025
AKTUALITET

Celibashi raporton për zgjedhjet/ PS propozim të ri për Reformën Zgjedhore: S’ka më arsye të grumbullohen në KZAZ

13:03 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
Para

“4500 euro për letra në Sllovaki”/ Qytetari denoncon mashtrimin: As vizë, as punë. S’na kthen paratë!

TË GJITHA

Gjykata e Gjirokastrës lë në fuqi pezullimin nga detyra për Dhurim Çenkon, shefin e Krimeve në Përmet

14:42 : 07/10/2025

Shteti “i vrarë” nga babëzia e pushtetit

14:39 : 07/10/2025

Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

14:18 : 07/10/2025

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

14:14 : 07/10/2025

Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve

14:00 : 07/10/2025

EMRI/ Arrestohet në Rinas 51-vjeçari i dënuar për vrasje në Brazil

13:44 : 07/10/2025

Prokuroria e Apelit dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes

13:39 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com