• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Më diskriminojnë”/ Turku Ozbek letër nga burgu: Më mbajnë të izoluar, s’më lënë të flas me familjen

17:55 : 11/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Shtetasi turk, Nihat Ozbek, i cili u arrestua më 23 nëntor në aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Europol, pasi akuozohet si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Gjermani, i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit të Helsinkit, ku kërkon verifikimin e kushteve të ambienteve të paraburgimit ku po mbahet i izoluar.

Ai ndodhet i izoluar në paraburgimin e burgut “313” në Tiranë dhe në kërkesën drejtuar institucioneve, është shprehur se po i shkelen të drejtat themelore në qeli.

Trafikanti i heroinës pretendon se po e trajtojnë në mënyrë të diskriminuar, pasi nuk e lejojnë të komunikojë me familjen në telefon, me skype, nuk e lejojnë që të marrë ushqime nga jashtë, si dhe nuk e lejojnë që të takojë famiëjarët.

Në letrën e tij, Nihat Ozbek thotë se ka gruan e sëmurë dhe dy fëmijët me aftësi të kufizuara, teksa shton se para një jave i ndërroi jetë babai dhe nuk e kanë lënë t’i jap lamtumirën e fundit.

“Gjatë kohës që jam vendosur ne paraburgim më mbajnë të izoluar tek sektori “Kaush”, pa pasur komunikime me njeri, duke me bërë presion , ndihem në gjendje të rënduar psikologjike nga kjo situate”, shkruan shtetasi turk.

Lexo edhe:

Të huajat si “skllave seksi”/ Si u kthye Shqipëria në “oaz” për shërbime seksuale

Hetimet/ Grupi shqiptar dyshohet se përdori nëndetëse për trafikun e kokainës

Letra e plotë:

Unë, i nënshkruari Nihat Ozbek, ndodhem aktualisht në paraburgim në Shqipëri në kuadër të një procedure ekstradimi drejt Gjermanisë.

Po ju drejtohem me këtë kërkesë për të denoncuar shkeljen e të drejtave të mia themelore që po më bëhen dhe për të kërkuar ndërhyrjen tuaj.

Që nga momenti që jam vendosur në këtë institucion, jam trajtuar në mënyrë të diskriminuar. Nuk mund të komunikoj me familjen time përmes telefonit ose Skype-it, nuk më lejohet të marrë ushqim nga jashtë, as të kem takime me familjen time. Kam gruan e sëmurë dhe dy fëmijë me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, para një jave më ka ndërruar jetë babai, dhe nuk më lejuan të jap lamtumirën e fundit.
Gjatë kohës që kam qenë në paraburgim, më mbajnë të izoluar në sektorin “Kaush”, pa pasur mundësi komunikimi me askënd, duke më bërë presion. Ndihem në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të kësaj situate.

Ky kufizim ekstrem, pa një vendim gjyqësor të arsyetuar, përbën një cenim të rëndë të të drejtës për kontakt me familjen, si dhe një formë trajtimi çnjerëzor dhe degradues në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me Ligjin nr. 8328/1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve”, dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare mbi trajtimin e të ndaluarve dhe të paraburgosurve.

Kjo situatë është shqetësuese, pasi kufizimi nuk lidhet me ndonjë rrezik real për sigurinë ose për prishjen e provave, por duket se ka natyrë ndëshkuese dhe diskriminuese për shkak të shtetësisë sime dhe rrethanave të veçanta të çështjes.

Për sa më sipër kërkoj:

  1. Verifikimin e kushteve aktuale të paraburgimit për shtetasin turk Nihat Ozbek.
  2. Marrjen e masave për garantimin e të drejtës së tij për komunikim me familjen.
  3. Ndërprerjen e menjëhershme të masës së izolimit, përderisa ajo nuk është e mbështetur në ndonjë vendim ligjor të arsyetuar.

Në pritje të një reagimi institucional dhe human, ju falënderoj për vëmendjen.

Etiketa: Burgdiskriminimheroinei izoluarNihat Ozbektrafikturk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të huajat si “skllave seksi”/ Si u kthye Shqipëria në “oaz” për shërbime seksuale

19:52 : 20/08/2025
AKTUALITET

Hetimet/ Grupi shqiptar dyshohet se përdori nëndetëse për trafikun e kokainës

19:36 : 19/08/2025
AKTUALITET

Greqi/ I riu shqiptar arratiset nga spitali i burgut

19:20 : 18/08/2025
AKTUALITET

Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot-Lezhë, makinat e bllokuara mbi dy orë

14:33 : 15/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet/ Ervis Çela fitoi mbi 100 mln € nga kokaina, Franc Çopja e këshillonte: Mos i fut tek ullinjtë

11:28 : 12/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Makina e Gardës së Republikës përdoret për të shmangur trafikun në Lushnje

21:11 : 10/08/2025
Para

Tatuazhi që ngjalli dyshime, qeveria amerikane lidh “gabimisht” britanikun me bandën venezueliane

TË GJITHA

Horoskopi, 21 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/08/2025

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

22:51 : 20/08/2025

Lubonja: Liria e shprehjes në Shqipëri rrezikohet nga Kodin i ri Penal

22:39 : 20/08/2025

E rëndë në Durrës/ 45-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se…

22:26 : 20/08/2025

Plagosja në ‘Valamar’/ Publikohet FOTO e autorit! Qëlloi të riun pas sherrit për parkimin

22:15 : 20/08/2025

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

22:01 : 20/08/2025

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

21:46 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com