• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Trafik qeniesh njerëzore, SPAK dërgon për gjykim 27 anëtarë të dy grupeve kriminale

16:15 : 11/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, anëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale, në bazë të një procedimi të vitit 2023.

Ata akuzouhen se kryenin veprimtarinë kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore nga Bangladeshi dhe Kameruni drejt Shqipërisë, me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian, në këmbim të mijëra eurove. Mes të pandehurve ka dhe punonjës policie e biznesmenë që kanë ndihmuar në kryerjen e aktivitetit të paligjshëm.

Më konkretisht, të pandehur janë marrë shtetasit: Endri Seiti, Luan Tafalla, Km Shaqiful Islam, Endrit Ismailaj, Alok Mittra, Arnol Shpata, Xhuljeta Çopa, Artur Mata, Antonio Specchio, Altin Hasani, Edmond Braha, Emmanuel Delphin Assako Ella, Arjel hoxha, Orkid Pijaneci, Arba Hysenllari, Ermal Hoxha, Artan Sulaj, Luan Sulaj, Shkelzen Matmuja (Bokciu), Faik Matmuja, Bukurosh Muja, Lulzim Lami, Tome Preka, Xhuljo Krasniqi, Edmond Baklli, Iglan Alliçi dhe Arben Domi.

Prokuria e Posaçme bën me dije se ndaj tyre rëndojë akuzat për veprat penale:

  • “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë me qëllim përfitimi,
  • “Falsifikim i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit kriminal,
  • “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, drejtimit, organizimit apo pjesëmarrjes,
  • “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”,
  • “Korrupsion  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Organi i akuzën bën me dije se nga hetimi ka rezultuar e provuar ekzistenca e dy grupeve kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë organizuar kalimin e paligjshëm të kufirit shqiptar të mbi 650 shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e Azisë së Jugut (Bangladeshi) dhe Afrikës Qendrore (Kameruni), gjatë vitit 2023 deri në prill të vitit 2024, kundrejt përfitimit material.

Lexo edhe:

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

Sipas SPAK, këto grupe kriminale besohet të kenë kryer të njëjtën veprimtari edhe në vitin 2022 edhe me shtetas të huaj nga vende te tjerë.

“Shqipëria provohet të jetë përdorur si vend tranzit, territor përmes të cilit është lehtësuar hyrja e ligjshme e shtetasve të huaj nga kontinentet e Azisë dhe Afrikës në kontinentin e Evropës përmes transportit ajror dhe ka vijuar në mënyrë të paligjshme përmes transportit tokësor, drejt rrugës ballkanike. Kjo veprimtari bëhej duke shfrytëzuar aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë punësimin e shtetasve të huaj.” – thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas SPAK, veprimtaria kriminale e organizuar në nivel transnacional konsiston në:

a) Rekrutimin e shtetasve të huaj në vendet e origjinës, kryesisht nga vendet e Azisë së Jugut dhe Afrikës Qendrore, përmes agjensive që operojnë në Emiratet e Bashkuara, Dubai apo edhe Kameruni. Personat e rekrutuar janë meshkuj të moshës mesatarisht nga 24 në 35 vjeç.

b) Ndërmjetësimin e punësimit të tyre nga drejtuesit e grupeve kriminale që operojnë në Shqipëri, ku përfshihej aplikimi për punësimin e tyre në shoqëri të ndryshme tregtare, të regjistruar në Shqipëri (kryesisht në Tiranë, Vlorë dhe Durrës). Në disa raste, ortakët apo administratorët e këtyre shoqërive ishin në dijeni të fiktivitetit të punësimit dhe konsiderohen edhe ata si pjesëmarrës në grupin kriminal;

c) Falsifikimin e kontratave të qirasë, kontratat e punës, ftesat për punësim, çertifikatat profesionale apo ato të njohjes së gjuhëve të huaja, të domosdoshme për procedurat për t’u pajisur me vizën të kategorisë “D”, sipas ligjit nr. 108/2023 “Për të huajt” dhe VKM-së nr. 858, datë 858, datë 29.12.2021 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në RSh”.

d) Lehtësimin e kësaj veprimtarie kriminale nga specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme dhe asaj Vendore të Policisë Kufitare, të përfshirë në procedurat e pajisjes me vizë të këtyre shtetasve, në dijeni dhe pjesë e këtij grupi kriminal, përmes këshillimit.

d) Planifikimin e udhëtimit të këtyre shtetasve dhe pajisjen me bileta udhëtimi nga ’Vacation Planner Travel &Tourism”, me vendndodhje në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ortak të pandehurin, Km Shaqiful Islam, udhëtimin e tyre nga aeroportet e Dubait dhe të Kamerunit, në drejtim të Rinasit dhe pritjen nga drejtuesit dhe pjesëtarët e grupeve kriminale.

e) Akomodimin e tyre prej disa orësh apo disa ditësh në vende të ndryshme si; restorante, hotele apo vende të tjerë, duke mos u paraqitur ose duke u paraqitur në punë vetëm për disa ditë tek shoqëritë tregtare që kanë kërkuar punësimin e tyre, në pritje të transportimit të tyre;

f) Transportimin në mënyrë të paligjshme nga grupe kriminale përtej kufijve shqiptarë në rrugën ballkanike, Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe më tej me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Europian.

Raportohet se në lidhje me pagesat e kryera është provuar se secili nga shtetasit e huaj nga Bangladeshi kanë paguar shuma parash, të cilat variojnë nga gjashtëmijë deri në tetëmijë euro. Këto shuma parash paguheshin prej tyre kryesisht në Dubai dhe më pas transferoheshin në Shqipëri tek drejtuesit e grupit nepërmjet sistemit “Hawala”.

Organi i akuzls thotë se nga kontrollet e ushtruara në banesat e të pandehurve  janë sekuestruar 700.000 (shtatëqind mijë) Dollarë Amerikanë, 400.000 (katërqind mijë) Euro, 4 000 (katër mijë) Pound, 520.000 Lekë.

Etiketa: Alok MittraAltin HasaniAntonio SpecchioArnol ShpataArtur MataEdmond BrahaemigranteEndri SeitiEndrit Ismailajgrupe kriminalekalim i paligjshemKm Shaqiful IslamkufiriLuan TafallarefugjatespakXhuljeta Çopa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025
AKTUALITET

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

10:41 : 16/08/2025
RAJONI

Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë në Glloboqicë, ja arsyeja

17:29 : 15/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

14:46 : 15/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
Para

"Një ditë jo e mirë"/ Kryemadhi reagon pas divorcit: Do të jepja jetën për Metën! Kërkoj prap...

TË GJITHA

Goditje e rëndë për Vorën, humbet sulmuesin kryesor përpara sfidës me Partizanin

19:03 : 16/08/2025

Vranë një person, arretohen një shqiptar dhe një letoneze në Angli

18:59 : 16/08/2025

Përmbytjet në Pakistan dhe në Kashmir shkaktojnë mbi 300 të vdekur

18:57 : 16/08/2025

Takimi Putin-Trump, udhëheqësi rus: I dobishëm dhe afron vendimet e nevojshme

18:44 : 16/08/2025

Situatë alarmante, denoncimi: Pacientët 33 ditë pa trajtim brakiterapie në Onkologjik

18:25 : 16/08/2025

Xhaka rikthehet me fitore në Premier League, Tottenham turpëron ekipin e Brojës

18:23 : 16/08/2025

Zjarret në Gramsh/ Vatra aktive në tre fshatra, flakët përfshijnë edhe Zavalinën në Elbasan

18:11 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com