• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I miratuar prej 7 vitesh: 46% e akteve nënligjore të Ligjit për Trashëgiminë ende të papërfunduara

10:13 : 05/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, KULTURE, POLITIKE

KLSH zbuloi se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) nuk ka hartuar apo miratuar ende 46% të akteve nënligjore të Ligjit për Trashëgiminë, i miratuar në vitin 2018. Ndërsa edhe rekomandimet e lëna nga misionet e UNESCO-s nuk merren në shqyrtim nga MEKI dhe nuk adresohen në autoritetet e tjera.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) publikoi raportin e fundit të auditimit me tematikë, “Mbrojtja e vlerave dhe pasurisë së vendit tonë në UNESCO”, duke zbuluar probleme serioze në punën e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

Raporti nxorri në pah shumë problematika për sa i përket miratimit të akteve nënligjore të Ligjit “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, i miratuar në vitin 2018, por edhe vë theksin në vëmendjen e munguar të institucioneve të kulturës ndaj trashëgimisë kulturore në vend.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) nuk ka hartuar apo miratuar ende rreth 46% të akteve nënligjore në zbatim të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, i miratuar që në vitin 2018”, shkruhet në raportin e KLSH-së.

Sipas raportit pikërisht për shkak se disa akte nuk janë miratuar, kjo ka sjellë paqartësi dhe pengesa në realizimin e detyrave nga institucionet përgjegjëse.

Lexo edhe:

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Zhupa depoziton në Kuvend projekt-ligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

“Gjatë auditimit konstatohet se një sërë aktesh nënligjore në zbatim të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë janë hartuar dhe miratuar me vonesë apo ende nuk janë hartuar, duke sjellë paqartësi dhe pengesa në realizimin e detyrave nga institucionet përgjegjëse…”, shkruante raporti.

“…si p.sh. në rastin e Katalogut Kombëtar të Pasurive Kulturore, si edhe regjistrat kombëtarë të vlerave kulturore materiale e jomateriale nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK), ku kjo e fundit shprehet se janë ende në pritje të akteve nënligjore për vënien në funksion të tij”, vijonte ai më tej.

Raporti thekson se edhe në auditimet e mëparshme të KLSH-së është hasur kjo problematikë dhe se objektivat e këtij institucioni nuk janë arritur.

“Ligji ‘Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë’ është kompleks, voluminoz dhe problematik në disa aspekte dhe dikton nxjerrjen e një sërë aktesh nënligjore në funksion të zbatimit të objektivave dhe qëllimit të tij”, thekson raporti.

KLSH kujton se 7 vite nga miratimi i ligjit, munges ae nxjerrjes së akteve ligjore ka ndikuar në mos realizimin e objektivave strategjikë për zhvillimin e artit në vend. Ajo gjithashtu nxorri në pah se mungojnë disa akte nënligjore që lidhen me ruajtjen e pasurive kombëtare të përfshira në UNESCO.

“Në përmbushje të Objektivave Strategjik për zhvillimin e artit dhe kulturës, duhet të hartohen Planet e Menaxhimit të pasurive të vendit tonë në UNESCO dhe të atyre në ‘Tentative List’”, apeloi raporti.

Për qendrat historike që kërcënohen nga zhvillimet urbane, si Berati dhe Gjirokastra është hartuar një draft për planin e menaxhimit, por ai nuk është miratuar ende. Ndërsa më herët Amfora ka raportuar se mungesa e miratimit të akteve nënligjore po kërcënon pasuritë kombëtare.

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore rreth 30 vite nga krijimi nuk ja doli që të përfundojë regjistrimin e pasurive kulturore të Shqipërisë dhe për shumicën e kompetencave është jashtë funksionit me pretekstin se pret miratimin e akteve nënligjore, për të cilat duket se MEKI nuk po ndërmerr veprime serioze për ta zgjidhur situatën.

Mungesa ligjore ka krijuar një terren favorizues për trafikimin e veprave të artit dhe të artefakteve arkeologjike, që nuk lidhet vetëm me mungesën e procedurave ligjore, por edhe të krijimit të disa institucioneve, si Inspektorati Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore.

/ Media “Amfora“

Etiketa: aktetkulturaligjiministrianenligjoretë papërfunduartrashegimiatrashegimine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

Zhupa depoziton në Kuvend projekt-ligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

18:24 : 29/09/2025
AKTUALITET

Burgu i harresës: Shënkolli, plaga pa shërim e shëndetësisë shqiptare

08:29 : 26/09/2025
AKTUALITET

Ju garantohet nga ligji, por personave me aftësi të kufizuara nuk u jepet asistenca personale

18:19 : 09/09/2025
AKTUALITET

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025
RAJONI

Greqia miraton ligjin e ri të emigracionit! Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen me forcë

20:39 : 03/09/2025
Para

Dhunimi i Alimadhit/ Policia: Kishim informacion se në lokal viheshin baste, AMP nis verifikimet

TË GJITHA

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025

Rama shkarkon nga detyra prefektin e Vlorës dhe të Fierit, ja kush i zëvendëson

18:55 : 08/10/2025

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025

“Kam 15 vite që sorrollatem për pronat”, Orinda Huta: Kam marrë kërcënime nga të ashtuquajturit ‘dajat’

18:41 : 08/10/2025

Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI)

18:33 : 08/10/2025

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025

Ekspertët e fluturimeve zbulojnë pse nuk duhet të uleni kurrë në fund të një avioni

18:10 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com