• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi rrëqethës i të riut me hemofili: Nuk eci dot, barnat nuk m’i japin siç shkruhen në recetë

21:34 : 24/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Besart Qerimi është 22 vjeç, por fiziku i tij i ngjan një fëmije 12-vjeçar. Që në moshën 5-vjeçare, ai u diagnostikua me hemofili, një çrregullim i rëndë i mpiksjes së gjakut, që kërkon trajtim të vazhdueshëm dhe rigoroz.

Familja Qerimi u zhvendos nga Kukësi në Tiranë më shumë se dy dekada më parë, por jeta i përplasi me sfida shëndetësore: dy nga tre fëmijët e familjes janë mbartës të hemofilisë.

Edhe djali tjetër i familjes vuan nga e njëjta sëmundje i është mbivendosur edhe problemeve në shëndetin mendor.

“Më ishte diagnostikuar djali i vogël dhe pesë vite më pas Besarti u vra dhe nuk i ndalohej gjaku”, u shpreh Flutura Qerimi, nëna

Hemofilia karakterizohet nga mungesa e faktorit VIII ose IX të koagulimit. Zyrtarisht, këta faktorë ofrohen falas nga shteti shqiptar. Në praktikë, pacientët përballen prej vitesh me mungesa të vazhdueshme të medikamenteve.

Lexo edhe:

BB: 73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe

Investigimi/ Dosja e zezë e Nadir Çaushollit në Kosovë, shkelje pa fund në farmacitë “CFO Green”

Nëse faktori zëvendësues nuk merret në kohë dhe në dozën e duhur, pacientët rrezikojnë gjakderdhje të brendshme, hematoma të rënda dhe invalidizim të përhershëm.

Për Besartin, i cili vuan nga mungesa e faktorit VIII, sigurimi i medikamentit mbetet një betejë e përditshme. Ndryshe nga receta e përshkruar nga mjeku, në farmaci ai merr shpesh vetëm gjysmën e dozës, për shkak të mungesave.

“Asnjëherë nuk e marr aq sa ma shkruajnë në recetë”, u shpreh Besart Qermi, pacient me hemofili

Pasojat tashmë janë të dukshme. Trupi i tij ka nisur të dëmtohet rëndë.

“Ja si më është bërë dora, ja edhe këmba… nuk eci dot”, u shpreh Besart Qermi, pacient me hemofili

Por, problemet nuk mbarojnë këtu. Gjatë trajtimit në spital, Besarti është infektuar edhe me hepatit C. Edhe pse diagnoza është konfirmuar dhe mjekët kanë rekomanduar trajtim, prej vitesh ai nuk është futur në skemë mjekimi.

“Jam me hepatit C. Asnjë mjekim, asgjë”, u shpreh Besart Qermi, pacient me hemofili

Pacientët me hemofili trajtohen në mungesë të një protokolli të miratuar mjekësor. Pas një ankese, Komisioneri për Mbrojtjen nga dikriminimi konstatoi se pacientët në këtë spital diskriminohen, duke mos u ofruar trajtimi i duhur. Institucioni nuk vuri në dispozicion protokollet e trajtimit.

Situata nuk është e izoluar. Institucione si Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kanë evidentuar shkelje serioze në sistemin shëndetësor, ku qytetarëve nuk u ofrohen shërbimet që vetë shteti ka marrë përsipër.

‘Nëse kemi 100 të sëmurë, sidomos sëmundjet kronike, nuk mund të kemi trajtim për 20 vetë. Kur sëmundjet shtohen ne duhet ti mbështesim njerëzit, por kjo mbështetje duhet të jetë për të gjithë. nuk mund të ketë dallime për një pjesë ka dhe për një pjesë jo. nuk mund ta luajë mjeku rolin e zotit dhe kjo nuk është përgjegjësi e mjekut por është përgjegjësi në shkallë ministrie’ u shpreh Ilir Alimehmeti, Zv/dekan, fakulteti i Mjekësisë

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbuloi se për periudhën janar 2021 – mars 2025, nga 253 barna antitumorale të autorizuara për tregtim në Shqipëri, 116 prej tyre, ose 46%, nuk janë importuar asnjëherë. Një realitet dramatik për pacientët me kancer.

Raporti evidenton gjithashtu se, për shkak të mungesës së barnave, të miturit dërgohen për kurim jashtë vendit ose familjarët detyrohen t’i blejnë vetë.

Ministria e Shëndetësisë i tha Inside Story se mbetet e angazhuar për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve. Sa i përket të sëmundjeve onkologjike, Ministria thotë se janë marrë masa konkrete me qëllim lehtësimin e barrës shëndetësore, sociale dhe ekonomike.

Auditimi gjeti se shumë protokolle klinike në QSUT datojnë që nga viti 2014 dhe nuk janë përditësuar, duke rritur rrezikun e përdorimit të trajtimeve më pak efektive./Top Channel

Etiketa: Besart Qerimihemofilihepatit Cilaceministria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BB: 73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe

08:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Investigimi/ Dosja e zezë e Nadir Çaushollit në Kosovë, shkelje pa fund në farmacitë “CFO Green”

10:17 : 06/07/2026
AKTUALITET

Himarë/ E reja konsumon ilaçe, përfundon në spital

21:18 : 28/06/2026
AKTUALITET

“Këto ilaçe t’i bëjnë këmbët si balerinë”, si përballen të moshuarit me dezinformimin?

17:42 : 13/06/2026
AKTUALITET

Farmacitë dhe depot ‘në lupë’, qindra milionë lekë penalitete për abuzime me barnat

08:23 : 30/05/2026
AKTUALITET

Sezoni i alergjive/ Mjekët: Ilaçet e parekomanduara mund të rëndojnë pacientët

16:50 : 25/04/2026
Para

Skandali i AKSHI-t, Beci: Ndërhyrja e krimit të organizuar te politika s’ka qenë kurrë në këto nivele

TË GJITHA

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş