Policia italiane arrestoi një 27-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike dhe më pas shitjen, të cilën e bëntë nga tualeti i një lokali.
I riu shqiptar kalonte disa orë në ditë brenda lokalit, duke përdorur banjën për të fshehur dozat e lëndës narkotike në pragun e jashtëm të dritares. Dozat u jepeshin më pas konsumatorëve brenda lokalit.
Ditët e fundit, efektivët e kapën në flagrancë teksa i jepte një dozë kokaine një klienti. Nga kontrolli i mëpasshëm u zbuluan edhe 19 doza të tjera. Drejtuesi i lokalit nuk ka marrë masat e nevojshme për ndalimin e veprimtarive kriminale në ambientet e tij dhe iu pezulluar licenca.














