Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier- Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës”.
Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete, njëri tip “Volsvagen” dhe tjetri “Opel”, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina “Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë elektrike dhe një pemë, e cila është rrëzuar.
Raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me ambulancë në spitalin e Fierit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.














