• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“S’mjaftuan shpullat, t’i ngjis buzët…”/ E reja dhunohet nga pronarja e qendrës estetike

21:13 : 31/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në redaksinë e emisionit “Stop” është ankuar një 30-vjeçare, e cila thotë se është dhunuar nga Administratorja e “Gania’s Center”, një qendër dobësimi në Tiranë. Fillimisht denoncuesja bashkë me shoqen e saj, përfituan paketën në ofertë prej 600 mijë lekësh të vjetra.

Kur nisën trajtimet, pronarja e qendrës, Ganimete Kadëna i fliste ashpër. Për shkak të disa pakënaqësive, zonja thotë se kur fillonte seancën e dobësimit, pajisjet nuk viheshin plotësisht në punë e në vend që të bënte 60 minuta trajtim, përfundonte me 30 minuta.

Kjo situatë përfundoi me debat dhe pronarja e qendrës e godet me shpulla.

“Kam ardhur këtu pasi jam dhunuar nga një qendër dobësimi, quhet “Gania’s Center” me administratore Ganimete Kadëna. Kam parë një ofertë aty që ishte për 14 Shkurt, ishte 600 mijë lekë. E fillova me një shoqe, nuk na është treguar asnjë rregull dhe nuk na është pyetur nëse jemi mirë apo jo. I bënte dhe menaxherja atje. Unë isha me shoqen time, po bëja një muhabet, por nuk po bërtisnin, nuk po shqetësoja njeri.

Kjo ngrinte volumin e televizorit në maksimum që ne të mos flisnim. Ne nuk i jemi kthyer, as unë e as shoqja, sepse ishte menaxherja dhe ne nuk donim asnjë lloj konflikti. Kur shoqja ime qeshte ajo na thoshte a ka mundësi të mos qeshni, na qepte gojën. I gjithë problemi tek unë ishte tek pajisjet, nuk viheshin në punë, nuk nxeheshin, nuk e bënim minutazhin për të cilin ne kishim paguar. Kur peshohesha nuk kisha rezultate, në datën 19 Mars kur shkova kisha të njëjtin problem me pajisjet. Unë flas gjithmonë me ato gocat që punojnë gjithmonë aty dhe nuk binin dakord për të ndezur pajisjet e lashë, sepse nuk doja konflikte.

Lexo edhe:

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

Mbante në banesë granatë e karikatorë dhe dhunoi djalin e tij, arrestohet 70-vjeçari në Divjakë

Shkoj tek hidromasazhi, pajisja nuk po nxehej, unë nuk po djersija dhe i them asaj gocës nëse kishte ngritur temperaturën në maksimum, ato më thanë po dhe po qeshnin me njëra-tjetrën. Të nesërmen shkoj, atje ishte edhe menaxherja dhe më thotë a mund të flasim, i them po, dhe më thotë çfarë ka ndodhur dje, kush je ti që të ofendosh. Unë i thashë që nuk i kam ofenduar, ajo më tha ti nuk e di se kush jam, unë të marr e të përplas për muri. Nuk përplasi për muri, por më përplasi surratin. Unë kisha ngrirë, kisha telefonin në një dorë dhe ngriva”, tregon denoncuesja.

Në këto kushte u njoftua policia dhe administratorja Ganimete Kadëna pranoi, që situata kishte degraduar në dhunë fizike.

“Pas kësaj unë marr policinë dhe ajo aty pranon se më ka dhunuar. Tha të kam prekur me dorë sepse ti më ke sharë. Kërkonte më këmbëngulje nga ana ime që unë e kisha sharë, sepse kjo ishte sipas saj arsyeja që kishte kaluar në dhunë fizike. Policia pyeste nëse donin që ta çonin ngjarjen më tej, për të bërë denoncim. Nuk e bëra denoncimin, sepse nuk doja që të fusja në sherr familjen time. Bëra 11 seanca gjithsej, ndërkohë që më kishin ngelur dhe 7 të tjera për celulitin. Duhet të më ktheheshin lekët, por nuk më ktheu lekët”, shtoi më tej denoncuesja.

Gjërat u mbyllën aty dhe denoncuesja kërkoi mbrapsht pjesën e parave për seancat e pashfrytëzuara. Por pasi la një përshtypje negative në faqe, pronarja e qendrës i tha se nuk i kishin mjaftuar shpullat.

Qytetarja: Kam qenë jashtë! Por kishe bërë atë ftesën tek story ti, që të vija këtu, të haja ca shpulla të tjera. E para, e dyta, e di, që shkel ligjin, duke hedh të dhënat e mia personale aty, dhe duke insinuar, që unë zhvishem në korridor. Mu m’ka thënë Stela,( punonjëse)që s’lejohet! Kam kërku falje dhe kam qenë me peshqir.

Ganimete Kadëna: Jo, ti nuk ke kërku falje! Ke thënë, që unë zhvishem, e bëj tamam para kamerave.

Qytetarja: Jo, nuk e kam thënë në asnjë moment! Ti i ke kamerat, dhe nuk e di nëse i ke me zë, që mund t’i dëgjosh shumë qartë. A ke me m’dhanë shpulla të tjera, pasi m’ke ba ftesën?

Burri i Ganimetes: O goca…

Qytetarja: Nuk flas me burra! Nuk flas me burra!

Burri i Ganimetes: Dëgjo pak…!

Qytetarja: Nuk flas me burra! Ke fol me burrin tim!

Burri i Ganimetes: Vazhdo dil jashtë! Të lutem!

Qytetarja: Jo! Jo, nuk dal jashtë!

Burri i Ganimetes: Merr Policinë! (i thotë gruas)

Qytetarja: Kam ardhur me m’dhënë ca shpulla të tjera, edhe lekët për seancat, që s’kam ba, pasi m’ke dhanë veç 97 mijë lekë!

Burri i Ganimetes: I ke marrë lekët. I ke marrë lekët.

Qytetarja: Se ke thanë, ke ardh tek shtëpia ime, ke shajt!

Burri i Ganimetes: Po pra, ke ardh tek shtëpia ime dhe më ke ofenduar!

Qytetarja: S’është shtëpia jote! Është biznesi, ku kam pagu 600 mijë lekë. S’është shtëpia jote!

Burri i Ganimetes: Po pra po, por s’do të thotë, që të më ofendosh!

Qytetarja: S’kam ofendu! Ti ke ofendu dhe ke thanë, “bundra”.

Ganimete Kadëna: Ia kam thanë Frankës (shoqes), s’ta kam thanë ty!

Qytetarja: Po, ju jeni bundra!

Ganimete Kadëna: Ule zërin pak! Qetësohu, qetësohu!

Qytetarja: Jo, nuk qetësohem!

Ganimete Kadëna: Më erdhi Franka kështu, para fytyrës!

Qytetarja: Po ashtu qysh më gjujte ti mu, edhe Franka ka nervin e vet!

Pronarja Ganimete Kadëna: Absolutisht!

Qytetarja: Ti, që s’ke fjalor fare, the “bundra”. Të kisha përdorur unë duart kundra gruas tate, të betohem që burri im, do kishte kërku falje!

Burri i Ganimetes: Zgjidhe me Polici, me ligj!

Qytetarja: S’i ka përdor duart kjo? Tregohu burrë! Nuk i ka përdorur duart kjo?

Burri i Ganimetes: Të lutem, zgjidhe me Polici!

Ganimete Kadëna: E kishe pak edhe ti, në qoftë se unë e kisha pak të sharën.

Qytetarja: Se ti kërcënove, më the t’përplas për murin e t’bëj…

Ganimete Kadëna: Mos i përdor me mua ato fjalë, se t’i ngjis buzët bashkë! Kaq!

Qytetarja: Buzët bashkë i kam unë. I ke pa të ndame?

Ganimete Kadëna: Po!

Qytetarja: Shko ngjit tulin tat! Hiqe atje, mos u merr me mu! Çfarëdolloj fjale unë të kem thënë, nuk e justifikon dhunën. Njerëzit po vriten dita ditës për një fjalë, ti ushtron dhunë dhe e pohon te faqja jote! Unë nuk e di, si s’të vjen turp, thu dhe je mama.

Bashkë me gruan e dhunuar, gazetarja e “Stop” shkon në komisariatin 4, ku zonja bën denoncimin.

Shefi i Krimeve Riki Pepa: Do vijë me ne në Komisariat të bëjë edhe kallëzim!

Polici: Juve jeni e dhunuara?

Qytetarja: Po!

Shefi i krimeve Riki Pepa: Ku është pala tjetër?

Qytetarja: Brenda!

Shefi i krimeve Riki Pepa: Si jeni? Si kalove?

Burri i Ganimetes: Si kalove? Flasim pak? Futuni, por pa gazetaren!

Shefi i krimeve Riki Pepa dëgjoi palët dhe sekuestroi pamjet filmike, si prova, që do t’i kalojnë prokurorisë.

Shefi i Krimeve Riki Pepa: Vajza bëri një kallëzim. U sekuestrua DVR-ja ne momentet e para. Edhe personat e tjerë, do japin sqarim për situatën.

Gazetarja: Materialet i kalojnë prokurorisë?

Shefi i Krimeve Riki Pepa: Po, patjetër!/tvklan

Etiketa: dhunee rejaklienteqendra estetike

Lajme të lidhura

BOTA

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025
AKTUALITET

Mbante në banesë granatë e karikatorë dhe dhunoi djalin e tij, arrestohet 70-vjeçari në Divjakë

11:45 : 04/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Konflikti për kufirin e pronës, fqinji dhunon të moshuarën në prani të kameras

20:47 : 02/06/2025
AKTUALITET

Parkon në mes të rrugës dhe bllokon kalimin, 39-vjeçari dhunon policët që e gjobitën

14:59 : 02/06/2025
AKTUALITET

Kultivim narkotikësh dhe dhunë në familje, ekstradohen nga Italia dhe Greqia 2 shqiptarë

16:17 : 31/05/2025
AKTUALITET

TikTok-u shqiptar, kur fama kthehet në dhunë verbale dhe degradim shoqëror

08:33 : 31/05/2025
Para

A do të bëjë koalicion me Ramën për integrimin në BE? Ja si përgjigjet kreu i PD, Sali Berisha

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com